LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Deri tani ka "fituar" vetëm Basha”/ Astrit Patozi i njeh “meritat” kreut të PD

5 Gusht 2021, 16:15, Politikë CNA
“Deri tani ka "fituar" vetëm Basha”/ Astrit Patozi i

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar situatën politike në vend dhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas shpalljes non-grata nga SHBA dhe pasi ambasadorja Kim, kërkoi që ai mos jetë në Kuvend në shtator.

Në një postim në rrjetet sociale, Patozi shkruan se deri tani i vetmi që ka ?fituar? është Lulzim Basha.

Sipas tij, deri tani, Basha ia ka dalë që të marrë njëkohësisht vlerësimet e të dyja palëve ndërluftuese, si të Sali Berishës, ashtu edhe të ambasadores Kim dhe për këtë i duhen njohur ?meritat?.

?Dënimi amerikan për Berishën duket se do të mbetet e vetmja temë e rëndësishme politike e kësaj vere tmerrësisht të nxehtë.

Por çudia e madhe e këtij debati, që po arrin kulme të reja, është Lulzim Basha, i cili po shkëlqen edhe me heshtjen e vet.

Sepse deri tani ia ka dalë që të marrë njëkohësisht vlerësimet e të dyja palëve ndërluftuese, si të Sali Berishës, ashtu edhe të ambasadores Kim. Të dy ata kanë deklaruar se kanë pasur një bisedë shumë të mirë me kryetarin e PD për çështjen e doktorit “non grata”.

Si të mos ishte hallexhiu, që duhet të bëjë patjetër një zgjedhje përvëluese, por si ta kishin caktuar arbitër apo ndërmjetësues për ta mbyllur luftën pa të lënduar. Dhe kjo është meritë, që i duhet njohur, të paktën deri në shtator.?-shkruan Astrit Patozi./CNA.al

Lajmet e fundit nga