Connect with Us

Spanja hap dyert për tifozët, ja sa do lejohen në startin e La Ligas

La Liga

Spanja hap dyert për tifozët, ja sa do lejohen në startin e La Ligas

Publikuar

-

Sezoni i ri i La Ligas do të nisë me tifozë. Spanja ka vendosur të hapë stadiumet dhe vendimi është marrë nga Ministria e Shëndetsisë, megjithatë impiantet nuk do të jenë të mbushura në kapacitetin e plotë të tyre.

Ministria e Shëndetsisë në Spanjë ka vendosur që impiantet e hapura të mbushen në 40% të kapacitetit në javët e para të kampionatit, ndërkohë që impiantet e mbyllura të mbushen në masën 30%.

Masat kundër COVID-19 nuk do të mungojnë gjithsesi pasi tifozëve të Realit, Barcelonës, Atleticos së Madridit, Sevillas, Valencias etj do t’u duhet të mbajnë maska në stadium, ndërkohë që klubet do të jenë të detyruara të mos shërbejnë ushqim gjatë ndeshjeve.

Edicioni 2020-2021 i La Ligas do të nisë me sfidën e 13 gushtit mes Valencias dhe Getafes që do të luhet të Mestalla aty ku do të jenë të pranishëm për herë të parë që pas rënies së pandemisë rreth 20 mijë tifozë duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një stadium të hapur me një kapacitet prej 48 mijë e 600 vendesh.

Nga pretendentet për titull e para që do të zbresë në fushë do të jetë Reali i Madridit, të shtunën e 14 gushtit teksa do të sfidojë në transfertën baske skuadrën e Deportivo Alaves.

Kampionët në fuqi të Atleticos së Madridit do ta nisin kampionatin në transfertën galiciane ndaj Celta Vigos të dielës, ditë në të cilën Barcelona do të presë në Katalunjë Real Sociedadin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Sezoni i fundit në Dordmund, Haland pranë firmës me Realin

Publikuar

-

Nga

Erling Haland po luan sezonin e tij të fundit te Borusia Dortmund. Sulmuesi i ri i cili po thyen rekorde njëri pas tjetrit ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në Europë dhe tashmë është e qartë se me klauzolën prej 75 milionë eurosh që do të aktivizohet në mbyllje të këtij edicioni, të gjithë duan lojtarin.

Sipas spanjolles “AS”, Real Madrid është në avantazh ndaj ndjekësve për të siguruar firmën e tij, pasi ka edhe pëlqimin e futbollistit. Transferimi duket mëse i mundshëm, gjithmonë nëse nuk bëhet pengesë Mino Raiola me kërkesat e tij. Menaxheri italian është lidhur ngushtë me PSG së fundmi dhe ky është shqetësimi i vetëm i madrilenëve, të cilët janë të bindur se kanë fituar konkurrencën me klubet angleze.



Ndërkohë, Borusia ka nisur kërkimin për zëvendësuesin e futbollistit dhe e ka gjetur atë. Sipas mediave gjermane, Timo Verner është emri i piketuar nga drejtuesit, të cilët janë gati të kthejnë në Gjermani futbollistin e përfaqësueses, i cili nuk ka bërë aq mirë sa pritej prej tij në Premier Ligë.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Koeman në pikëpyetje, sfidat e tetorit vendimtare për holandezin

Publikuar

-

Nga

Besimi për punën e Ronald Koemanit te Barcelona është është ulur ndjeshëm pas disfatës së fundit në Champions, 0-3 nga Bayerni i Mynihut. Gazetat katalane, shumë pranë klubit “blaugrana” shkruajnë se për holandezin është përcaktuar një datë skadimi, kështu që rezultatet e muajit tetor do të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.

Sipas “Sport.es”, skuadra e Barcelonës është e ngurtë taktikisht dhe pa një plan B kur përballet me ekipet e nivelit më të lartë.

Nga ana tjetër, “El Mundo Deportivo” thekson se drejtuesit ende kanë besim te Koamen, por nëse rezultatet nuk do të jenë të kënaqshme, 58-vjeçari duhet të hapë krahun. Rezultatet e takimeve të ardhshme në LaLiga përballë Granadas, Cadizit dhe Levantes marrin rëndësi të madhe para përplasjes së “Wanda Metropolitanos” me Atleticon, dhe sfidave me Valencian dhe Realin në “El Clasico”, që do të zhvillohen pas pauzës për shkak të ndeshjeve eliminatore të Botërorit.

Përveç kësaj serie sfidash në kampionat, në mes është ndeshja e Lisbonës, kundër Benficas, në Champions, vendimtare për të hedhur bazat për kalimin e Grupit.



Holandezi përpiqet të justifikohet me numrin e lartë të dëmtimeve. Sipas tij disfata ndaj bavarezëve nuk mund të jetë etalon për gjendjen aktuale të skuadrës.

Mirëpo presidenti Joan Laporta mendon ndryshe. Videoja e tij e kësaj të mërkure, në të cilën u shfaq i “zemëruar”, nuk kishte asnjë referencë për trajnerin. Ai deklaroi se do të “rregullonte” situatën, por është e qartë se Koeman ndodhet përsëri në një pozitë të pakëndshme. Shkarkimi i tij, gjithsesi, do t’i kushtonte shtrenjtë Barçës, aq më tepër që në treg, përtej Xavit, nuk ka emra të besueshëm që mund ta zëvendësojnë. Nëse dëshiron ta përmbushë kontratën që ka me Barcelonën, Koeman duhet të ndryshojë imazhin e asaj skuadre humbëse që u pa përballë Bayernit.

 

LEXO TE PLOTE

La Liga

Tifozët e Barcelonës e vërshëllyen, Sergi Roberto shpërthen në lot

Publikuar

-

Nga

Barcelona ka kuptuar mbrëmë se ky sezon ndoshta do të ketë më shumë vuajtje se ai i edicionit të kaluar dhe këtë radhë nuk kanë as Mesin që shpesh u shpëtonte lëkurën në ndeshje si ajo e të martës ndaj Bajernit me ndonjë nga magjitë e tij. Por sidomos ka kuptuar se shumë futbollistë përfitonin nga aftësitë e argjentinasit për të rënë në sy dhe me largimin e tij, duket se nuk janë aq magjikë sa mendohej.

Një prej tyre është Serxhi Roberto, i zgjedhur edhe si një prej kapitenëve të Barcelonës. Lojtari bëri një ndeshje të tmerrshme për 60 minuta ndaj Bajern Mynih duke gabuar thuajse gjithçka. Tifozët qartësisht nuk ia falën dhe me kalimin e minutave, kishte vërshëllima sa herë ai prekte topin. Në momentin e zëvendësimit, i gjithë stadiumi u mbush me vërshëllima siç ishin dëgjuar rrallëherë, duke treguar se ky futbollist nuk tërhiqte më publikun.



Një skenë që lojtari nuk e priste dhe që padyshim e mërziti. Mediat spanjolle tregojnë se në përfundimin e ndeshjes, lojtari ka shpërthyer në të qara në dhomat e zhveshjeve të Barcelonës, dhe as ngushëllimi nga Buskets e Pike nuk e ka qetësuar për minuta të tërë. Një situatë e pazakontë te katalanasit, por që thellon edhe më shumë krizën në ekip, ku tashmë kriza financiare duket në plan të dytë në krahasim me krizën sportive që sapo ka filluar.

LEXO TE PLOTE