Connect with Us

“Ndyrësirëllek që ndodh vetëm në Shqipëri”/ Gazetari tregon si bankat, “vjedhin” qytetarët

Aktualitet

“Ndyrësirëllek që ndodh vetëm në Shqipëri”/ Gazetari tregon si bankat, “vjedhin” qytetarët

Publikuar

-

"Ndyrësirëllek që ndodh vetëm në Shqipëri"/ Gazetari tregon si bankat, "vjedhin" qytetarët

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se bankat në Shqipëri vendosin komisione ndaj klientëve, për çdo veprim që ata kryejnë.

Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri e quan këtë një çmenduri, që sipas tij ndodh vetëm në Shqipër, me bekimin edhe të Bankës së Shqipërisë.

Gazetari Tomorri thekson se sa herë që një klient, ble me kartë paguan 2 për qind taksë bankare mbi çmimin e mallit.

Tomorri “shpërthen” kundër bankave, ndërsa thekson se ky është një “ndyrësirllëk i madh, që ndodh vetëm në Shqipëri.”

Palacollëku që i themi sistem bankar

Vitet e fundit të gjitha bankat në Shqiperi po aplikojnë në unison një strategji; vendosjen e komisioneve për çdo veprim me cash-in. Dmth në Shqipëri ke komision kur depoziton para në bankë, komision kur tërheq rrogën nga banka, komision kur hyn tek dera e bankës. Eshtë një çmenduri.

Unë dyshoj se ky ështëkartel i mirëfilltë me bekimin e Bankës së Shqipërisë, por perderisa nuk kam prova nuk e them dot. Nejse.

Me tre prej bankave më të mëdha jam përplasur vetë, kur pas shkrimeve janë detyruar të tërhiqen nga komisionet, por vetëm përkohësisht për t’i vendosur prapë pas 6 muajsh apo një viti.

Atëherë mbaj mend kur angazhonin rrogëtaret dhe ekspertet e tyre që të bindnin njerëzit se unë e kisha gabim dhe se komisionet ishin gjë e mirë, pasi kështu do të nxitej bankingu online. Shfrytëzuan dhe pandeminë për ta ngjitur mirë këtë punë.

Tani se ca sistemesh online kanë këta po e shohin mirë njerëzit. Por sot dua të merrem me një palacollëk tjetër të madh. Blerjet me kartë.

Shqipëria është vendi i vetëm në bote ku për blerjet me kartë bankat mbajnë komision 2 për qind nga klienti. Nuk ja mbajnë shitësit, por klientit të kartës.

Pra sa herë që t’i ble me kartë paguan 2 për qind taksë bankare mbi çmimin e mallit. Ndyrësirllëk i madh, që ndodh vetëm në Shqipëri.

Shikoni tani. Komision për mirëmbajtje llogarie. Komision për transferta. Komision po depozitove para. Komision po tërhoqe paratë cash se demek bankat duan të nxisin online-n ngaqë kanë bërë investime. Por komision edhe po bleve me kartë pa para cash.

Tani ca duhet të bëjë njeriu i shkretë se këta janë bërë taksidarë më të rrezikshëm se taksidarët e qeverisë. Ndërkohë Banka e Shqipërisë rri e vështron.”-shkruan Klodian Tomorri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Mosdeklarim i të hollave në kufi/ Sekuestrohen 17 mijë euro në Kapshticë, procedohet 57 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë evidentuan sot një rast mosdeklarimi të ardhurash në kufi dhe sekuestruan shumën prej 17.380 euro mijë eurosh.

Si rezultat, është proceduar penalisht 57 vjeçari me inicialet O.M., banues në Bishqem, Peqin.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.



LEXO EDHE:  Luftë kundër evazionit të pastrueseve

LEXO EDHE:  Nga Klodian TOMORRI/ Miti i ARMO-s si pasuri kombëtare

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet ne njoftimin e palote./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Kinematografia botërore në zi/ Shuhet aktori i madh francez, Jean Paul Belmondo

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Jean Paul Belmondo, aktori francez i cili fitoi famë ndërkombëtare në klasikën revolucionare të Jean-Luc Godard, “New Wave” ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.

Aktori u bë i njohur për publikun shqiptarë me rolin tij në filmin ‘Zhos Profesionisti’. Belmondo, i quajtur “Bébel” nga publiku francez, u bë një nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë në vend, në vitet ’60 dhe ’70.

Ashtu si Delon, Belmondo ishte një figurë kyçe e gjeneratës së shquar të filmave evropianë të asaj periudhe, me serinë e filmave që ai bëri me Godard-të cilat përfshinin “A Woman Is a Woman” dhe “Pierrot le Fou”, duke lënë gjurmë në kinematografinë botërore.



I lindur në vitin 1933 në periferinë e pasur të Parisit, “Neuilly-sur-Seine”, i biri i skulptorit “Pied-Noir” Paul Belmondo, ndoqi një sërë shkollash private elitare.

LEXO EDHE:  Greqi/ Rihapen bankat, çdo qytetar mund të tërheqë vetëm 60 euro në ditë

LEXO EDHE:  Greqi/ Rihapen bankat, çdo qytetar mund të tërheqë vetëm 60 euro në ditë

Pas diplomimit, Belmondo filloi të aktrojë në teatër, duke u shfaqur në shfaqjet e “Anouilh”, “Feydeau” dhe “George Bernard Shaw”. Ai gjithashtu siguroi një varg rolesh të vogla filmike: në njërin prej tyre, komedinë e Marc Allegret të vitit 1958 “Un Drôle de Dimanche”, ai u dallua nga Godard, i cili atëherë ishte ende një kritik në “Cahiers du Cinéma”.

Belmondo u shfaq për herë të parë në “Molierin” e shkurtër (1956). Roli i tij i parë filmik ishte një skenë me Jean-Pierre Cassel në “On On Foot, on Horse, and on Wheels” (1957), e cila u pre nga filmi përfundimtar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Varkën e marin dallgët/ Shpëtohet nga mbytja 35-vjeçari në Shëngjin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 35-vjeçar është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në Shëngjin.

Sipas informacioneve nga policia mjeti lundrues kishte dalë në det dhe si pasojë e dallgëve të mëdha personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në grykëderdhjen e lumit Buna.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur të shpëtohet 35-vjeçari me inicialet D.P.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Shëngjini për në grykëderdhjen e lumit Buna, ku familjarët kanë mundur të zbrisnin, ndërsa 35-vjeçari nuk ka arritur të zbresë, pasi e tërhoqën dallgët duke e përmbysur dhe fundosur mjetin.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Qeveria mashtroi biznesin e vogël për faljen e tatim-fitimit

LEXO EDHE:  Nga Klodian TOMORRI/ Miti i ARMO-s si pasuri kombëtare



Ai u shpëtua dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE