Connect with Us

“PD nuk duhet të hajë bar për një deputet”/ Berisha sulmon Yuri Kim”: Nuk tërhiqem

Politikë

“PD nuk duhet të hajë bar për një deputet”/ Berisha sulmon Yuri Kim”: Nuk tërhiqem

Publikuar

-

Gjyqet e humbura në Arbitrazh / Paralajmëron Berisha: Gjoba të tjera të mëdha do t’i vijnë shqiptarëve

Ish Kryeministri Berisha është pyetur për pozicionin e kreut të PD –së Lulzim Basha, pas ultimatumit të ambasadores amerikane Yuri Kim.

Sipas të njëjtit, Kim është unike, se pasi është deklaruar për masakrën zgjedhore, vendos se edhe kush do të hyjë në Kuvend.

Ai është ndalur tek deklaratat e Kim, e cila pas takimit me Bashën e cila tha, “Do të ishte ironi historike, nëse partia do duhet të hante bar për një deputet të saj”, dhe këtu fjala është sigurisht  për ish-kryeministrin Berisha i cili është shpallur non grata nga Departamenti amerikan i shtetit”.

Sipas Berishës, Basha ka treguar transparencë nga ambasadorja amerikane dhe asgjë më shumë.

Së pari do më lejoni të shpreh mendimin tim se ambsadorja Kim është unike në botë si ambsadore që pasi ka lavdwrura të nesërmen një masakër zgjedhore kërkon ti diktojë këtij vendi se kush duhet e kush nuk duhet të fiutet në parlament.

Ajo është njeri i shkolluar mirë dhe ka lexuar. Në politikë lexohet.

Shqiptarë kanë ngrënë bar dhe kanë vdekur nga bari, kanë ngrënë mish të ngordhur dha kanë vdekur.

Diktatori dhe bari janë të lidhur dhe gjithçka po bëhet që shqiptarët të mos hanë bar. Unë nuk po ofroj bar po ofroj transparencë ndaj dhe në këtë kontekst qëndrimi im nuk ka të bëjë. Nuk mbrohet Sali Berisha nga sovraniteti dhe Kushtetuta por Sali Berisha nuk pranon që nën diktat të shkelet”, është shprehur Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Lëvizja e Berishës/ Zbulohet qyteti ku do të zhvillohet takimi i radhës me demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket se nuk do të tërhiqet nga beteja, për rikthimin e demokracisë në PD.

Pas dy takimeve madhështore në Tiranë dhe Fier, ku bërë bashkë qindra demokratë, Berisha do të shkojë ditën e shtunë në qytetin bregdetarë të Vlorës.



Lëvizja e Berishës e quajtur “Foltorja”, ka për synim një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur dhe do të vijojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i nxjerr thinjat Lulit/ Basha harron të lyejë leshkat me bojë

Publikuar

-

Nga

Po përdorim një term krahinor, që vjen nga Korça ku flokëve iu thonë leshka.

Lulzim Basha, njeriu që nuk thinjet kurrë njësoj si gomari, sot ka tentuar të dalë nga selia gjoja për të pirë një kafe tek oborri PD, ku çuditërisht edhe çadrën e ka gjetur me slogane serbe, por gjithsesi ajo që ka rënë në sy tek gazetarët, është se Lulzim Bashës i kishin dalur thinjat.

Disa reporterë, kolegët tanë, të cilët ndodheshin atje afër, thanë se për herë të parë kanë parë se Luli kishte thinja, dhe më pak brilantinë në flokët e tij.

Thinjat duken qartazi. Pas gati 10 ditësh betejë me Sali Berishën, Lulzim Bashës i dalin thinjat të cilat mesa duket Aurela ka harruar t’ia lyejë me KNA-në si bojë këpucësh apo ti vendosë brilantinën si një student i viteve 30.

Gjithsesi është e rëndësishme që më në fund u siguruam që Luli nuk është gomar nga leshkat të paktën, sepse Luli thinjet, sepse deri dje shumë persona e kanë marrë Lulin për gomar, duke thënë se ky dhe gomari nuk thinjen.



Sot ne Lulin e kemi gjetur me thinja. Fotot më poshtë tregojnë  se vërtet Lulzim Basha pas 10 ditësh betejë me Berishën, ose ka harruar ti lyejë flokët me bojën e tij të ‘këpucëve’ ose Aurela ka filluar ta lërë pasdore.

Të presim ditët në vijim çfarë do të ndodhë me leshkat e Lulit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.



“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

LEXO TE PLOTE