Connect with Us

Finalja e garës së 3000 metrave në “Tokio 2020”, ja ku pozicionua Luiza Gega

Sport

Finalja e garës së 3000 metrave në “Tokio 2020”, ja ku pozicionua Luiza Gega

Publikuar

-

E gjithë Shqipëria sot ishte me sy e zemër te Luiza Gega. Atletja kuqezi zbriti në pistën e stadiumit të Tokios për finalen e madhe në garën e 3000 metrave me pengesa, teksa u renditit në vendin e 13-të, me kohën, 9:34.10.

Bëhet fjalë për një event historik për atletikën tonë, pasi për herë të parë një atlete nga Shqipëria mori pjesë në finalen e Lojërave Olimpike. Luiza Gega arriti të siguronte një vend mes 15 atleteve më të mira të botës, falë një paraqitjeje të shkëlqyer të bërë në kualifikuese.

32-vjeçarja regjistroi kohën 9.23.85, duke u pozicionuar e pesta në baterinë 2 dhe e 11-ta në renditjen e përgjithshme, në një garë ku konkurruan 41 atlete. Kujtojmë se kualifikimi për në finale ishte edhe objektivi kryesor që kishte Luiza Gega për në “Tokio 2020”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kupa e Shqipërisë, ja 16 ndeshjet e planifikuara për të mërkurën

Publikuar

-

Nga

Të mërkurën e 22 shtatorit, do të luhet turi i parë i Kupës së Shqipërisë, aty ku skuadrat e Superiores kanë ndeshje të lehta në letër.

Pikërisht duke parë edhe ngjeshjen e kalendarit, pasi në fundjavë do të luajnë në kampionat, trajnerët pritet të bëjnë rotacione në formacione, për të mos ngarkuar lojtarët.



Ndeshjet e para do të luhen më 22 shtator, ndërsa ato të kthimit janë planifikuar të zhvillohen më 14 tetor. Rrugëtimi për finalen e Kupës së Shqipërisë nis të mërkurën, ku janë disa skuadra të cilat duan t’i shkojnë deri në fund dhe shihen si favorite për ta bërë këtë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shënoi gol duke “vallëzuar” në mbrojtjen kundërshtare, Ernest Muçi zgjidhet lojtari i ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Ernest Muçi shkëlqeu ditën e djeshme në fitoren 3-1 që Legia mori ndaj Leczna. Sulmuesi shqiptar e nisi takimin si titullar, ndërsa në minutën e 27-të shënoi një supergol.

Ish lojtari i Tiranës “vallëzoi” në mbrojtjen kundërshtare e në fund e dërgoi topin në rrjetë. Jo vetëm goli i shënuar, por Muçi bëri një ndeshje pothuajse perfekte dhe për këtë arsye u zgjodh lojtari i ndeshjes.



Përmes një postimi në faqen zyrtare, Legia bën me dije se sulmuesi i Kombëtares shqiptare është zgjedhur “Lojtari i ndeshjes”. Muçi bën një tjetër paraqitje pozitive dhe ky sezon do të jetë tepër pozitive për të.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

De Gea, më në fund një penallti e pritur… pas 5 vitesh

Publikuar

-

Nga

Rikthimi i De Geas, heroit të ditës në sfidën me West Hamin. Manchester United e ka kapërdirë me vështirësi zhgënjimin që humbi Europa League-n në finale me Villarealin, mbi të gjitha për mënyrën se si erdhi disfata. Spanjolli ka qenë për një kohë të gjatë në shënjestrën e tifozëve të “Djajve të kuq”, në bankën e akuzës, pasi nuk ia doli të priste asnjë nga 10 penalltitë, duke humbur dhe atë që gjuajti vetë. Me pak fjalë, nuk ndryshoi dot asgjë, as me këmbë, as me duar.

Në Angli ishte një paraqitje që nuk kaloi pa rënë në sy. Madje, pak kohë më parë, tabloidi “The Sun” i bëri një analizë të pamëshirshme. Spanjolli kishte pritur penalltinë e tij të fundit më 23 prill të 2016-ës dhe që atëherë nuk ka mundur të shpëtojë asnjë. Kaq u ka mjaftuar tabloidëve, për të stiluar krahasimin klasik, çfarë kohësh ishin kur portieri i United kishte pritur penalltinë e tij të fundit, atë ndaj Lukakut, në ndeshjen e gjysmëfinales së FA Cup me Evertonin, 5 vjet më parë.



Atëherë Barack Obama ishte ende president i SHBA, Anglia ishte ende pjesë e Bashkimit Europian, Angelina Jolie e Brad Pit ishin ende një çift i lumtur dhe Roy Hodgson ishte trajner i Anglisë.

E bukura e futbollit është se të jep gjithmonë një tjetër shans dhe ai i De Ge-as erdhi në sekondat e fundit, në sfidën mes United dhe West Hamit. “Djajtë e Kuq” ishin në avantazh 2-1 falë golave të Ronaldos dhe Lingardit. Te pika e bardhë, enkas për të gjuajtur penalltinë shkoi një specialist si Noble. De Gea ia doli të priste penalltinë, diçka që nuk ndodhte prej plot 5 vitesh.

LEXO TE PLOTE