Connect with Us

Jo vetëm Julian Shehu, Laçi humbet një tjetër titullar para Anderlechtit

Sport

Jo vetëm Julian Shehu, Laçi humbet një tjetër titullar para Anderlechtit

Publikuar

-

Julian Shehu mund të mos jetë mungesa e vetme e Laçit në sfidën e parë të raundit të 3-të të Conference League ndaj belgëve të Anderlecht, pasi përveç mesfushorit të skualifikuar për shkak kartonësh, trajneri Shpëtim Duro mund të mos ketë në dispozicion një tjetër element me shumë peshë në skuadër, bëhet fjalë për Mentor Mazrekajn i cili ka pësuar një dëmtim në stërvitje ditën e martë dhe nga sa mësohet do të jetë shumë e vështirë që të rikuperohet në kohë për sfidën e të enjtes në Elbasan Arena.

Nëse Mazrekaj nuk ia del atëherë vendin e tij në treshen e sulmit mund ta marrë një mes Ilird Ademit afrimit më të fundit të kurbinasve dhe të riut të talentuar Fatmir Prengaj duke patur parasysh edhe mungesën e Dave Harmon që ende nuk ka debutuar në Europë me Laçin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Portugalia nuk e fal De Biasin, Azerbajxhani u dorëzohet lehtë luzitanëve

Publikuar

-

Nga

Me siguri Gianni De Biasi kishte imagjinuar një kopje të ndeshjes kur Balaj shënoi atë gol të paharrueshëm dhe Shqipëria e tij fitoi 1-0, por nuk ndodhi kështu. Portugalia e tregoi qartë sot fuqinë e saj dhe diferencën me Azerbajxhanin.

Luzitanët, edhe pse pa Ronaldon arritën të fitojnë me shifrat e pastra 3-0. Ndërkohë që kapiteni bën gati prezantimin në Mançester, shokët e tij e mbuluan shumë mirë, duke shënuar dy herë në pjesën e parë me Bernardo Silva dhe Andre Silva në minutat 26 dhe 31.



Më pas Jota i vuri “kapakun” në minutën e 75, duke vulosur kapitullimin e pritshëm të djemve të De Biasit në këtë beteje me diferenca të frikshme në cilësi e jo vetëm.

Pa këtij triumfi, Portugalia kryeson grupin A me 13 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Azerbajxhani renditet në vendin e 5-të me vetëm 1 pikë. Fushatë e vështirë për ish-trajnerin e kombëtares sonë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Real Madrid bën njoftimin e rëndësishëm: Ja kur prezantohet Camavinga

Publikuar

-

Nga

Eduardo Camavinga u transferua nga Rennes te Real Madrid. Klubi madrilen njoftoi pak më parë se prezantimi i futbollistit do të bëhet ditën e mërkurë. Afrimi i mesfushorit 18 vjeçar ka qënë kërkesë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Ancelotti, i cili ka kohë që e ndjek atë.

“Real Madrid CF njofton se nesër, e mërkurë, 8 shtator, në orën 12:30, do të bëhet prezantimi i Eduardo Camavinga si një lojtar i ri i joni” – shkruan klubi.



Prezantimi i Camavinga mezi pritet nga tifozët e Realit të Madridit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Përballja ndaj Spanjës, Challandes: Ndeshje e jashtëzakonshme për Kosovën, ja ç’duhet të bëjmë

Publikuar

-

Nga

Bernard Challandes e ka të qartë se nuk mund të bësh gjëra të mëdha përballë një ekipi si Spanj, përballë se cilës çdo skuadër duhet të mendojë sesi të mbrohet. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri zvicëran i “Dardanëve” theksoi rëndësinë që ka mënyra sesi do të mbrohet Kosova dhe faza tranzitore e lojës, nga mbrojtja në sulm.

“Është e qartë se është shumë e vështirë jo vetëm për Kosovën të luash ndaj Spanjës. Kishin 76% zotërimin e tipit ndaj Suedisë, por në fund rezultati ishte 2-1 për suedezët. Është një ndeshje e veçantë ndaj Spanjës, por duhet të mbrohemi. Përballë tyre duhet të mbrohet edhe Italia, Kroacia… çdo skuadër. Por nëse mbrohesh shumë shumë mirë dhe tregohesh shumë i shpejtë në fazën tranzitore të lojës, mund t’u shënosh. Nuk mund të thuash se do të fitojmë përballë Spanjës, por mund ta mendosh. Kosova duhet të zhvillojë një ndeshje të jashtëzakonshme. Nuk është një ndeshje normale, është e jashtëzakonshme.”



Challandes mendon se në momente të veçanta të lojës, Kosova mund t’i bëjë dëm Spanjës.

“Çështja nuk shtrohet çfarë duam të bëjmë, por çfarë mund të bëjmë, si mund të sulmojmë pa top. Shpresoj të jemi një skuadër ofensive në fushë në momente të veçanta.”

LEXO TE PLOTE