Connect with Us

“Klani Basha” në mbrojtje të Bardhit/ Si u “braktis” ish-kryeministri

Politikë

“Klani Basha” në mbrojtje të Bardhit/ Si u “braktis” ish-kryeministri

Publikuar

-

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu tha demokratëve se “beteja” e tij sapo kishte filluar.

Në fakt vërtetë “beteja” e Bashës filloi pas 25 prillit, por një betejë për të çimentuar karrigen e kryetarit të PD.

Në vend që të bënte një analizë të humbjes, Basha shpalli një datë zgjedhjesh të brendshme, ku arriti të mbajë karrigen e kryetarit dhe më pas zhvilloi edhe një Kuvend Kombëtar, ku miratoi disa ndryshime në statusin e PD, ku u duk qartë se qëllimi ishte të “minojë” karrigen e kryetarit.

Dhe pasi u sigurua që të vijojë të jetë në krye të PD-së, bëri të ashtuquajturën analiza e zgjedhjeve në PD dhe këtë “mision” ia la në dorë të besuarit të tij, Gazment Bardhit, Sekretari i Përgjithshëm i Republikës së re, të Lulzim Bashës.

Por, ajo që ra në sy pas publikimit të kësaj analize është fakti se Gazment Bardhi e ka nxjerrë veten fitues në Elbasan, kur nëse do tiu referoheshim fakteve rezulton krejt e kundërta.

Kanë patur performancë brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Berat, 2. Dibër, 3. Elbasan, 4. Fier, 5. Kukës, 6. Korçë, 7. Lezhë dhe 8. Vlorë.”-thuhet ndër të tjera në raportin e PD.

CNA.al ka publikuar më parë shifrat krahasuese të plota për çdo qark, ku qartazi duket se Lulzim Basha nuk ka dështuar vetë por së bashku me ekipin e tij.

Sipas objektivave të vendosura nga vetë Basha dhe qendra, 20 drejtues politikë në qarqe kanë dështuar. Nga 12 qarqe që ka vendi, dy prej tyre kanë pasur më shumë drejtues. (Lexo këtu)

Por le të ndalemi në Elbasan, qark i cili i ishte besuar Gazment Bardhit.

Në Elbasan, përtej faktit se pati edhe një viktimë, Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi ka mbi 2100 vota më pak se objektivi elektoral i PD në këtë qark. (Shiko tabelen më poshtë).

Por, pasi Gazment Bardhi shpalli veten fitues, edhe pse shifrat tregojnë të kundërten, nuk munguan kritikat ndaj Sekretarit të Republikës së re. Një ndër emrat që doli publikisht dhe foli kundër Gaz Bardhit ishte edhe profesor Mark Marku, i cili në Kuvendin e PD tha se nuk mund ta bëjë analizën Gaz Bardhi, i cili nxori veten fitues, kur është humbës.

LEXO EDHE:  Kontrabandë në Doganën e Qafë-Thanës/ Arrestohet kandidati socialist

S’mund të bëjë Gaz Bardhi analizën e të tjerëve, kur do bëjë dhe analizën e vet dhe nxjerr që ka realizuar maksimalisht PD-ja pritshmëritë aty ku ka humbur dhe minimalisht aty u ka fituar, në Lezhë apo në Kukës. Është pa sens që ai që është vetë i përfshirë në çështje të bëjë analizën time.”-tha ndër të tjera Mark Marku.

Por, çfarë ndodhi më pas

Bashistët u hodhën menjëherë në “sulm”, duke mbrojtur me zell Gazin e Lulit.

Klani i Bashës, doli në mbrojtje të Gazmend Bardhit, duke mos lënë mënjeanë edhe “servilizmat”. Apo duke e quajtur Gaz Bardhin, edhe si “kundërshtari gjigant” i Edi Ramës.(Lexo këtu)

Pra, “Bashistët” i dolën menjeherë në krah Bardhit, gjë e cila në fakt nuk ndodhi në rastin kur sulmohej ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Ky i fundit u shpall non-grata disa kohë më parë, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërsa vetëm disa ditë më parë ambasadorja Yuri Kim doli me një qëndrim të prerë, duke kërkuar që Berisha të mos jetë në Kuvendin e ri që do të konstituohet në shtator.

Dhe ajo që është edhe më e çuditshme është fakti se asnjë prej anëtarëve të “Klanit Basha” nuk doli të thotë një fjalë për liderin historik të demokratëve, por nuk ngurojnë të flasin dhe ti dalin në krah Gazit të Partisë./CNA.al

Gaz Bardhi, kundërshtari gjigant i Ramës

Analiza-Objektivat dhe dështimi i Bashës/ Zgjedhjet, leksion për demokratët

Analiza/ Pse Basha vendosi objektivin 707 mijë vota

TABELA me shifrat sipas objektivave të Bashës/ 15 drejtues politikë dështuan, ja emrat dhe qarqet

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Nuk i ndan truprojat nga vetja/ Nga çfarë trembet Gaz Bardhi?

Gazetari fshikullon Bashistë e “gjoja Berishistë”/ “Fajin” e ka Gaz Bardhi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Çuni i Fahriut” sulmon Bashën/ “Mbyt” me leksione me Bashën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

PD po shkon drejt rrënimit çdo ditë e më shumë.

Edhe ata që deri më tej, e mbanin kokën nga Basha dhe kopjonin sjelljet e tij, e sulmojnë dhe i japin leksione.



Në nga këta është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili është shprehur i pakënaqur në lidhje me sjelljen dhe reagimin e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  “E Shkuara, e Sotmja dhe e Nesërmja”/ Mbahet konferenca për 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri

LEXO EDHE:  Thaçi akuza të forta Berishës/ Është përçarës i politikës, furnizoi me armë Millosheviçin  

“Çuni i Fahriut” i ka dhënë leksione Lulzim Bashës, në lidhje me qëndrimin ndaj çështjes “Berisha”, por edhe me Kuvendin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Largimi i të rinjve/ Bregu zbulon planin për shërimin e kësaj “plage”

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu gjatë një conference të zhvilluar në Shkup, është ndalur tek largimi i të rinjve, drejt BE-së.

Bregu, theksoi se për zgjidhjen e kësaj po mendohet nisja e një koalicioni rajonal mbi punësimin dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve në rajon.

Sipas Bregut, korrupsioni, niveli i ulët i jetesës dhe papunësia janë arsyet pse të rinjtë po largohen nga vendet e rajonit, drejt një jete më të mirë.

Gjithashtu ajo theksoi se shpresat për mbajtjen e të rinjve në vend janë shfrytëzimi i potenciale të integrimit dhe bashkëpunimi ekonomik rajonal, në mënyrë që të krijohet treg pune për të rinjtë në të gjithë rajonin.



“Ende ka interes të lartë të të rinjve për të qëndruar në rajon. Dhe ky është avantazhi ynë. Ata janë pasuria jonë më e madhe. Ato janë motori që nxit bashkëpunimin rajonal dhe pranimin në BE sepse i shohin mundësitë dhe nuk mbajnë bagazhin historik të konfliktit nga brezat e mëparshëm. Papunësia, korrupsioni janë disa nga sfidat kryesore me të cilat po luftojmë, gjithashtu dhe sfidat ekonomike janë të vazhdueshme, ky është një fakt i ditur, por pyetja e vërtetë është se si mund të shfrytëzojmë potencialin e integrimit dhe bashkëpunimit ekonomik rajonal? Tregu i Përbashkët Rajonal është një nga mundësitë. Nuk do mend se 6 është më e madhe se 3, por është e domosdoshme që gjashtë të kenë sukses në zbatimin e CRM dhe të mos bllokojnë njëri -tjetrin. Papunësia e të rinjve ishte 35.1% në Ballkanin Perëndimor në vitin 2020 krahasuar me 16.8% në BE. Vetëm duke e njohur këtë si një problem të madh, ne mund të fillojmë të gjejmë mënyra për ta zgjidhur atë. Skema e Garancisë së të Rinjve mund të ndihmojë në këtë drejtim dhe unë përgëzoj Maqedoninë e Veriut që është pioniere në zbatimin e saj ”, tha Bregu.

Më tej, Bregu bëri thirrje për mbështetje në nisjen e Koalicionit rajonal mbi punësimin dhe aftësitë, i cili do të sigurojë që kompanitë të zhvillojnë dhe mbajnë grupin e talenteve në Ballkanin Perëndimor.

LEXO EDHE:  “E Shkuara, e Sotmja dhe e Nesërmja”/ Mbahet konferenca për 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri

LEXO EDHE:  Berisha “non grata”/ Shehaj: Goditje e rëndë për demokratët

 “Ky është një nga shembujt konkret për të bërë një përparim në lëvizshmërinë rajonale. Ky është një mjet i cili do të mbajë të rinjtë tanë në rajon,” shtoi Bregu.

Përmes Projektit Rinor të Ballkanit Perëndimor të financuar nga BE, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal po ndërmerr hapat dhe veprimet e nevojshme për të përfshirë më shumë të rinjtë në procesin e vendimmarrjes në Ballkan.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngushtohet rrethi i Lulzim Bashës/ Kadilli paralajmëron grup të ri brenda PD

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Fatbardh Kadilli që synonte postion e kryetarit të PD ka paralajmëruar krijimin e një grupi brenda PD.

Në një intervistë në Abc News, ai ka thënë se do të bëhet opozitë brenda PD, duke filluar nga ai i pari por edhe të tjerë.



Ai është shprehur,  se nuk do të tërhiqet nga rruga të cilën e ka nisur që me garimin për kreun  e PD-së.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Mblidhet këshilli bashkiak, përcahet e djathta

LEXO EDHE:  Koalicion mes PD dhe PS?/ Berisha flet për “goditjen e mëshirës”

Paraprakisht Kadilli përveçse Lulzim Bashës ka sulmuar edhe ish-Kyeministrin Sali Berisha që sipas tij po mban peng PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE