Connect with Us

Ka besimin e Sarrit, Vedat Muriqi vazhdon të shënojë me Lazion

Seria A

Ka besimin e Sarrit, Vedat Muriqi vazhdon të shënojë me Lazion

Publikuar

-

Vedat Muriqi vazhdon të shënojë me rregullsi në fazën përgatitore të Lacios, duke treguar se Mauricio Sarri ndoshta nuk gabohet që i beson aq shumë sulmuesit. “Pirati” ka shënuar edhe në miqësoren e djeshme të Lacios ndaj Mepen, në barazimin 1-1 të ndeshjes që u zhvillua në Gjermani.

Sulmuesi ishte rreshtuar titullar nga trajneri, edhe pse në radhët e skuadrës janë kthyer Kaisedo, Imobile e Korrea. Një zgjedhje që rezultoi e goditur, pasi Muriqi shënoi edhe sot, duke shfrytëzuar një pasim të artë të Felipe Anderson për të barazuar rezultatin në minutën e 19, pasi ekipi gjerman kishte shënuar i pari me Kruger.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të sfidës, edhe pse Imobile kishte mundësinë për të mbyllur ndeshjen me fitore, pasi shpërdoroi një penallti. Goli mund të ndihmojë Muriqin për të fituar vende në hierarkinë brenda skuadrës, pasi diskutohet se njëri mes tij dhe Kaisedos do t’i japë lamtumirën ekipit. Siç po shkojnë gjërat në këtë fazë përgatitore, duket se basti i Sarrit është për të zgjedhur sulmuesin e Kosovës para atij të Ekuadorit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

VIDEO/ “Gjakoset” Fiorentina-Inter, shufra hekuri dhe mjete piroteknike, tifozët e dy skuadrave përleshen në rrugë

Publikuar

-

Nga

Pas ndeshjes Fiorentina-Inter e cila përfundoi 1-3 tifozët e të dyja ekipeve janë përleshur me njëri-tjetrin.Siç tregohet në një video të publikuar nga Football Italia, të dy grupet e tifozëve u përleshën dhe u goditën në mes të rrugës. Shufra, shkopinj dhe mjete piroteknike u përdorën në përleshje.Skena gjithashtu u filmua pjesërisht nga kamerat, tani ajo po shqyrtohet nga hetuesit.

Menjëherë pas përplasjeve, policia ndaloi dhe kontrolloi disa makina me 18 tifozë të Interit të cilët ishin pajisur me shkopinj hekuri, gome dhe druri. Nga 18 tifozët, të gjithë me origjinë nga Lombardia, 13 janë tashmë të njohur për policinë dhe nga këta 6 për krime të veçanta në fushën e sportit. Policia ka identifikuar gjithashtu 12 persona që banonin në zonën e Firences, pozicioni i tyre po shqyrtohet nga policia.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Spaleti është trajner i vërtetë“, Reja i ndjek nga pas të kaltrit: Napoli mund të luftojë për vendet e larta

Publikuar

-

Nga

Napoli mori një fitore tejet bindëse mbrëmjen e shkuar, kur mposhtën Udinezen me shifrat e thella 4-0. I pranishëm në stadium ka qenë edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja. Ish-kreu i pankinës së të kaltërve ka dhënë një prononcim për “Radio Kiss Kiss“, ku shpreh kënaqësinë e të parit na afër Napolin.



“Ishte bukur të shihje Napolin drejtpërdrejt, më pëlqeu shumë loja. Spaleti është një trajner i vërtetë, i cili përqendrohet më shumë në lojën vertikale sesa në zotërimin e topit. Fabian bëri një paraqitje të shkëlqyer, por si të gjithë shokët e tij. Anguisa është njeri shtesë i këtij Napoli që mund të luftojë për pozitat e larta”, ka thënë Edoardo Reja.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Interi nuk fal edhe ndaj Fiorentinës, ja rezultatet e mbrëmjes në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Interi ka marrë një fitore të vlefshme në javën e 5-të të Serisë A duke mundur 1-3 Fiorentinën.

Fiorentina kaloi e para në avantazh në minutën e 23-të me Sotil në një pjesë të parë ku violët dominuan totalisht dhe Interi ishte thuajse inekzistent. Në pjesën e dytë, Darmian barazoi për zikaltrit në minutën e 52-të, ndërsa 3 minuta më vonë Xheko përmbysi gjithçka me një goditje me kokë.



Në fundin e ndeshjes, Perisiç hipotekoi fitoren duke shënuar pas një asisti të Galjardinit. Zikaltrit marrin kreun duke kaluar Napolin e cila do të luajë ditën e enjte me Sampdorian.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Atalanta mposhti 2-1 Sasuolon me dy gola të shënuar në pjesën e parë nga Gosens dhe Zapakosta.

LEXO TE PLOTE