Connect with Us

Cungu fton në kombëtaren U19 futbollistë nga Fiorentina dhe Interi

Kombëtare

Cungu fton në kombëtaren U19 futbollistë nga Fiorentina dhe Interi

Publikuar

-

Kombëtarja U19 do të luajë një ndeshje miqësore kundër Italisë në datën 13 gusht në prag të ndeshje kualifikuese të Kampionatit Europian 2022 që kuqezinjtë do të zhvillojnë në nëntor. 19-vjeçarët e drejtuar nga Armando Cungu do të grumbullohen në datën 6 gusht para se të nisen për Itali në miqësoren që do zhvillojnë në Koverçano. Ditën e sotme është bërë publike dhe lista e futbollistëve të ftuar nga trajneri Cungu. Ajo që bie në sy është rritja e nivelit të Superiores së 19 vjeçarëve, pasi nga 20 lojtarë të ftuar 9 janë nga Shqipëria.

Pjesa tjetër janë lojtarë që aktivizohen jashtë si Enea Cehu, Endri Zenelaj dhe Asan Mata te Sasuolo, Elio Toci te Fiorentina dhe Kristian Dervishi te Interi. Gjithashtu në një prononcim trajneri Cungu foli për vështirësitë që ka hasur Kombëtarja që pas rikthimit nga pandemia.

‘’ Vijmë pas një periudhe të vështirë për shkak të pandemisë, duket sikur gjërat po normalizohen tashmë. Kemi zhvilluar disa sfida miqësore, por përballë kësaj radhe do të kemi një ekip prestigjioz dhe me shumë vlera, siç është Italia. Gjithashtu edhe seleksionimet dhe grumbullimet përgjatë këtij viti i kanë shërbyer jo vetëm skuadrës, por edhe mua si trajner për të krijuar një ide më të qartë me lojtarët që aktivizohen këtu në Shqipëri.

Kemi pasur gjithashtu mundësinë për të parë nga afër në miqësoret që zhvilluam ndaj Kosovës edhe kontigjentin e lojtarëve që na vijnë nga jashtë dhe kjo sfidë do të jetë si një vazhdim i atyre miqësoreve, për të parë elementët që luajnë jashtë Shqipërisë. Ende jemi në fazën e vëzhgimit dhe seleksionimit të lojtarëve, megjithatë ne do të japim dhe do t’i marrim maksimumin kësaj ndeshjeje’, u shpreh trajneri Cungu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria dhe Kosova njohin rritje, ja klasifikimi i kombëtareve

Publikuar

-

Nga

Qeveria e futbollit botëror, FIFA ka përditësuar ditën e sotme renditjen në rang kombëtaresh.

Kombëtarja shqiptare është ngjitur në këtë klasifikim duke u renditur në vendin e 66. Shqipëria arriti të fitojë 2 nga 3 ndeshjet e fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” të muajit shtator ndaj San Marinos 5-0 dhe ndaj Hungarisë 1-0, por duke pësuar edhe një humbje ndeshjen e parë kundër Polonisë 4-1 në transfertë.

Gjithashtu edhe përfaqësuesja e Kosovës është ngjitur në këtë tabelë teksa renditet në vendin e 109. “Dardanët” nga tre sfidat e muajit shtator të kualifikuesve të Botërorit “KATAR 2022” arriti të triumfonte një herë ndaj Gjeorgjisë, barazuar 1 ndaj Greqisë dhe humbur një ndaj Spanjës.



Këtë klasifikim e kryeson sërish Belgjika, duke e ndjekur Brazili në vendin e dytë dhe podiumin e mbyll Anglia. Në vendin e katërt renditet Franca, në të pestin Italia e cila është dhe kampionia e Europës në fuqi.

Në vendin e gjashtë, Argjentina, në vendin e shtatë Portugalia. Në vendin e tetë Spanja, në të 9 renditet Meksika dhe në vendin e dhjetë klasifikohet Danimarka.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Pajtim Kasami nuk vjen te Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po vazhdon që të përforcohet me futbollistë cilësor në organikën e saj. Prurja e fundit ishte Nedim Bajrami, me çështjen që u fitua në CAS. Pas triumfit ndaj Serbisë, FSHF ia doli edhe njëherë tjetër për t’i shërbyer Kombëtares Shqiptare. Disa kohë më parë është folur edhe për afrimin e Pajtim Kasamit te Shqipëria.



Ndërkohë në mediat në Kosovë u hap sërish lajmi gjatë ditës së djeshme, se futbollisti i kishte thënë “PO” Shqipërisë dhe se Federata po bëhej gati për një tjetër çështje në CAS. Megjithatë “Sport Ekspres” zbulon nga burime afër futbollistit se nuk ka pasur kurrë një tratativë për të afruar këtë futbollist te Shqipëria, duke e lënë te Zvicra, atje ku ka 5 vite pa marrë një ftesë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Shqipëria do jetë solide në Europë”! Ish-futbollisti i Polonisë: Më befasoi! Fitore si e jona ndaj tyre nuk vjen për 200 vite

Publikuar

-

Nga

Prozhektorët e futbollit janë drejtuar përsëri nga klubet, por në Poloni vijon të diskutohet ende për Kombëtaren. Një ish-lojtar i përfaqësueses polake, Radoslav Kaluzni, jep mendimin e tij mbi atë çfarë pa në fushën e lojës në ndeshjet e muajit shtator. Kaluzni mbetet i kënaqur me rezultatet, por loja e zhvilluar ndaj Shqipërisë nuk e bind aspak. Kuqezinjtë e kanë befasuar dhe te ta sheh një potencial të madh në të ardhmen e afërt. Më tej shpresën e vetme në ekipin kombëtar polak Radoslav Kaluzni e gjen te Levandovski, pa të cilin vite të vështira i presin.

“Rezultatet me San Marinon dhe Shqipërinë janë të shkëlqyera, por loja është kështu-kështu. Sipas mendimit tim, Shqipëria ka një potencial të tillë që në një ose dy vite do të bëhet një ekip solid europian. Më befasoi shumë në ndeshjen në “Stadiumin Kombëtar”. Skuadra e Sousa-s luajti në shtëpi dhe dukej e tmerrshme për momente të gjata. Në rregull, ne fituam 4: 1. Të thuash që rezultati gënjeu për atë që po ndodhte në fushë do të thotë të mos thuash asgjë.



Më mirë të kuptojmë se nuk do të kemi sukses të bëjmë diçka të tillë në dyqind vitet e ardhshme. Katër goditje, katër gola, efikasitet prej kampioni botëror. Le të luajë Robert Levandovski deri në dyzet vjeç, përndryshe do të përfundojmë në një bodrum të errët. Mjaftoi që Levandovski të linte fushën në San Marino dhe filluan minutat e turpit”, ka thënë Radoslav Kaluzni

LEXO TE PLOTE