Connect with Us

Lukaku drejt Chelsea, Manchester United përfiton më shumë se Interi nëse realizohet

Seria A

Lukaku drejt Chelsea, Manchester United përfiton më shumë se Interi nëse realizohet

Publikuar

-

Interi duket se do të humbasë në këtë merkato edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm, Romelu Lukaku. Sulmuesi belg kërkohet me ngulm nga Chelsea, që është gati të bëjë gjithçka për ta marrë në skuadër.

Londinezët kanë përgatitur një ofertë rreth 100 milionë euro dhe Interi është gati ta pranojë. Megjithatë në rast se kjo do të realizohej, atëherë më shumë do të përfitonte Manchester United, se ziklatërit.

Sipas raportimeve të “The Telegraph”, thuhet se klubi italian duke t’i paguajë “Djajve të Kuq ende 50 milionë euro, për transferimin që u bë dy vjet më parë. Interi nuk e ka paguar ende të gjithë shumën për transferimin dhe tashmë i detyrohet ende klubit nga Manchester.

Megjithatë asgjë nuk përfundon këtu! Raportohet gjithashtu se United ka ruajtur 5% të kartonit të lojtarit, në rast se Interi e shet. Pra, me pak fjalë te Manchester United luten që ky transferim i sulmuesit te Chelsea të realizohet, pasi ata do të mbushnin arkat dhe të ardhurat mund t’i investojnë në merkato.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

VIDEO/ Interi “shfryn” ndaj Bolognas, zikaltërit kthejnë në “tabelë qitjeje” portën kundërshtare

Publikuar

-

Nga

Interi ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Bolognas në kuadër të javës së katërt të Serie A.  Skuadra e Inzaghit vinte pas një humbje të pamerituar ndaj Real Madrid në Champions League dhe skuadra e Mihajlovic rezultoi e duhura për t’u “shfryrë”.

Zikaltërit fituan me rezultatin 6-1, ku serinë e golave e hapi Lautaro Martinez  në minutën e 6. Në minutën e 29, Inzaghi do të kryente një zëvendësimin të detyruar pasi Correa do të linte fushën për shkak të një dëmtimi dhe në vendin e tij u inkuadrua Edin Dzeko.

Dyfishimi i rezultatin do të vinte në minutën e 30 me qendërmbrojtësin, Milan Skriniar dhe vetëm 4 minuta më vonë do të shënonte edhe Barella.



3-0 do të ishte rezultati përfundimtar i pjesës së parë dhe e dyta do të niste me të njëjtin ritëm. Vecino do të shënonte golin e 4 në minutën e 54 dhe vëtëm 10 minuta më vonë do të shënonte edhe Edin Dzeko.

Boshnjaku nuk do të mjaftohej, pasi në të 68’ do të shononte edhe golin e dytë personal dhe të gjashtin për skuadrën e tij.

Miqtë do të shënonin golin e nderit në minutën e 86’ me Theate.

Me këtë fitore neroazurri do të ngjiten momentalisht në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Bologna në vendin e 7 me 7 pikë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Debutimi mund të vijë të dielën, trajneri i Specias: Manaj është gati, pres Venecian më të mirë të mundshme

Publikuar

-

Nga

Të dielën mund të vijë debutimi i Rei Manajt me fanellën e Specias. Sulmuesi shqiptar rikthehet pas shumë viteve në Serie A, ku do të jetë nën urdhërat e një ish-lojtari të njohur. Tiago Mota ka folur për mediat dhe pohon se Manaj është gati dhe se do të jetë në garë për një vend në formacion kundër Venecias.

“Pres Venecian më të mirë të mundshme, edhe sepse po rritet. Jo vetëm në ndeshjen e fundit, edhe në Udine ata treguan se po rriten falë një trajneri shumë të mirë i cili stërvitet shumë mirë. Këtë mund ta shihni në fushë. Fizionomia e ekipit ka ndryshuar, por ata po bëjnë mirë falë tij. Pres një skuadër që, në shtëpi kundër një kundërshtari të drejtpërdrejtë, do të kërkojë tre pikët.



Manaj është gati, Nzola është gati, Salcedo është gati si dhe Antiste, Gyasi dhe Verde. Ne kemi të gjithë lojtarët që stërviten mirë, do të shohim se cilët do të thirren në Venecia”. ka thënë Tiago Mota.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Humbi 14 milionë dollarë pasuri me femra dhe baste/ Historia shokuese e ish-futbollistit të Juventusit që sot vuan për bukën e gojës

Publikuar

-

Nga

E çuditshme, por e vërtetë, dikur milioner, ndërsa tani vuan për bukën e gojës. Ish-futbollisti i njohur, Fabian O’Niell, është i fundosur, për shkak të veseve. 47-vjeçari, që në të kaluarën ka qenë pjesë e Juventusit, humbi 14 milionë dollarë pasuri me femra dhe baste.

O’Neill është një emër shumë i njohur për ata që kanë parë futbollin italian në vitet 90. Futbollisti nga Uruguaji zbarkoi në Itali duke luajtur fillimisht te Cagliari.

Në Sardenjë, O’Neill spikat dhe Juventus e blen atë. Në klubin bardhezi ai luan pak sepse në skuadër janë Del Piero dhe Zidane dhe ky ishte fundi i karrierës së tij.



Sot, megjithatë, O’Neill është përsëri i popullarizuar sepse në një intervistë ai zbuloi se kishte harxhuar 14 milionë dollarë në vetëm disa vjet mes alkolit, femrave dhe basteve. Tani jeta e tij ka rifilluar nga një bar në Montevideo.

“Unë vij këtu në mëngjes dhe ndihmoj Xhenet që është pronarja e lokalit. Njerëzit nuk habiten kur më shohin këtu, sepse ata tashmë më njohin.

LEXO TE PLOTE