Connect with Us

SHBA, moratorium i ri kundër dëbimeve në kushtet e pandemisë

Bota

SHBA, moratorium i ri kundër dëbimeve në kushtet e pandemisë

Publikuar

-

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nxori një moratorium të ri kundër dëbimit nga banesat deri më 3 tetor, ndërkohë që administrata amerikane përpiqet të zbusë kritikat nga progresistët se ka lejuar dëbimin nga banesat të banorëve në kushte të vështira gjatë pandemisë.

Moratoriumi i njoftuar të martën mund të ndihmojë miliona vetë të vazhdojnë të qëndrojnë në banesat e tyre, në një kohë kur vazhdon përhapja e variantit delta dhe shtetet nuk kanë vepruar me shpejtësi për të ndarë ndihma. Masa ndalon dëbimet nga banesat në komuna me “nivele të konsiderueshme dhe të larta” të përhapjes së virusit gjë që përfaqëson zona ku banon 90% e popullsisë amerikane.

Ky veprim përfaqëson një ndryshim qëndrimi nga administrata aktuale, e cila gjatë fundjavës lejoi skdimin e moratoriumit të mëparshëm duke thënë se zgjtja e tij nuk lejohej në bazë të një vendimi të Gjykatë së Lartë. Kjo shkaktoi një hendek të thellë mes Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve progresistë, të cilët këmbëngulin se qeveria federale duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar rreth 3.6 milionë amerikanë që të mos humbasin shtëpitë gjatë kësaj periudhe.

LEXO EDHE:  “Këto janë petulla me ujë”/ Kulluri: Çështja jonë kombëtare zgjidhet vetëm nga SHBA

Në komente të martën nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden tha se i kishte kërkuar Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të peshonte opsionet. Por dukej që presidenti nuk ishte plotësisht i bindur se moratoriumi do t’u rezistonte padive lidhur me kushtetutshmërinë, duke thënë se kishte kërkuar mendimin e ekspertëve lidhur me ligjshmërinë.

Presidenti shtoi se edhe nëse moratoriumi kundërshtohet me padi gjyqësore, gjithsesi do t’u japë ca kohë shtesë shteteve dhe komunave të aktivizojnë miliarda dollarë ndihma për banorët e tyre në rrezik dëbimi nga banesat.

Zyrtarët e administratës kishin thënë më parë se Gjykata e Lartë nuk i kishte lejuar të vendosnin një moratorium të ri pa mbështetjen e Kongresit. Kur Gjykata e Lartë lejoi zgjatjen e moratoriumit të mëparshëm në korrik, gjykatësi Brett Kavanaugh shkroi se zgjatje të mëtejshme kërkonin akt nga Kongresi.

Por të martën Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve theksoi ritmet e ngadalta të ndarjes së ndihmave në nivel komunal si arsye për moratoriumin e ri.

Presidenti Biden këmbëngul se shtetet kanë sasi të mjaftueshme ndihmash federale që duhen përdorur nga autoritetet lokale në ndihmë të personave në nevojë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Një karrierë e dytë nuk përjashtohet/ Çfarë do të bëjë Angela Merkel pas zgjedhjeve parlamentare, me 15 mijë euro pension?

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Angela Merkelit i pëlqen të gatuajë supë me patate dhe kek me kumbulla. Gjellë tipike gjermane për stinën e vjeshtës. Por pas zgjedhjeve të 26 shtatorit ajo me siguri nuk do të ketë kohë për të gatuar. Sepse Merkel do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë derisa të formohet qeveria e re.

Gjatë dekadave të fundit formimi i qeverisë dhe zgjedhja e kancelarëve është bërë mesatarisht pesë deri në gjashtë javë pas zgjedhjeve. Por në vitin 2017 u deshën pesë muaj e gjysmë deri se të krijohej koalicioni i ri qeverisës. Pra ka shumë gjasa që Angela Merkel ta thyejë rekordin e Helmut Kohlit, mandati i të cilit përfundoi në vitin 1998 pas 5870 ditësh në post. Për të thyer këtë rekord Merkelit do t’i duhet të qëndrojë në detyrë deri më 17 dhjetor 2021.

Gjatë një vizite në korrik në Uashington, ku iu dha një doktoratë nderi nga Universiteti Johns Hopkins, Angela Merkel tha se pasi të dalë në pension do të bëjë fillimisht pushim dhe nuk do të pranonjë asnjë ftesë. Gjatë kësaj kohe tha ajo “dëshiroj të mendoj për gjërat që vërtet më interesojnë” dhe për të cilat ka pasur pak kohë gjatë 16 viteve të fundit. Me një buzëqeshje të djallëzuar, kancelarja tha: “do të lexoj, kur të më mbyllen sytë se jam e lodhur do të fle pak, pastaj kur të zgjohem të shohim se ç’do të bëj”.

15,000 euro pension në muaj

Angela Merkel mbushi më 17 korrik 67 vjeç. Nga pikëpamja financiare ajo nuk ka pse ta vrasë mendjen. Si kancelare ajo fiton aktualisht 25,000 euro në muaj, plus rreth 10,000 euro si anëtare e Bundestagut, anëtare e të cilit është prej më shumë se 30 vjetësh. Kur Merkel të ndalojë së punuari, ajo fillimisht do të vazhdojë të marrë këtë rrogë edhe për tre muaj dhe më pas gjysmën për maksimalisht 21 muaj.

LEXO EDHE:  “Kundërpeshë ndaj nacionalizmit të Trumpit”/ Një aleancë e re në horizont

LEXO EDHE:  Trejsi Sejdini rrëfehet për jetën në SHBA/ Si përfundova nga makinat luksoze te udhëtimet me tren

Pensioni i Angela Merkelit do të jetë rreth 15,000 euro në muaj. Deri në fund të jetës së saj ajo ka gjithashtu të drejtë për bodygard, një makinë shërbimi me shofer, një zyrë në ambientet e Bundestagut në Berlin dhe një staft të përbërë nga dy referentë, një sekretare dhe një daktilografist.



Një karrierë e dytë nuk përjashtohet

Kancelarët apo anëtarët e qeverive janë të preferuar si konsulentë si dhe për shkak të kontakteve të tyre të mëdha politike. Disa nga paraardhësit e Angela Merkelit nisën pas daljes në pension biznese. Helmut Schmidt u bë në vitin 1982 botues i gazetës javore “Die Zeit” dhe mbante fjalime për të cilat merrte honorare të majme. Në një intervistë në vitin 2012 ai tha se “e kam si rregull që nuk mbaj fjalime për një honorar më pak se 15,000 dollarë.”

Ish-kancelarët Helmut Kohl dhe Gerhard Schröder u treguan më të zotët se sa Helmut Schmidt-i për ta shndërruar të kaluarën dhe famën e tyre politike në burim fitimi. Kohl themeloi një kompani për konsulencë për politikë dhe strategji, me të cilën fitonte shumë mirë si lobist dhe konsulent.

Kurse Gerhard Schröder shkaktoi shumë zhurmë kur në vitin 2005, vetëm disa muaj pasi u largua nga posti i kancelarit, nisi të punonte për kompaninë Nord Stream, degë e Gazpromit rus, për të cilën ishte angazhuar fort gjatë kohës që ishte kancelar.

Angela Merkel nuk është shprehur deri tani nëse po kërkon një punë të re apo ndonjë post honorifik? Me sa duket fillimisht ajo do të qëndrojë në Berlin, ku do të qëndrojë i shoqi, Joachim Sauer. 72-vjeçari edhe pse ka dalë në pension si profesor në Universitetin Humboldt të Berlinit, e ka zgjatur kontratën e tij studimore për kimi kuantike një herë për një herë deri në vitin 2022./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Lista e grave më të pasura në SHBA që ia kanë dalë vetë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Prej kohësh gratë vazhdojnë të kapin majat e të thyejnë barrierat e kufijtë e vendosur më parë në fushat e ekonomisë dhe sipërmarrjes. Me qëllim promovimin e sukseseve të tyre, revista e famshme Forbes ka prezantuar edicionin e 7-të të listës së grave amerikane më të pasura, të cilat i kanë arritur pasuritë e tyre plotësisht të vetme, me forcat e veta – një term që sot njihet ndryshe si self-made.

Investimet në bursë dhe tregun e aksioneve i dërguan fluturimthi pasuritë e këtyre 100 sipërmarrëseve, vlera e kombinuar e të cilave shkon në $118 miliardë dollarë, një shifër 31% më e lartë se një vit më parë.

Këto gra variojnë nga mosha 23-vjeç (Kylie Jenner) deri në 95 (sipërmarrësja e shkencave të natyrës, Alice Schwartz) dhe jetojnë në 22 shtete të ndryshme, edhe pse thuajse gjysma kanë zgjedhur të jetojnë në Kaliforni.

Numri 1 në listë për 4 vite me radhë është: Diane Hendricks, e cila bashkë-themeloi firmën e ndërtimit të çative ABC, së bashku me bashkëshortin e saj të ndjerë, Ken Hendricks. Pasuria e saj mbërriti shifrën $11 miliardë dollarë, duke e bërë atë gruan self-made më të pasur në SHBA.

Ylli i muzikës pop, Rihanna, e cila u rendit në vendin e 16-të, është tashmë zyrtarisht një grua miliardere, duke u bërë një nga 26 gratë në listë me një pasuri me 10 zero. Të tjera miliardere të sapo-zyrtarizuara këtë vit ishin Anne Wojcicki, e cila themeloi kompaninë që ofron analiza të personalizuara të ADN-së ‘23andMe’, Whitney Wolfe Herd, themeluesja e aplikacionit të takimeve romantike Bumble; Jenny Just, sipërmarrësja e kompanive Fintech (teknologji financiare); Robyn Jones, themeluesja e një kompanie sigurimesh apo edhe ylli i televizionit dhe kozmetikës, Kim Kardashian West, kompania e të cilës, Skims, po kap shifra maramendëse.

LEXO EDHE:  Ministri Panariti Takon Ambasadorin Lu, diskutohet për ngjarjet e fundit në vend

LEXO EDHE:  Ministri Panariti Takon Ambasadorin Lu, diskutohet për ngjarjet e fundit në vend



Një shembull interesant është edhe ai i supermodeles Cindy Crawford, e cila debutojë gjithashtu për herë të parë në këtë listë, si rezultat i suksesit të firmës së saj të kujdesit për lëkurën Meaningul Beauty.

2/3 e listës së përbërë nga 100 gra amerikane kanë themeluar ose bashkë-themeluar një kompani në industri të ndryshme që variojnë nga energjia diellore (Lynn Jurich nga SunRun, Vendi 95) tek edukimi online (Rachel Carlson nga Guild Education, Vendi 61).

26 prej tyre janë CEO, përfshi pionieren e arkivave mjekësore Judy Faulkner dhe Safra Catz nga kompania e software-it, Oracle.

Klikon këtu  për të parë listën e plotë të 100 grave më të pasura self-made në SHBA./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situatë e rënduar nga pandemia/ Qytetarët nuk respektojnë masat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Numri i ulët i qytetarëve të vaksinuar në Kosovë si dhe mosrespektimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit po vazhdojnë ta mbajnë të përkeqësuar situatën me pandeminë, thonë profesionistët shëndetësorë.

Vetëm gjatë javës së kaluar nga koronavirusi kanë vdekur 171 pacientë dhe janë regjistruar afër 10 mijë raste të reja.

Sa i përket vaksinimit, Kosova vlerësohet të ketë përqindje të vogël të qytetarëve të vaksinuar. Deri pasditen e 6 shtatorit janë administrua 932,286 doza të vaksinës, ndërkaq me të dy dozat janë të vaksinuar 314,334 persona.

Infektologu Xhevat Demiri thotë për Radion Evropa e Lirë se situata me pandeminë është shumë e rëndë dhe kërkohet një vetëdijesim i qytetarëve për respektim të masave kundër COVID-19 dhe për vaksinim kundër kësaj sëmundjeje.

“Pasojë e kësaj situate të rëndë me pandeminë është në radhë të parë mosrespektimi i masave kundër COVID-19. Çdo ditë e më shumë kemi grumbullime që rrezikojnë situatën. Vaksinimi është i ulët. Por, është edhe një faktor tjetër që një pjesë e popullsisë vazhdon të mos besojë që ka virus”, thotë ai.

Disa qytetarë shijojnë kafenë në një kafiteri në Prishtinë. 6 shtator 2021.

Në këtë trend të situatës me pandeminë, shton Demiri, vështirë se mund të fillojë edhe mësimi me prezencë fizike në shkolla, ashtu siç është paralajmëruar se do të ndodhë më 13 shtator.

Mbi 16 mijë gjoba për shkelësit e ligjit

Masat kundër COVID-19, siç janë mbajtja e maskës, distanca fizike, mosgrumbullimi i njerëzve dhe ahengjet familjare nuk po respektohen në masë të duhur. Kjo shihet nga inspektimet që po bëjnë autoritetet kompetente.

A po i kontrollon Policia e Kosovës të vetizoluarit?

Policia e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUVK) janë dy institucionet të cilat bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave kundër COVID-19.

Policia e Kosovës vetëm brenda pesë ditëve të para të muajit shtator ka shqiptuar mbi 16 mijë tiketa në bazë të Ligjit kundër COVID-19.

Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, tha këto gjoba janë duke aplikuar në kontrollet në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste, pika kufitare dhe vende tjera.



Policia ka kaluar në orar 12 orësh për të shtuar personelin policor në detyrë.

“Kështu që aktivitetet dhe patrullimet policore, janë shtuar në nivel vendi, po ashtu edhe numri i gjobave për shkelësit e Ligjit kundër COVID-19”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:  “Kundërpeshë ndaj nacionalizmit të Trumpit”/ Një aleancë e re në horizont

LEXO EDHE:  “Këto janë petulla me ujë”/ Kulluri: Çështja jonë kombëtare zgjidhet vetëm nga SHBA

Policia apelon te të gjithë qytetarët, institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria, që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat kundër COVID-19, në mënyrë që “edhe një herë, të arrijmë t’i ulim shifrat e të prekurve dhe të mbrojmë të gjithë së bashku shëndetin publik, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese”.

Dasma në pandemi

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Flamur Kadriu tha për Radion Evropa e Lirë se kanë raportime për organizimin e ahengjeve familjare dhe inspektorët po ndërprerjen mbajtjen e tyre.

“Kemi raportime për organizim të dasmave. Por, inspektorët bashkë me Policinë e Kosovës janë duke bërë gjithçka që të ndërpresin secilin aktivitet ku ka grumbullim të njerëzve ku nuk mbahet distanca, ku nuk përfillen masat që i ka marrë qeveria. Do të vazhdojmë me dënime, me mbyllje të lokaleve, bareve. Patjetër se do të marrim të gjitha veprimet në mënyrë që të ulim numrin e të infektuarve dhe vdekjet”, tha Kadriu.

Çfarë ndikoi në shtimin e vdekjeve në Kosovë?

Vetëm më datën 4 shtator, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ua ka pezulluar punën 17 lokaleve të cilat nuk i kanë respektuar masat.

Për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID 19 janë angazhuar 85 inspektorë të rinj.

Hysen Sogojeva, udhëheqës i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, tha për Radion Evropa e Lirë, se janë duke respektuar masat dhe se nuk po organizohen ahengje familjare në ‘sallat e dasmave’.

“Deri më 13 shtator ne jemi zotuar se është mirë t’i respektojmë masat. Kushdo që i shkelë masat dhe organizon dasma, as që diskutohet, duhet gjobitur. Ata të cilët mbajnë dasma në shtëpi, ne nuk mund t’i kontrollojmë”, u shpreh ai.

Një kafiteri e mbyllur në Prishtinë për shkak të mosrespektimit të masave kundër COVID-19. Prishtinë, 6 shtator 2021.

Më 30 gusht në Kosovë kanë nisur së zbatuari masat e reja për luftim të pandemisë.

Ahengjet dhe dasmat janë anuluar, është zvogëluar orari i bizneseve të gastronomisë, si dhe është shtuar kërkesa për dëshmi të vaksinimit për të fituar qasje në një mori aktivitetesh. Të gjithë punëtorët e bizneseve, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejt me klientët, duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë test negativ./REL

LEXO TE PLOTE