Connect with Us

E rëndë në Elbasan/ Makina del nga rruga, humb jetën një fëmijë 3-vjeçar

Aktualitet

E rëndë në Elbasan/ Makina del nga rruga, humb jetën një fëmijë 3-vjeçar

Publikuar

-

E rëndë në Elbasan/ Makina del nga rruga, humb jetën një fëmijë 3-vjeçar

Mëngjesin e sotëm rreth orës 09:15, në Elbasan është regjistruar një aksident i rëndë. Shtetasja O.M 38 vjeç, teksa drejtonte mjetin e saj tip Ford, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një fëmijë, 3 vjeç ndodhej në makinë me drejtuesen e mjetit.

“Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës,  Elbasan,  shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël,  Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.

LEXO EDHE:  Paralajmëron drejtori i Policisë/ Çfarë do ndodhë me grupet kriminale

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Udhëheqësja bjelloruse e protestave, Kalesnikova dënohet me 11 vjet heqje lirie

Publikuar

-

Nga

Maria Kolesnikova, një nga drejtueset e protestave masive kundër presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, vitin e kaluar, u dënua të hënën me 11 vjet heqje lirie, njoftuan agjencia shtetërore e lajmeve Belta dhe opozita bjelloruse.

Maria Kolesnikova, 39 vjeç, u arrestua pasi grisi pasaportën e saj për të parandaluar forcat bjelloruse të sigurisë që ta dëbonin atë në kufirin ukrainas në shtator të vitit 2020.

Muzikantja e shndërruar në politikane, u bë një nga fytyrat e lëvizjes opozitare masive gjatë zgjedhjeve presidenciale të gushtit të vitit 2020, për të cilat protestuesit thonë se ishin manipuluar nga presidenti Lukashenko.

Lukashenko, i cili ka mohuar të ketë kryer mashtrim elektoral, është në krye të ish-republikës sovjetike që nga viti 1994 dhe është përballur me sanksione të reja perëndimore që kur filloi një shtypje të dhunshme të kundërshtarëve të tij.

Maria Kolesnikova dhe një tjetër udhëheqës i lartë opozitar, Maxim Znak, u akuzuan për ekstremizëm dhe përpjekje për të marrë pushtetin në mënyrë të paligjshme. Të dy mohuan akuzat që zonja Kolesnikova i quajti absurde.

Maxim Znak u dënua me 10 vjet heqje lirie.



Pamjet e publikuara nga kanali Sputnik Bjellorusia, shfaqën të dy në një kafaz qelqi përpara vendimit. Zonja Kolesnikova ngriti duart e prangosura për të bërë shenjën e zemrës dhe buzëqeshi për kamerat.

LEXO EDHE:  Dhunoi gruan dhe kërcënoi të birin/ Arrestohet 55-vjeçari në Elbasan

LEXO EDHE:  Skandali/ Firma e ish-deputetit socialist, babait të shefit të kabinentit të Haxhinastos përfitoi 1.7 miliardë lekë në 2 vite

“Maria dhe Maximi janë heronj për bjellorusët. Regjimi dëshiron që ne t’i shohim ata të dërrmuar dhe të rraskapitur. Por shikoni – ata janë duke buzëqeshur dhe vallëzuar”, tha udhëheqësja e opozitës në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya në twitter. “Ata e dinë – ne do t’i lirojmë shumë më herët se këto 11 vjet. Dënimet e tyre nuk duhet të na trembin – Maksimi dhe Maria nuk do ta donin këtë”.

Gjyqi, i cili filloi muajin e kaluar, ishte i mbyllur për publikun për shkak të “sigurisë kombëtare”. Rrethanat e rastit, hetuesit dhe dëshmitarët nuk u zbuluan. Dhjetëra njerëz i shfaqën në ndërtesën e gjykatës të hënën, sipas disa videove që janë publikuar në rrjetet sociale.

Maria Kolesnikova ishte në mesin e dhjetëra mijëra njerëzve të arrestuar pas fillimit të protestave.

Maria Kolesnikova, bashkoi forcat me dy gra të tjera – Sviatlana Tsikhanouskaya dhe Veronika Tsepkalo, për të udhëhequr fushatën e opozitës kundër presidentit Lukashenko, pasi që kandidatëve burra të profilit të lartë u që ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje.

Viktor Babariko, një nga burrat që u përpoq t’i kundërvihej Lukashenkos, u dënua me 14 vjet heqje lirie në muajin korrik./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputeti 300 votash nuk heq dorë nga çmenduritë/ Çudit Petrit Vasili, i dështuari i LSI

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti 300 votësh, Petrit Vasili, ka kërkuar që të zbardhet masakra zgjedhore.

Kjo deklaratë e tij çudit të madh dhe të vogël, pasi me 300 vota, s’ka Ligj, Kod Zgjedhor dhe Prokurori që ti bëjë derman.

Ishte vullneti i qytetarëve për ta lënë jashtë dyerve të Kuvendit Petrit Vasilin dhe dëshira e Monika Kryemadhit për të futur në Kuvend një deputet që qytetarët nuk e kanë votuar.

Në këmbim Vasili bën megafonin e Kryemadhit, duke qenë se kjo e fundit pas zgjedhjeve të 25 Prillit, qëndroi larg mediave, duke mos komentuar asnjë rrethanë politikë.



Sot në një intervistë Euronews Albania Petrit Vasili tha se nuk do të ketë marrëveshje tjetër me maxhorancën për ndryshimet kushtetuese.

Ndryshime kushtetuese kërkojnë edhe kompromisin dhe votimin nga ana e Rilindjes. Për të vajtur dhe ndërtuar kompromise të tilla, pa zbardhur këto përgjegjësi shumë të rënda që janë masakrimi i zgjedhjeve, reforma në drejtësi dhe çështjet e shkatërrimit ekonomik, nuk mund të shkojmë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne kemi bërë një sprovë shumë të madhe në 5 qershor”, tha ai.

LEXO EDHE:  Dhunoi gruan dhe kërcënoi të birin/ Arrestohet 55-vjeçari në Elbasan

LEXO EDHE:  Makina përplas për vdekje një vogëlushe 7-vjeçare

Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes të Euroneës Albania për mundësitë e krijimit një grupi parlamentar, por theksoi se nuk ka kohë për të humbur me asnjë burokraci parlamentare.

Misioni i vetëm i parlamentit të Shqipërisë është që të nxjerrë në foltoren e parlamentit të vërteta të mëdha që janë fshehur”, u shpreh Vasili, teksa shtoi se do të përdorin të gjithë format për të bërë opozitë, përfshirë edhe protestat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria e re, një pellg në stanjacion”/ Islami tregon frikën e madhe, “shuplaka” për Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, nuk sheh ndonjë ndryshim në qeverinë e re, të mandatit të tretë socialist, të prezantuar nga Edi Rama disa ditë më parë.

“Unë e shikoj situatën si të një pellgu në stanjacion, të qelbur që ka prej vitit 2013 që është ndotur dhe vijon të ndotet me grabitje, korrupsion, PPP dhe grabitja e votave dhe kjo e ka bërë situatën të pakorrigjueshme”, tha Islami, i ftuar në Ditarin e A2 CNN.

Është një pellg që rrinë bashkë. Këtë radhë ka dhe 2-3 elemente që vijnë nga zhvillimet globale. Të gjithë bashkë kanë një të përbashkët, klientelizmin. Ka një mungesë të qartë të veprimit, janë mediokër”.

Islami i ka dhënë edhe një “shuplakë” të fortë kryeministrit Edi Rama, ndërsa heq një paralele mes qeverisjes shqiptare dhe asaj të Afganistanit.



LEXO EDHE:  Paralajmëron drejtori i Policisë/ Çfarë do ndodhë me grupet kriminale

LEXO EDHE:  Tmerr në Elbasan/Vendi "pushtohet" nga ...! (Video)

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, pavarësisht se disa kanë ikur dhe disa janë spostuar, të gjithë i bashkon frika.

“Frika e asaj që ndodhi në Afganistan. Në Afganistan, një sistem i korruptuar dhe i kalbur, i mbështetur dhe nga jashtë, përfundoi me largimin e presidenti Ghani që kishte grumbulluar lekët dhe donte të largohej jashtë dhe me një ushtri që nuk rezistoi.

Dhe pikërisht këta kanë këtë frikë. Ata kanë frikë se ajo që ndodhi në Afganistan mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Nëse në Afganistan u deshën disa ditë, regjimi këtu mund të bjerë për disa orë. Këta kanë kohë që kanë frikë, por nuk kishin një shembull dhe ajo që ndodhi në Afganistan bëri që të shtohet frika”.- tha Islami./CNA.al

LEXO TE PLOTE