Connect with Us

“Shqiptari Muçi tronditi Maksimirin”! Shihni si komentohet në Serbi, rrezikohet derbi më i nxehtë i Ballkanit

Sport

“Shqiptari Muçi tronditi Maksimirin”! Shihni si komentohet në Serbi, rrezikohet derbi më i nxehtë i Ballkanit

Publikuar

-

Në shortin e hedhur sa i përket fazës së Play-Off në Champions League është rrezikuar derbi më i nxehtë i Ballkanit, kampionia e Kroacisë që mund të ndeshet me atë të Serbisë.

Për të mbërritur në këtë pikë duhet që Legia e Varshavë të kalojë Dinamon e Zagrebit pas barazimit 1-1 në transfertë, ndërsa Zvezda zhgënjeu disi pas barazimit me të njëjtat shifra që mori me Sherif Tiraspolin.

Për këtë arsye vëmendja e mediave serbe ishte e madhe mbi ndeshjen e sotme të “Maksimir”. Por si u komentua kjo përballje me Ernest Muçin që mori rolin e protagonistit me super golin e tij?

“Dinamo si Zvezda, shqiptari i solli një barazim Legias. Dinamo ishte më mirë në fushë, por nuk përfituan shumë. Është e qartë se do të kenë nevojë për pak më tepër sesa një ndeshje të mirë në të ardhmen”, shkruan “B92”.

Nga ana tjetër është “MozzartSport” që raporton “Shqiptari Muçi tronditi Maksimirin”! Dinamo e Zagreb duhet të fitojë në ndeshjen e kthimit. Para 4597 spektatorëve në Maksimir, Dinamo dhe Legia barazuan 1-1, ashtu si Zvezda dhe Sherif vetëm një ditë më parë në Beograd.

Kjo do të thotë se do të zbulojmë vetëm në datën 10 gusht nëse do të ketë një derbi të madh të ish-Jugosllavisë në raundin e fundit të Champions League”, shkruhet në artikull.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Bregu “show”, talenti vlonjat dhuron 2 asiste në pjesën e parë

Publikuar

-

Nga

Boluspori i Selmanit, Roshit dhe Bregut, ka dhuruar spektakël në pjesën e parë të sfidës ndaj Keciorengucu, të vlefshme për javën e pestë të Ligës së Parë, turke.



Skuadra bardhekuqe, ku aktivizohet 3 futbollistët shqiptarë, ka shpërthyer në pjesën e parë duke realizuar plot 3 gola. Protagonist absolut ishte vlonjati Dejvi Bregu, që në minutat 35 dhe 40 realizoi dopietë asistosh, duke qenë një ndër më të dalluarit në fushë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Në Poloni mahniten nga Muçi: Legia ka gjetur Gareth Bale, është vetëm 20-vjeç

Publikuar

-

Nga

Ernest Muçi ka shkëlqyer në përballjen mes Spartakut të Moskës dhe Legias së Varshavës. I aktivizuar vetëm pak minuta nga fundi i takimit, ish-futbollisti i Tiranës dha kontributin e tij. Në një moment kur Legia po mbrohej dhe nuk kishte më shanse për të fituar takimin, Muçi shpik një aksion me cilësi individuale.

Teksa lë mbrapa kundërshtarin duke dalë përtej vijave të fushës, Muçi nxori me portën e boshatisur Kastratin. Krahasimi është bërë edhe në rrjetet sociale, ndërsa gazetari i Neëonka Sport, Dominik Piechota, është shprehur:

“Legia ka një Gareth Bale. Ernest Muçi ka kërkuar kohë të përshtatet me futbollin fizik, taktik, por mund ta shihni kur e ka topin në këmbë. Driblim, aftësi për të fituar duelet, goditje nga larg. Është vetëm 20-vjeç”, u shpreh Piechota.



LEXO TE PLOTE

Kombëtare

UEFA shpërndan golin e Brojës ndaj Hungarisë

Publikuar

-

Nga

Portieri i Southampton, McCarthy është impresionuar nga paraqitja e fundit e Armando Brojës. Ky i fundit rezultoi si ylli i skuadrës me vetëm pak minuta të luajtura ndaj Ëest Hamit, atje ku u ndalua nga shtylla dhe më pas nga Rice, që i hoqi golin në vijën fatale.

“Kur hyri Broja në atë ndeshje, më la përshtypjen e një lojtari të madh. Në një ditë tjetër topi do të shkonte në rrjetë, ishte shumë i pafat. Por ka shumë gjëra të mira që mund të marrim nga ajo përballje”, u shpreh McCarthy.

Ndërkohë edhe faqa e kualifikueseve të Europës ka shpërndarë golin e Brojës ndaj San Marinos. Pikërisht atë raketë që lëshoi Broja pas pasimit të Roshit, duke i kërkuar ndjekësve që të japin vlerësimin e tyre.



LEXO TE PLOTE