Connect with Us

Përdorte telefon të fshehtë për të folur me kriminelët/ Prova që “gozhdoi” Besim Hajdarmatajn në KPA

Vetingu

Përdorte telefon të fshehtë për të folur me kriminelët/ Prova që “gozhdoi” Besim Hajdarmatajn në KPA

Publikuar

-

hajdarmataj, cna, cna lajme, news, drejtesi,vetting, vendim

Prova që vendosi vulen e përjashtimit nga sistemi i drejtësisë të prokurorit Besim Hajdarmataj ishte ajo e paraqitur ditën e fundit, para vendimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Sipas KP, prokurori përdorte një numër telefoni të fshehtë për të komunikuar, numër i cili ishte i regjistruar në emër të një tjetër personi, por që në tabulatet e tij u gjetën bisedat e Hajdarmataj me njerëzit e botës krimit në Laç dhe Shkodër të cilëve ai u kishte mbyllur dosjet e bixhozit, të dhunës, kanosjes dhe pengmarrjes.

Ky numër në regjistër mbante emrin e një gruaje nga Fieri, nga ku doli se mbrëmjen e 27 korrikut 2017, në orën 22:03 Prokurori Besim Hajdarmataj i kishte nisur dy mesazhe një personi të botës së krimit në Shqipëri.

Përfaqësuesit e ONM kishin hulumtuar nëpër dokumente derisa zbuluan këtë numër të fshehtë si provën më të fortë, dhe kishin zbuluar se ky numër i fshehtë telefoni, ishte deklaruar nga Besim Hajdarmataj si numri i tij në deklaratat e pasurisë që kishte dorëzuar në ILDKP disa vite më parë. Në këtë moment Besim Hajdarmataj ngeli pa asnjë alibi dhe kërkoi kohë që të verifikonte nëse e kishte deklaruar vërtetë një numër të tillë vite më parë dhe që mund të ishte bërë një lapsus.

LEXO EDHE:  Përgjimet e “Ndraghetas”/ Spiropali: Janë zero me xhufkë, Prokuroria nuk ka prova

KPA vendosi dje pranimin e kërkesës së ndërkombëtarëve dhe Komisionerit Publik duke zhbërë kështu vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasivitet në hetimin e çështjeve sensitive si ato të drogës, sjellje gjyqësore jo të dënje, pasuri jo të justifikuar, mangësi profesionale, cenim i besimit te publikut te sistemi i drejtësisë, ishin disa nga argumentimet nga trupi gjykues. Sa i përket pasurisë pasurisë Kolegji vendosi se ka mungesë burime financiare të ligjshme. Kolegji konstatoi se shumica monetare si një pasuri gjendje cash kalon limitimin 1.5 milionë për tu mbajtur si e tillë. /Shqiptarja.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Vetingu

Prokurori përleshet me oficerët e gardës/ Vetting me grushta

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Prokurori Dritan Gina është shkarkuar sot nga Vetting me sherr.

Sipas mediave që kanë qenë prezente në sencë, në kohë që  kryesuesja e trupës së KPK kishte filluar seancën duke konstatuar mungesën e subjektit, prokurori Dritan Gina ka shtyrë me forcë oficerët e Gardës dhe u është futur pjesërisht në sallë duke bërtitur: “Ç’a është kjo seancë?!”, por oficerët e e kanë nxjerrë jashtë në pak sekonda.

Përleshjes me oficerët e gardës i ka paraprirë një debat.

Sipas Birn, paraprakisht, Gina ka debatuar me oficerët e Gardës, pasi ishte paraqitur pa kartë ID dhe refuzoi që të kontrollohej.

“Subjektet nuk kontrollohen,”  ka thënë Gina. Por oficerët kanë reaguar duke thënë se zbatonin një rregullore.

Garda vuri në dijeni Komisionin dhe trupa e KPK vendosi të niste seancën pa praninë e Ginës, i cili ndodhej pas derës.



Si ka nisur përplasja

Kur kryesuesja Etleda Çiftja po lexonte rrëzimin e disa kërkesave paraprake të Ginës nga një trupë tjetër gjykuese, sipas Birn, prokurori shtyu oficerin që ndodhej jashtë dhe tentoi të hynte me forcë në sallë.

LEXO EDHE:  Intervistohet prokurori i dosjeve të “nxehta”/ Çfarë tha për përgjimet

LEXO EDHE:  Provat kundër Metës/ Komisioni Hetimor mblidhet nesër për shqyrtimin e tyre

Garda e ndaloi dhe Çiftja tha me zë se Gina tentoi të hynte me forcë, si shënim për proceverbalin e seancës.

Trupa me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin procedoi me njoftimin e shkarkimit të Ginës, i cili u gjet në probleme të pasurisë dhe figurës.

Ky i fundit jashtë seancës këmbënguli se subjektet nuk kontrolloheshin dhe se seanca pa praninë e tij ishte e padrejtë. “Mezi paskan prit,” tha ai pasi u njoftua për vendimin.

Në maj 2018, Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u pezulluan nga detyra nga kryeprokurorja e kohës, Arta Marku, pasi Prokuroria e Durrësit nisi një procedim për fshehje të pasurisë.

Bashkëshortët Gashi dhe Gina e kontestuan në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Markut, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh. Ndërsa procedimi penal u mbyll pa rezultate, bashkëshortja e subjektit, Rovena Gashi u shkarkua nga vetingu për “deklarim të pamjaftueshëm” të pasurisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Seancë me tensione/ Pasuria i “ha kokën” prokurorit Dritan Gina

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokuroitv të Tiranës, Dritan Gina.

Gina ka pasur të njëjtin fat si të bashkëshortes së tij, Rovena Gashi, e cila u shkarkua në korrik të 2018 si prokurore pasi bashkë me babanë e saj, nuk justifikonin një pasuri me vlerë rreth 930 mijë USD.

Pas tetë seancash në KPK, Dritan Gina mori sot vendimin përfundimtar nga Komisioni i Vetingut.

Seanca është zhvilluar me tensione pasi Gina ka refuzuar të kontrollohej nga Garda e Republikës dhe u përpoq të hynte në sallë me forcë, por nuk u lejua. Kështu që vendimi i KPK është marrë në mungesë.

Duke vënë në balancë shpenzimet dhe të ardhurat, Komisioni i Vetingut kishte konstatuar se prokurori Dritan Gina nuk justifikonte rreth 100 mijë USD për vitet 2010-2015.

Komisioni konstatoi si pasuri problematike një apartament me sipërfaqe 121 m2 në Tiranë. Këtë pasuri, Dritan Gina ka deklaruar se ia ka dhuruar vjehrri në vitin 2004. Apartamenti kishte vlerë rreth 34 mijë euro. Por, nga hetimi ka rezultuar se kontrata me shoqërinë ndërtuese ishte nënshkruar nga Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi, duke paguar edhe detyrimin monetar. Sipas KPK-së, çifti nuk kishte burime të të ligjshme të ardhurash për të blerë këtë apartament.



Nga ana e tij, Dritan Gina këmbënguli se këtë pasuri ia kishte dhuruar vjehrri atij dhe bashkëshortes së tij Rovena Gashi. “Vjehrri ka deklaruar kalimin e të drejtës reale të pronës në emër të vajzës dhe emrin tim. Me ç’të drejtë është konkluduar se e kam paguar unë? Si ma faturoni mua?”, tha ia.

Në vitin 2011, prokurori Dritan Gina ka blerë një apartament në Durrës tek “Shkëmbi i Kavajës”, me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 88 mijë USD. Nga ky çmim, Gina tha se shitësi i kishte ulur atij 35 mijë euro pasi e kishte shok. Megjithatë, KPK-ja konstatoi se Gina kishte mungesë të ardhurash të ligjshme në vlerën 19 mijë USD për të përballur blerjen e këtij apartamenti. Gina kundërshtoi këtë konkluzion, duke pohuar se ishte i vetmi nga radhët e prokurorëve që kishte deklaruar trajtimin preferencial në blerjen e kësaj pasurie. Gina akuzoi këshilltarët ligjorë dhe ekonomikë të KPK-së se kanë krijuar tymnajë rreth pasurisë së tij.

LEXO EDHE:  Intervistohet prokurori i dosjeve të “nxehta”/ Çfarë tha për përgjimet

LEXO EDHE:  KAS rrëzon PD/ Hedh poshtë provat e dorëzuara

Komisioni i Vetingut konstatoi se Dritan Gina nuk kishte burime të ligjshme të ardhurash as për të justifikuar blerjen e një makine me vlerë 15 mijë euro në vitin 2016. Për këtë konstatim Gina tha se “Makina është blerë ne emër të subjektit Rovena Gashi dhe nga hetimi i Komisionit për atë subjekt nuk janë gjetur probleme. Ç’punë kam unë tani që më dalin probleme?”.

Shqiptarja.com ka publikuar më parë një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, drejtuar Komisionit të Vetingut, në të cilin thuhej se Rovena Gashi, është një individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, ndërsa bashkëshorti i saj prokuror, Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive.

Ky raport prodhoi debate dhe tension dje në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjatë seancës dëgjimore. Ashtu si konkluzionet për pasurinë, Gina e konsideroi raportin prodhuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe DSIK si dashakeqës. Komisioni i Vetingut nuk ka mbajtur ende një qëndrim përfundimtar për raportin e DSIK. Seanca për Dritan Ginën do të vijojë në datën 25 shtator.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Për një apartament i “pritet koka”/ Një tjetër prokuror del jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Prokurori i Vlorës, Erion Çelaj, është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Procesi i vetingut për prokurorin Çelaj u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjen dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Ndërsa përfaqësuese e ONM ishte Elka Ermenkova.

Sipas KPK prokurori nuk justifikonte një apartament në Selitë, sipas të cilit i ishte dhuruar nga vjehrri.

Erion Çelaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si prokuror në Përmet dhe në Fier. Prej vitit 2008, ai e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Relatimi i KPK-së për pasurinë u fokusua më së shumti në një apartament në Selitë të Tiranës, i blerë nga subjekti në vitin 2012 kundrejt çmimit 48 mijë euro, pasuri për të cilën Çelaj pretendoi se nuk kishte shpenzuar asnjë “centezë” dhe se i ishte dhuruar nga vjehrri.



Relatorja Çiftja sqaroi se subjekti kishe deklaruar si burim krijimi të kësaj pasurie në vitin 2012 marrëveshjen e vjehrrit të ndjerë më një shoqëri ndërtuese. Nga verifikimi i pronës ka rezultuar se është e regjistruar në dy apartamente të ndryshme, që janë bashkuar në një.

LEXO EDHE:  Intervistohet prokurori i dosjeve të “nxehta”/ Çfarë tha për përgjimet

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë te Krimet e Rënda/ Ja për çfarë akuzohet Hajdarmataj

Çelaj ka shpjeguar për KPK-në se vjehrri i tij së bashku me ortakun kanë dakordësuar një marrëveshje në vitin 2007 me firmën ndërtuese për të kryer gjithë instalimet elektrike kundrejt vlerës 94 mijë euro ose në këmbim të dy apartamenteve, që përbëjnë banesën e blerë nga subjekti, shkruan Reporter.al.

Komisioni vëren se kontrata e shitblerjes ishte nënshkruar nga prokurori Çelaj dhe se është shënuar se vlera 48 mijë euro është likujduar plotësisht. Sipas relatores, subjekti ka shpjeguar se kontrata ishte nënshkruar vetëm prej tij, pasi bashkëshortja ishte e angazhuar në disa situata familjare.

Komisioni i ka kaluar barrën e provës prokurorit Erion Çelaj se duket se nuk provohet që apartamenti të jetë përfituar nga vjehrri, pasi në aktin e shit-blerjes nuk përcaktohet marrëveshja e vitit 2007 si burim, si dhe është shënuar se subjekti ka shlyer çmimin 48 mijë euro. Sipas KPK-së, nga hetimi administrativ nuk është provuar marrëdhënia mes ndërtuesit dhe vjehrrit dhe as përfitimi i ndonjë apartamenti nga ortaku i tij./CNA.al

“E kam dhuratë nga vjehrri”/ Si e justifikon pasurinë, në Tiranë prokurori Çelaj?

LEXO TE PLOTE