LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lamtumira e një legjende, “Doktori” zbret nga motori: Jeta ime do të ndryshojë

5 Gusht 2021, 15:10, Sport CNA
Lamtumira e një legjende, “Doktori” zbret nga motori: Jeta ime

Vjen fundi i një epoke që do të mbetet gjithmonë në historinë e garave me motorë. Valentino Rosi, ka vendosur t?i japë fund karrierës së tij. ?Doktori? bëri sot deklaratën ku publikoi vendimin, duke bërë të qartë se ky do të ishte sezoni i fundit në gara për të, pas 25 vitesh në pistë.

?Kam vendosur të ndaloj në fund të sezonit. Është e vështirë të marrësh këtë vendim, do të kisha dashur që të garoja për 25 vite të tjera por erdhi momenti të them mjaft. Për fat të keq, kjo do të jetë pjesa e dytë e sezonit të fundit si pilot në MOTO GP.

Është një moment i trishtë dhe i vështirë, të them që vitin tjetër nuk do të garoj me një motor. E kam bërë këtë gjë për thuajse 30 vite dhe vitin tjetër jeta ime do të ndryshojë nga një pikëpamje. Por ka qenë madhështorë e dhe jam argëtuar shumë. Ishte një rrugëtim i gjatë dhe shumë argëtues, me momente të paharrueshme me të gjithë ekipin tim dhe djemtë që punojnë me mua?, tha Rosi sot para gazetarëve.

Lajmet e fundit nga