Connect with Us

Ngjela tregon “mesazhin” e Bashës/ Çfarë do të ndodhë me Berishën në shtator

Politikë

Ngjela tregon “mesazhin” e Bashës/ Çfarë do të ndodhë me Berishën në shtator

Publikuar

-

Spartak Ngjela: Fatos Tushen e arrestuan sepse ka shenja për korrupsion

Avokati Spartak Ngjela është shprehur sot se përderisa në lojën politike është futur Amerika, Berisha nuk do të futet dot në Parlament në shtator.

Në një intervistë për Fax News, Ngjela ka komentuar edhe heshtjen e Bashës, për të cilën thotë se është një mesazh I qartë që tregon se ish-kryeministri nuk do jetë në parlamentin e ri.

Përderisa ka hyrë Amerika në lojë Berisha nuk mundet kurrsesi të futet në Parlament dhe heshtja e Bashës për këtë gjë tregon se ai është plotësisht dakort dhe nuk do kundërshtojë pasi nuk e lejon as ligji. Kjo qeveri është mediokre dhe e nuk ka politikë të tillë në botë që të ketë ministra apo deputetë që nuk njihen, as Mao Ce Duni nuk e ka bërë këtë gjë që ka qenë një ndër komunistët më të mëdhenj.

Shtatori mendohet te ketë ngjarje të rëndësishme politike dhe nëse KQZ ja jep mandatin Berishës që ai të mos endet gjyqeve kjo është e gjitha kundër ligjit“- u shpreh Ngjela.

LEXO EDHE:  Bashën e braktisin familjarët/ Shkojnë e votojnë në zgjedhjet e PS-së

I pyetur nga gazetarja se cfarë mendon për bashkëpunimin me Amerikën dhe sa i vlen vendit tonë në reformat e fundit avokati u përgjgj duke thënë se është domosdoshmëri e demokracisë bashkëpunimi por duhet të jemi të sigurt që është në favor të shtetit tonë.

“Amerika ka dalë garant që do bëjë reformën, bashkëpunimi nënkuptohet dhe forcat që janë kunder brenda partisë demokratike që janë të pakta nuk e dimë sa ndikim do kenë që Berisha të mos jetë pjesë e parlamentit. Qeveri mediokër, e mori mandatin sepse opinioni publik nuk pranon Berishën, as 2 mijë vota nuk i mori ai prandaj përfituan socialistët.
Në keto momente Shqipëria është në një pikë të nxehte në sajë të zhvillimit, nuk mund të ecësh nën anonimat “
-përfundoi avokati.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha i nxjerr thinjat Lulit/ Basha harron të lyejë leshkat me bojë

Publikuar

-

Nga

Po përdorim një term krahinor, që vjen nga Korça ku flokëve iu thonë leshka.

Lulzim Basha, njeriu që nuk thinjet kurrë njësoj si gomari, sot ka tentuar të dalë nga selia gjoja për të pirë një kafe tek oborri PD, ku çuditërisht edhe çadrën e ka gjetur me slogane serbe, por gjithsesi ajo që ka rënë në sy tek gazetarët, është se Lulzim Bashës i kishin dalur thinjat.

Disa reporterë, kolegët tanë, të cilët ndodheshin atje afër, thanë se për herë të parë kanë parë se Luli kishte thinja, dhe më pak brilantinë në flokët e tij.

Thinjat duken qartazi. Pas gati 10 ditësh betejë me Sali Berishën, Lulzim Bashës i dalin thinjat të cilat mesa duket Aurela ka harruar t’ia lyejë me KNA-në si bojë këpucësh apo ti vendosë brilantinën si një student i viteve 30.

LEXO EDHE:  Ulja e dënimit për Dritan Dajtin/ Zbulohet kush i urdhëroi gjyqtarët

LEXO EDHE:  Bashën e braktisin familjarët/ Shkojnë e votojnë në zgjedhjet e PS-së

Gjithsesi është e rëndësishme që më në fund u siguruam që Luli nuk është gomar nga leshkat të paktën, sepse Luli thinjet, sepse deri dje shumë persona e kanë marrë Lulin për gomar, duke thënë se ky dhe gomari nuk thinjen.



Sot ne Lulin e kemi gjetur me thinja. Fotot më poshtë tregojnë  se vërtet Lulzim Basha pas 10 ditësh betejë me Berishën, ose ka harruar ti lyejë flokët me bojën e tij të ‘këpucëve’ ose Aurela ka filluar ta lërë pasdore.

Të presim ditët në vijim çfarë do të ndodhë me leshkat e Lulit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

LEXO EDHE:  Nuk ka arrestime të peshqve të mëdhenj, do kënaqeni vetëm me cironka

LEXO EDHE:  Berisha publikon videon/ Frymëzim për qytetarët kundër Noriegës



“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me drejtuesit e degëve të PD/ Basha ia vë veshin Berishës: Në fokus Reforma Territoriale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryedemokrati Lulzim Basha në kuadër të situatës së krijuar brenda partisë, këtë të mërkurë, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e degëve, duke iu kërkuar që prioritet të kenë ‘Reformën Territoriale’.

Në këtë takim mësohet se në fokus kanë qenë konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik sipas Bashës. Por që gjatë ditës së djeshme ishte edhe këshilla e ish-kryeministrit Sali Berisha për aksionin e parë të demokratëve në parlament.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti i PD-së ka një mesazh për Bashën

LEXO EDHE:  Ish-deputeti i PD-së ka një mesazh për Bashën



Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.

Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE