LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Covid-19 duhet vënë nën kontroll”/ Fauci: Do lindin variante të reja

5 Gusht 2021, 16:10, Kosova & Bota CNA
“Covid-19 duhet vënë nën kontroll”/ Fauci: Do lindin

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësi, Anthony Fauci ka paralajmëruar se nëse SHBA nuk fitojnë kontroll mbi përhapjen komunitare të variantit Delta, në vend do të vijojnë të shfaqen variante të tjera, të Covid-19.

Gjithashtu, Anthony Fauci iu drejtoi një apel qytetarëve, që të vaksinohen.

?Kjo do të ndodhë, George, nëse nuk vendosim kontroll në përhapjen komunitare që është edhe arsyeja pse unë dhe kolegët e mi vijojmë ta përsërisim gjithë kohës, është e rëndësishme që të vaksinojmë sa më shumë njerëz të mundemi,? i tha këshilluesi kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë drejtuesit të GMA George Stephanopoulos.

?Njerëzit që thotë se nuk duan të vaksinohen se është e drejta e tyre të bëjnë ç?të duan, duhet ta dinë se nuk qëndron kështu situata,? shtoi Fauci.

Kur virusi përhapet në popullatën e pavaksinuar, siç po ndodh me shpejtësi tani në shumë shtete me norma të ulëta vaksinimi, ai mund të pësojë mutacion pavarësisht nëse personi ka simptoma të lehta, apo edhe nuk ka fare.

Lajmet e fundit nga