Connect with Us

I shkarkuar nga Kuvendi/ Meta hakmerret, nis turin e kthimit të ligjeve

Politikë

I shkarkuar nga Kuvendi/ Meta hakmerret, nis turin e kthimit të ligjeve

Publikuar

-

cna lajme politike

Brenda dy ditësh, Presidenti Ilir Meta ka rikthyer dy ligje pas në Kuvend.  Dje, ktheu ligjin për të huajt dhe sot njofton se ka kthyer Ligjin për buxhetin.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar, kthimin në Kuvend të ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim.

Sipas Metës, akti normativ miratuar me ligjin nr. 86/2021, në nenet 1 dhe 2 të tij, bien ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Ky ndryshim i ligjit bazë, sipas arsyetimit të nismëtarëve, është sjellë si domosdoshmëri me qëllim adresimin e çështjes:

–  së ofrimit të fleksibilitetit të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, si dhe

– të ofrimit të kredibilitetit të qëndrueshmërisë së financave publike.

 Por në realitet, Akti Normativ i miratuar nuk influencon në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm çështjet e synuara nga Qeveria. Përkundrazi, kjo vendimmarrje ka një fushë veprimi dhe ndikimi më të gjerë për arsye se:

 Së pari, nëpërmjet ndryshimeve të miratura në Aktin Normativ nuk preken vetem parimet qe lidhen me qëndrueshmërinë e borxhit, si dhe të kufirit të defiçitit buxhetor, por nuk arrihen të zbatohen të gjitha parimet e parashikuara në nenin 4/1 të Ligjit Organik te Buxhetit (LOB), pikërisht të përdorimit të të ardhurave nga privatizimi për uljen e borxhit publik, si dhe parimin e displinimit të ndryshimit të ligjeve fiskale.

 Së dyti, ndryshimet e miratuara do të sjellin rrezikun real të lartë të rritjes së mëtejshme të borxhit publik, dhe të mos respektimit të disiplinës financiare për administrimin fiskal si në drejtim të burimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike.

 Duke patur në konsideratë edhe raportet zyrtare të institucioneve financiare ndërkombëtare të cilat operojnë, asistojnë dhe monitorojnë vendimmarrjet ekonomike si, FMN e Banka Botërore, lidhur me masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria me qëllim rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit nga pasojat e tërmetit të nëntorit të vitit 2019 dhe të Covid-19, vendi ynë kuotohet pikërisht në vendet e fundit, me një nivel shumë më të ulët të mbështetjes fiskale krahasuar me vendet e rajonit.

 Qëndrimi i Presidentit të Republikës për vendimmarrje më cilësore dhe rialokimet e fondeve me qëllim krijimin dhe përballimin e pasojave ekonomike të prodhuara nga fatkeqësitë natyrore kanë qenë të adresuara në mënyrë të përsëritur si në adresë të Qeverisë, por edhe Kuvendit.

 Lidhur me argumentin se ndryshimet e miratuara me Aktin Normativ ofrojnë  fleksibilitet të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, në realitet, Akti Normativ nëpërmjet ndryshimeve të miratuara, sjell efektin e drejtpërdrejtë në rritjen e shpenzimeve publike kryesisht nëpërmjet rritjes së investimeve si “stimul për nxitjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LEXO EDHE:  Video-Keti Bazhdari: Të gjithë e dinë që Ilir Meta është përfshirë në afera korruptive

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 01 korrik 2021, ka miratuar ndër të tjera edhe ligjin nr. 86/2021 “Për miratimin e Aktit Normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vendimi i Bashës i turpshëm”/ Bozdo: Jemi futur në qark nga Rama

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Kryesisë së PD-së Eno Bozdo është shprehur se vendimi i Lulzim Bashës për përjashtin e Sali Berishës nga grupi parlamentar është i turpshëm.

I ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Syri Tv, Bozdo thekson se PD është futur në qark nga Rama, pasi kryeministri me çfarë po ndodh, do mbretërojë në mënyrë të dhunshme.



Vendimi i Bashës është i turpshëm. Kemi disa humbje të koleksionauara dhe Berisha nuk ka folur, edhe pse gjithë partia priste të fliste. Mua më duket qark ku jemi kapur të gjithë. Në vend se të merremi me Ramën dhe gjithçka bën ai, ne merremi me gjëra që nuk kanë vlerë.

Në 2017, Berisha ka qenë mburojë për Bashën. PD ka humbur zgjedhjet. Rama po mbretëron, por do e çojë këtë vend në një dhunë të madhe. Nuk jemi të aftë për të dalë atje, ku ne e meritojmë që të dalim. Një PD në ditët më të mira të vetat, e përmbys Ramën dhe për këtë nuk ma ndërron mendjen njeri”, deklaroi Bozdo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dikush duhet të ikë nga PD”/ Bejtja tregon se kur përfundon beteja mes Berishës dhe Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Andi Bejtja, ka komentuar përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.

I ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Syri Tv, gazetari thekson se beteja do të përfundojë vetëm kur njëri prej tyre, ose Basha ose Berisha të ikë nga PD.



Dikush duhet të ikë nga PD, ose do iki Berisha ose Basha, rrugë të ndërmjetme nuk shikoj. Kjo punë mbaron me ikjen e njërit ose tjetrit në shtëpi.

Nëse nuk përfundon kështu, do të ishte fatkeqësi. Pyetja e madhe është se deri kur shqiptarët do dëgjojnë vetëm çfarë thonë ndërkombëtarët”, është shprehur Bejtja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha injoron totalisht Bashën/ Do të shkoj në mbledhje kur të më teket

Publikuar

-

Nga

Berisha në listën e zezë të SHBA/ Artan Hoxha ‘zë ngushtë’ Bashën

Ish kryeministri Sali Berisha ka injoruar totalisht vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, i pyetur nëse do të shkojë në mbledhjet e grupit parlamentar të PD, Berisha tha : Kur të më teket.

Ish kryeministri tha i vendosur se asgjë nuk e ndan nga ata dhe se është anëtar i atij grupi.

LEXO EDHE:  ‘Fundosën’ personin që mbronte vjedhjen e tij/ Ngjela nxjerr prapaskenat e forta: Çfarë e pret Ilir Metën

LEXO EDHE:  Këshilltarët e “fortesës” së Ilir Metës bashkojnë votat me PS-në



Biseda

Arian Çani: Do shkosh në mbledhje të grupit parlamentar të PD

Sali Berisha: Kur të më teket. Asgjë s’më ndan nga ata, jam anëtar i atij grupi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE