Connect with Us

Studimi i ekspertëve të ISHP-së/ Nga 1500 persona të infektuar me Covid-19, 54% kanë krijuar antitrupa

Shëndeti

Studimi i ekspertëve të ISHP-së/ Nga 1500 persona të infektuar me Covid-19, 54% kanë krijuar antitrupa

Publikuar

-

lajme cna shendeti

Studimi i parë që hedh dritë mbi ecurinë e infektimit të Covid-19, sipas grupmoshave, sëmundjeve dhe krijimit të imunitetit në Shqipëri, është publikuar nga Urdhri i Mjekut.

Studimi që ka për autorë disa ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik tregon se nga 1500 persona të testuar pozitiv, 54% kanË krijuar antitrupa IGG në mes të ditës së 14-21 pas infektimit. Por të dhëna ndërkombëtare tregojnë se, krijimi i antitrupave nis edhe më vonë.

Të dhënat e epidemiologëve tregojnë se përgjigjja imunitare, si për IGM, ashtu edhe për IGG, është e ndryshueshme në grup-popullata të ndryshme, por edhe nga kushtet e ndryshme shëndetësore të subjekteve në studim.

Nga ndjekja e ecurisë klinike dhe rezultateve laboratorike të 25 pacientëve që në ditën e parë që rezultuan pozitivë deri në ditën e 35 (koha më maksimale e negativizimit), në shumicën e individëve që paraqiten me infeksion simptomatik të Covid-19, ARN-ja virale arriti maksimumin brenda javës.

Pozitiviteti, në shumicën e rasteve në studim, ka filluar rënien nga java e tretë deri në negativizimin e saj në javën e katërt, për rreth 85% të rasteve në studim, deri në javën e pestë për 10-12% të rasteve, ose fundi i javës së gjashtë për rreth 3-5% të rasteve në studim, derisa më pas bëhet krejtësisht i padukshëm.

LEXO EDHE:  Ndryshe nga Eni, Greta Koçi tregon si e kaloi Covid-19

Nga të gjithë grupmoshat në studim, konstatohet që më të infektuarit ishin:

– Në vend të parë renditet grupmosha 25-35 vjeç (20.03%), grupmosha e të rinjve, të cilët janë të shkujdesur dhe neglizhentë ndaj zbatimin e masave anti-Covid dhe ndërkohë bëhet burim transmetues infeksioni ndaj grupmoshave të tjera. Prej tyre, më të infektuar janë femrat (60.37%) në raport me meshkujt (39.62%).

– Në vend të dytë renditet grupmosha mbi 65 vjeç (18.97%), prej të cilëve meshkujt (52.25%) dhe femrat (46.74%).

– Në vend të tretë, grupmosha 55-64 vjeç (17.7%), prej të cilëve femrat (56.25%) dhe meshkujt (43.75%).

Raporti i rasteve në total të konfirmuar pozitivë rezulton më i madh për femrat (56%) se për meshkuj (44%). Grupmoshat pediatrike dhe shkollore zënë nga 0.05 deri në 1.13% të të konfirmuarve pozitivë.

Të sëmurët me faktorë rreziku kardiometabolik të kombinuar, të cilët janë hospitalizuar kryesisht në shërbimet spitalore universitare si: Kardiopatët, diabetikët insulinëvartës dhe jo insulinëvartës, hypertonikët dhe obezët./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

 “Vaksinim Po, detyrim Jo”/ Eksperti i Shëndetit Publik rendit faktet, çfarë thonë studimet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë kundër vendimit të Qeverisë, për vaksinimin me detyrim.

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho shprehet pro vaksinimit kundër Covid-19, por ai shton se qytetarët duhet të lihen të lirë të zgjedhin, dhe jo të detyrohen.

Prej javësh (në fakt, që kur shqiptarëve ju ofrua mundësia e zgjedhjes për t’u vaksinuar me vaksina cilësore) kam promovuar vaksinimin si një masë të dobishme për këdo, por duke kundërshtuar me vendosmëri çdo përpjekje për ta bërë atë të detyrueshëm. Përse?

PËRSE “VAKSINIM PO”?

Të gjithë studimet flasin se vaksinat cilësore ndihmojnë në uljen e shkallës së infektimeve, komplikacioneve dhe numrit të vdekjeve.

Observimet në vendet ku vaksinat janë aplikuar në masë tregojnë se studimet kanë patur të drejtë. Vendet e Bashkimit Europian, SHBA-të, Izraeli, Britania e Madhe, etj. janë shembuj se kudo ku janë aplikuar vaksinat ka rënie të vdekshmërisë, edhe kur rastet kanë njohur rritje të frikshme (gjatë verës në Britaninë e Madhe, për shembull).

Për këtë arsye, bazuar në informacionet më të mira që disponojmë, rekomandimi është i qartë:

Kushdo që dëshiron të ulë riskun personal duhet të vaksinohet me një prej vaksinave cilësore, Pfizer, Moderna, Astra Zeneca ose Johnson & Johnson.

Kjo vlen sidomos për personat që nuk e kanë kaluar COVID-in, si dhe për ata persona që janë vaksinuar me vaksina të pasigurta. Sidoqoftë edhe kategori të tjera përfitojnë nga vaksina (gjithmonë nëse dëshirojnë të kenë një mbrojtje më të sigurt):

1. Personat e shëruar nga COVID-i, duke nisur nga gjashtë muaj pas shërimit. Një dozë e vetme e vaksinës, e forcon edhe më tej imunitetin e tyre.

2. Personat e vaksinuar me Pfizer ose Moderna tek të cilët ka kaluar gjashtë muaj nga doza e dytë. Këta persona gjithashtu përfitojnë nga një dozë e vetme.

3. Fëmijët mbi 12 vjeç, kur vetë fëmija, prindi dhe mjeku janë në një mendje dhe dëshirojnë ta aplikojnë vaksinën.”-shkruan Erion Dasho.

LEXO EDHE:  Kurba e të infektuarve me trend rritjeje në Shqipëri/ Ja tabela e universitetit Johns Hopkins

LEXO EDHE:  Dita Botërore e Diabetit/ Meta thirrje qeverisë: Mos braktis qytetarët e prekur nga kjo sëmundje



Më tej, ai rendit faktet se përse është kundër vaksinimit me detyrim.

“PËRSE “DETYRIM JO”?

Studimet dhe observimet e fundit tregojnë disa tendenca që duhen analizuar me kujdes:

1. Virusi SARS-CoV-2 nuk është i qëndrueshëm. Variantet alfa, beta, gama dhe delta, si dhe shumë variante më pak të përhapur flasin se nuk përjashtohet mundësia që edhe në të ardhmen të dalin variante që i shpëtojnë mbulesës imunitare që krijon vaksina.

2. Efekti mbrojtës i vaksinave (të paktën Pfizer dhe Moderna, si tregoi shembulli i Izraelit) ulet me kalimin e kohës. Pra vaksina nuk ofron mbrojtje të përjetshme.

3. Edhe personat e vaksinuar, kur sëmuren, luajnë të njëjtin rol me të pavaksinuarit në transmetimin e mëtejshëm të infeksionit.

4. Lidhur me imunitetin natyror, ende nuk kemi njohuri të plota. Ka studime shpresëdhënëse që flasin për imunitet afatgjatë, për faktin se mbrojtja natyrore është superiore ndaj asaj të ofruar nga vaksina, por këto studime ende nuk janë kthyer në politika. Derisa kjo të ndodhë, duhet pritur.

Në kushtet kur nuk janë sqaruar pikat e mësipërme, nuk mund të ndiqet kurrsesi praktika imunizuese që ndiqet për linë, fruthin, poliomelitin, etj. vaksinat kundër të cilëve ofrojnë mbrojtje afatgjatë (madje edhe të përjetshme).

Kur “detyrojmë” një person të bëjë vaksinën e fruthit, këtë e bëjmë sepse kjo vaksinë është PROVUAR PA ASNJË DYSHIM se të mbron për dekada të tëra. Për vaksinën e COVID-it ende nuk mund të themi të njëjtën gjë!

Për të gjithë këto arsye dhe me ndërgjegje të qetë profesionale, unë i rekomandoj kujtdo që ka dëshirë të dëgjojë dhe të ndjekë rekomandimet e mia:

VAKSINIM PO! DETYRIM JO!”-përfundon postimin e tij Erion Dasho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Masat anti-Covid/ Zbardhet vendimi i Komitetit të Ekspertëve

Publikuar

-

Nga

cna lajem shendetesi

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk do të ndryshojë masat anti-Covid.

Vendimi është bërë i ditur në një konferencë për mediat, nga kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli.



Situata mbetet këtë javë relativisht e qëndrueshme, për këtë nuk do të ketë ndryshim të masave në fuqi. Ora policore nga ora 22 deri në 6 të mëngjesit. Përdorimi  maskave do të vijojë i detyrueshëm aty ku e kemi rekomanduar. Do vijojë të mos lejohet grumbullimi i më shumë se 50 veta, për aktivitete sportive e kulturore. Do vijojë njësoj rregulli i hyrjes në vendin tonë. Do të kërkohet prova e vaksinimit, kush nuk ka certifikatë vaksinimi, duhet të paraqesin provën e kalimit të sëmundjes brenda 180 ditëve, apo testin që janë të negativizuar. Ata që nuk kanë asnjë nga këto dokumenta është në fuqi vendimi për vetëkarantimin për 10 ditë”, tha Rakacolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Shtimi i rasteve me Covid/ Mblidhet Komiteti i ekspertëve

Publikuar

-

Nga

Masa të reja shtrënguese?/ Sot mblidhet Komiteti i Ekspertëve

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një konferencë për media për të informuar mbi situatën aktuale të përhapjes së virusit si edhe të procesit të vaksinimit

Drejtoresha e Institutit të Kujdesit Shëndetësor Fico ka thënë se situata ka përsuar ndryshime të ndjeshme, për shkak të shtimit të rasteve.



LEXO EDHE:  Situata nga Covid-19 në Kosovë/ 11 viktima gjatë 24 orëve të fundit

“Në 51 bashki ka përhapje të virusit. Në total 33% e popullsisë shqiptare është vaksinuar me dy doza”, ka thënë Albana Fico./CNA.al

LEXO TE PLOTE