LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

REPORTAZH-Mrekulli natyrore alpine/ Liqeni i Xhemës, parajsa turistike që nuk duhet humbur

5 Gusht 2021, 12:56, Kulturë CNA
REPORTAZH-Mrekulli natyrore alpine/ Liqeni i Xhemës, parajsa turistike

Tropoja njihet më së shumti për Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës, i cili prej vitesh është kthyer në një prej atraksioneve më të mëdha të turizmit në veri.

Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës.

Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës.

Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 kilometra. Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës,madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit.

Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.

Panoramën turistike të kësaj zone e plotëson më tej edhe Liqeni Xhemës është një liqen natyror i vendosur në hyrje të zonës së banuar të fshatit Valbonë, pjesë e Parkut Kombëtar të Valbonës.

Liqeni është formuar nga reshjet e shiut apo dhe prej shkrirjes së dëborës, dhe ofron një pamje fantastike, sidomos në pranverë dhe vjeshtë ku ka maksimumin e ujit.

Ky është një atraksion i arritshëm nga çdo grupmoshe, i shkallës së vështirësisë ?i lehtë?, i përshtatshëm për një ecje me familjen apo për një shëtitje pasditjeje ? para darke.

Në hyrje të luginës, buze rrugës nacionale të asfaltuar,  vizitorët gjeni tabelën orientuese dhe mund të ndiqni shtegun në menyre autonome edhe pa ndihmën e një guide.

Shtegu kalon përmes pyllit të gjelbëruar.

Liqeni furnizohet nga një burim i tij nga toka dhe ka një ngjyrë blu të magjishme në pranverë.

Ky destinacion i mrekullueshëm turistik është i arritshem nga çdo bujtinë e zones në harkun kohore prej 15-45 minuta maksimumi nga bujtina më e largët.

Valbona, është një nga udhëtimet që nuk duhet humbur, si dhe një nga vendet që duhet vizituar patjetër. Lumë dhe fshat. Një mrekulli e natyrës, përjetimi i së cilës të thërret që të rikthehesh.

Më poshtë po sjellim pamje piktoreske të kësaj copëze parajse në mrekullitë natyrore të veriut të Shqipërisë./CNA.al

 

 

 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)

Lajmet e fundit nga