LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tronditet Mikael Balak, ndahet nga jeta djali i tij 18-vjeçar

5 Gusht 2021, 13:57, Sport CNA
Tronditet Mikael Balak, ndahet nga jeta djali i tij 18-vjeçar

Një lajm i tmerrshëm për legjendën e futbollit Mikael Balak. Sipas njoftimeve të mediave, djali i tij Emilio pësoi një aksident të enjten mbrëma në Portugali dhe si për pasojë ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare.

Djali i legjendës gjermane, Emilio Balak ka bërë aksident teksa ka qenë duke ngarë motorin e tij me katër rrota në jug të Lisbonës, aty ku familja Balak qëndronte për pushime. 18-vjeçari është një ndër tre djemtë që gjermani ka me ish-gruan e tij Simone.

Lajmi ka hidhëruar të gjithë duke treguar solidarizim të madh në shenjë të ish-futbollistit. Mikael Balak luajti 98 herë për ekipin kombëtar gjerman midis viteve 1999 dhe 2010. Nga viti 2004 ai ishte kapiten i skuadrës. Në karrierën e tij ai luajti për Shemnitzer Kaizerslauten, Bajern Leverkusen, Bajern Mynih dhe Çelsi.

Lajmet e fundit nga