LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tik Tok “sfidon” WhatsApp/ Shton tiparin e ri në aplikacion

5 Gusht 2021, 15:19, Tech CNA
Tik Tok “sfidon” WhatsApp/ Shton tiparin e ri në aplikacion

Platforma e ndarjes së videove TikTok po provon një veçori të re të storyve, të ngjashme me funksionet në Snapchat, Facebook dhe Instagram.

TikTok Stories do t’i lejojë përdoruesit të shohin përmbajtjen e postuar nga llogaritë që ndjekin për 24 orë para se të fshihen.

Ky ndryshim vjen pasi WhatsApp po shton një opsion të ri për përdoruesit që të postojnë fotografi ose video që mund të hsihen vetëm një herë dhe më pas zhduken.

TikTok, i cili është në pronësi të ByteDance të Kinës, tha për BBC: “Ne jemi gjithmonë duke menduar për mënyra të reja për t’i sjellë vlerë komunitetit tonë dhe për të pasuruar përvojën e TikTok.”

Aktualisht ne jemi duke eksperimentuar me mënyra për t’u dhënë krijuesve formate shtesë për të sjellë në jetë idetë e tyre krijuese për komunitetin TikTok,” shtoi zëdhënësi.

Karakteristika u theksua nga konsulenti i mediave sociale Matt Navarra, i cili ndau fotografi të TikTok Stories në Twitter./ CNA.al

Lajmet e fundit nga