LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Iu gjet në banesë një pushkë dhe një mitraloz pa leje/ Në pranga poseduesi

5 Gusht 2021, 09:26, Aktualitet CNA
Iu gjet në banesë një pushkë dhe një mitraloz pa leje/

Policia e Beratit ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit A.S, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij janë gjetur disa armë pa leje.

Policia ka sekuestruar një pushkë gjysmë automatike dhe një mitraloz.

?Kontrolle të shtuara nga Komisariati i Policisë Berat, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një pushkë gjysmëautomatike dhe një mitraloz, vihet në pranga poseduesi.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë mirorganizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, në fshatin Pobrat, Dimal.

Forcat e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. S., në ambientet e jashtme gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pushkë gjysmëautomatike dhe një mitroloz, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme?, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga