LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësirat dhe reshjet nuk do të ulin temperaturat/ Ja, çfarë parashikojnë sinoptikanët

5 Gusht 2021, 05:56, Sociale CNA
Vranësirat dhe reshjet nuk do të ulin temperaturat/ Ja,

Orët e para të ditës mbeten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në zonat malore. Por, parashikohet që në vijim vranësirat të bëhen me të dukshme në të gjithë vendin duke krijuar mundësi për reshje te pakta dhe të karakterit lokal kryesisht në Veri të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41°C.

Era do të fryejë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga