LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gjiganti rus” që po shpëton Greqinë kthehet në fluturim/ Por sa kushton super-avioni

5 Gusht 2021, 15:57, Kosova & Bota CNA
“Gjiganti rus” që po shpëton Greqinë kthehet në

Në kohë rekord, Beriev Be-200 u riparua në bazën ajrore Elefsina , pas një dëmtimi të njërit prej motorëve të tij gjatë një operacioni në Evia dhe pas maratonës që bëri në Varybobi të Greqisë.

Sipas burimeve të Forcave Ajrore në Greqi, dëmtimi i motorit ishte mjaft serioz. Sidoqoftë, fakti që kontrata e Ministrisë së Mbrojtjes Civile dhe PAO -së ruse Ilyushin, kishin parashikuar ekzistencën e pjesëve rezervë të mjaftueshme gjatë qëndrimit të tij në Greqi, uli shumë orët e riparimit të avionit.-raporton abcnews.

Në të njëjtën kohë në Greqi ka teknikë të specializuar të kompanisë. Ata bashkëpunojnë me teknikët e Forcave Ajrore greke, të cilët konsiderohen si nga më të trajnuarit dhe më efektivët në botë.

Sipas informacioneve nga mediat greke marrja me qira e avionit Beriev i kushtoi Greqisë pak më pak se 3.8 milionë euro për katër muaj. Blerja e saj për momentin vlerësohet të tejkalojë 65,000,000 euro.

Lajmet e fundit nga