Connect with Us

Superkompjuteri zgjedh ekipin që do fitojë Premier Leaguen këtë sezon

Premier Liga

Superkompjuteri zgjedh ekipin që do fitojë Premier Leaguen këtë sezon

Publikuar

-

Mançester Siti do të mbrojë titullin kampion, ndërsa Noruiçi do të rikthehet sërish në Championship. Këto janë verdiktet që ka dhënë Superkomjuteri në Angli, i cili ka stimuluar rezultatet e mundshme të 38 javëve të Premier Ligës së sezonit 2021-2022. Sipas llogarive të tyre, Arsenali do t’i dënojë tifozët e vet me një tjetër sezon të vështirë, duke u renditur në vend të 7-të dhe përjetuar një tjetër sezon jashtë Ligës së Kampioneve.

Por, ka lajme të mira për Çelsin. Kampionët e Europës do të jenë rivalët kryesorë të “Qytetarëve” dhe do të renditen në vend të dytë. Ndërkohë që Liverpuli parashikohet që për të dytin sezon radhazi ta mbyllë i treti, por Totenhemi, Lestëri dhe Arsenali do të mungojnë sërish në katërshen e parë.

Mançester Junajtid do të rrëshqasë nga kreu pavarësisht se ka bërë dy goditjet më të rëndësishme të merkatos deri tani në Angli: Xhejdën Sançon dhe Rafael Varanin. Gjithsesi, “Djajtë” do të sigurojnë biletën e fundit që të dërgon në Champions. Skuadrat që superkompjuteri rendit në tri vendet e fundit të klasifikimit janë ekipet e Brentfordit, Uotfordit dhe Noruiçit. Të tria skuadrat që u rikthyen në Premier Ligë këtë sezon, parashikohet që të luajnë sërish në Championship gjatë 2022-2023.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO/ Sauthemptoni i Brojës “bllokadë” Sitit, triumf për Liverpulin e Arsenalin

Publikuar

-

Nga

Janë mbyllur 4 sfidat e Premier Ligës të luajtura pasditen e sotme, ku bie në sy barazimi pa gola i Suathemptonit të Armando Brojës kundër kampionëve të Sitit.

Edhe pse luajti në shtëpinë e vet Siti nuk mundi të gjejë dot rrugën e golit duke shpërdoruar një mundësi të mirë për të marrë tre pikë. Nga ana tjetër, Broja hyri në fushë në minutën e 68-të të takimit duke luajtur i vetëm në sulm. Ky barazim cilësohet si mjaft i rëndësishëm nga skuadra mike pasi luanin ndaj një skuadre shumë të fortë me shumë yje në skuadër.

Në sfidat e tjera, Liverpuli mposhti pastër 3-0 Kristal Palasin, Arsenali  mposhti 0-1 Bërnlejn, ndërsa Noruiçi u mposht 1-3 në shtëpi nga Uatfordi.



REZULTATET

Mançester Siti-Sauthempton 0-0

Bernlej-Arsenal 0-1

Liverpul-Kristal Palas 3-0

Noruiç-Uatford 1-3

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E gjithë vëmendja te Armando Broja, do të luajë ndaj ekipit të Pep Guardiolës

Publikuar

-

Nga

Armando Broja pritet që ta nisi si titullarë në ndeshjen ndaj Manchester City. Sulmuesi shqiptar pritet që të jetë nga minuta e parë ndaj “qytetarëve”. Futbollisti i Kombëtares la gjurmê me West Ham dhe vetë trajneri Hasenhutl ka paralajmëruar debutimin e tij si titullar.



Ndeshja do të nisi në orën 16:00 dhe pritet me interes të lartë edhe nga vetë tifozët e Manchester City pasi Guardiola u tërhoqi vëmendjen nga “braktisje” ndaj Leizpig.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Trajneri i Sauthamptonit flet sërish për Brojën: Ishte pak dembel

Publikuar

-

Nga

Përse trajneri Reja e ka lënë Armando Brojën në tribunë ndaj Polonisë? Kritikat për trajnerin e Kombëtares po vazhdojnë ende pasi vendosi që sulmuesi i Southampton të shkonte së bashku me Muçin dhe Mitajn për ta ndjekur ndeshjen pa pagesë, por duke mos u ulur as në stol. Në raportimet tona kemi treguar se futbollistët në fjalë e kanë dhënë një marsh më pak në stërvitje se gjithë të tjerët, ndërsa koha vërtetoi gjithçka.

Megjithëse Reja zgjodhi që ta evitonte tregimin e së vërtetës për të mos goditur këto emra të rinjë, që mund të mos e përballonin dot presionin e tifozëve, trajneri i Southamptonit nuk kursen asgjë në tregimin e historisë për Armando Brojën. Ky i fundit erdhi nga Chelsea dhe e pa disi të lehtë terrenin duke mos e marrë shumë seriozisht këtë aventurë të re në fillim.



Trajneri Hasenhutl ka folur me sulmuesin dhe e ka lënë jashtë në dy takimet e para, për t’i treguar qartë se çfarë e pret nëse nuk përpiqet që në stërvitje. Më pas Broja kthehet për të demonstruar të gjitha vlerat e tij, më veçanërisht në ndeshjen e fundit.

“Dy javët e para unë isha duke kërkuar atë që prisja prej tij, por nuk pashë shumë, që të jem i sinqertë. Prandaj kisha biseda shumë serioze me Brojën për t’ia thënë hapur se dua të shikoj aftësitë e tij. Është pak startues i avashtë, duhet ta shtysh pak dhe tani po lëviz në drejtimin e duhur. Për mua është mbresëlënëse sa shpejt mëson ky lojtar dhe sa shpejt e përmirëson punën. Me Neëcastle e kam parë se pse skautët donin të nënshkruanin patjetër me të. Në fillim Broja ishte pak, jo plotësisht dembel, por nuk po më tregonte vlerat e tij. E nëse shkon në një klub të ri, duhet të tregosh menjëherë cilësitë e tua”, tha Hasenhutl

LEXO TE PLOTE