Connect with Us

Video-Zjarri në Fushë-Arrëz nën kontroll/ Emergjencat civile, në gatishmëri për evakuimin e banorëve

Aktualitet

Video-Zjarri në Fushë-Arrëz nën kontroll/ Emergjencat civile, në gatishmëri për evakuimin e banorëve

Publikuar

-

Situata e zjarreve në Fushë-Arrëz vijon të jetë kritike, por për momentin bëhet me dije se zjarri është nën kontroll.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Operacioni po drejtohet nga Komisioni i Mbrojtjes Civile Qarku Shkoder, ndërsa janë të angazhuara rreth 35 forca policie të angazhuara janë rreth.

Ndërkohë gjatë natës do jenë edhe 7 forca policie nga Komisariati Pukë dhe Posta Policisë Fushë Arrez.

Gjithashtu edhe rreth 50 banorë të zonës janë angazhuar në operacion.

Nga struktura MZSh në terren janë të angazhuar rreth 30 forca, 12 nga Bashkia Fushë-Arrëz dhe 18 nga Bashkia Pukë dhe 5 mjete të MZSh, ndërsa nesër priten të vijnë edhe 30 forca të ushtrisë në varësi të situatës.

Të njëjtat burime theksojnë se pasdite është operuar vetem me mjet ajror, duke ju përgjigjur në menyrë të menjëhershme situatës.

Ndërkohë emergjencat civile Fushë- Arrëz do të monitorojnë gjatë gjithë natës situatën duke qëndruar në gatishmëri edhe për evakuime të mundshme të familjarëve të banesave që mund të rrezikohen.

Vlen të theksohet se aktualisht situata është e qetë dhe nën kontroll.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk donim të ishim në këtë situatë”/ Bardhi shfajëson Bashën: E ka mbrojtur Berishën para ndërkombëtarëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka folur në lidhje me vendimin për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.

I ftuar në “Open” Bardhi shfajësoi kreun e PD, Lulzim Bashën duke thënë se në prezencë të zyrtarëve amerikanë ka shprehur mos dakordësinë për vendimin e SHBA.

Si çdo demokrat, ky vendim lëndon, por para se të japim një vendim emocional duhet që secili nga ne , nisur nga Basha deri te anëtari më i thjeshtë, duhet të kemi parasysh interesin e demokratëve.



Kjo ishte e vetmja rrugë nga informacionet që unë kisha,ishte i vetmi opsion për situatën e krijuar. S’do donim kurrë të ishim në këtë situatë. Sot vendi ka një minues të demokracisë dhe ai është Edi Rama .Dua të ndaj dhe një info, që drejtimi i gishtit te PD sikur e keqja është aty, por e keqja është Edi Rama .

Këtu nuk ka një betejë mes Bashës dhe Berishës, Basha ka marrë një vendim i diktuar nga rrethanat në të cilat ishte PD, dhe në atë vendim ka shprehur vlerësimin ndaj figurës së Berishës .Zyrtarisht në prezencë të zyrtarëve amerikanë Basha e ka thënë mos dakordësinë për vendimin e SHBA, ka mbajtur qëndrim në emër të PD në mbrojtje të Berishës. Berisha është në dijeni të rreziqeve që i kanoseshin demokratëve në rast mos vendimi.

Unë jam dëshmitar i takimeve të Bashës me amerikanët , nuk jam i lejuar të nxjerr detaje , por konfirmoj se në rast se Basha s’do merrrte vendimin interesat e demokratëve do ishin cënuar në mënyrë të parikuperusehme”,  është shprehur Bardhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi i del në mbrojtje Bashës/ “Vendimi për Berishën nuk është marrë papritur”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vendimi personal i Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar ka qene një nga temat më të diskutuara ditët e fundit.

Basha, i cili e ka kthyer PD në një parti personale, merr vendime pa asnjë konsultë, por që ka marrë bekimin nga Gazment Bardhi që mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Në një intervistë për “Open”, Bardhi i ka dalë në mbrojtje Bashës, duke mohuar që kreu i PD ta këtë marrë këtë vendim pa pritur, duke shtuar se Basha dhe Berisha kane qenë në kontakt së bashku për dy muaj.



Sipas Bardhit, pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe ndërkombëtarët.

Absolutisht që jo, është diskutuar prej kohësh. Berisha ishte prej dy muajsh në kontakt me Bashën dhe ndërkombëtarët, nuk u mor papritur,“ është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpallja ‘non grata’ e Berishës/ Bushati: Basha shiti veten dhe PD-në tek Rama

Publikuar

-

Nga

Analisti Andi Bushati u shpreh se Basha me vendimin e tij për të përjashtuar Berishën, ka shitur veten tek Edi Rama.

I ftuar në “Open” Busdhati ka ngritur pyetjet se si Edi Rama para dy vitesh e dinte që Sali Berisha do të shpallej non grata dhe pse për Tom Doshin u përdor tjetër standard?

Sipas Bushatit vendimi për shpalljen non grata të Berishës ishte totalisht në favor të Edi Ramës dhe në momentin e duhur.



“Unë sot preferova të shoh një beteje reale sesa beteja fallco Rama-Basha. E pashë me vëmendje Berishën sepse jam i bindur se Basha nuk ka marrë vendim kundër Berishës po ka shitur veten dhe PD-në tek Edi Rama. Vendimi non-grata ka qenë në leverdi totale të Edi Ramës. Është njeriu që na e ka shpallur para dy vite e gjysmë që Saliu do të shpallej non grata, pa ardhur akoma sekretari Blinken në atë detyrë ku është sot. Kur u bë publike kjo gjë që Rama e dinte para 2 vjetësh? U bë publike kur filluan në PD të ngrihen zërat e parë që thonin duhen protesta dhe revolta për blerjen e votës. Kujt i intereson kjo PD apo Edi Ramës?

Sali Berishën po e shpallin si të korruptuar se korrupsioni është armiku më i madh i SHBA. Dhe këta na bëjnë teatër dhe përqafohen me njerëzit që kanë vjedhur tek Unaza e Re me dokumenta amerikane dhe i shqetësonka korrupsioni i një pensionisti i para 8 vjetësh?! Kur ti jep argumentin e rremë, ke një prapa arsye.

Edhe nëse nuk është bërë me paret e drogës së Ramës, ky vendim non grata ka shkuar totalisht në favor të Ramës në momentin që duhej. Pse një standard që iu pranua Edi Ramës për tu zgjidhur nga amerikanët për Tom Doshin, nuk iu pranua Bashës? Ky vendim i bën keq opozitarizmit”, tha Bushati.

LEXO TE PLOTE