LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cilin status të Braçes duhet të lexojmë?

4 Gusht 2021, 08:23, Aktualitet CNA
Cilin status të Braçes duhet të lexojmë?

Dje foli për zjarret, pardje për vaksinën, 2 ditë më parë për transmetimin e ndeshjeve kampionatit, tre ditë më parë për betonin poshtë pallatit të vet.

Ishte kush na ishte, kush ishte?

Braçjaaaa!

Në 4 postime në facebook, Braçja kalon nga lufta e Gjirit, në mbjelljen e foragjereve.

Çdo ditë me nga një postim, dhe nuk bezdiset që të kthejë edhe ndonjë postim ekstra si kthim përgjigje për gazetarë që gjykojnë të pavend sjelljen prej opozitari të pafuqishëm të Braçes.

Por a janë sjellje prej opozitari, statuset e përditshme të Braçes?

Në statuset e vetëm 4 ditëve të fundit, mund të dallosh edhe hallin personal të Braçes të fshehur pas zëvendëskryeministrit të papushtetshëm, edhe populizmin e përzjerë me hallin personal, edhe demagogun që demagogjinë e përdor keq, edhe pushtetarin e plotfuqishëm.

Kushdo mund të zgjedhi secilin nga Braçet e këtyre katër ditëve, por Braçja vetë është vetëm një. Nuk është katër, e as 365 sa statuset e përvitshme në facebook.

Braçja i shpjegoi një gazetari, i cili nuk i honepsi dot ankesat në facebook te Braçes, se ai hallin e vet nuk donte ta zgjidhte me telefon, por donte ta zgjidhte si çdo qytetar. Dmth duke mos marrë në telefon për t’u ankuar, apo lutur tek ai drejtori që ka në dorë rastin, por duke ju drejtuar publikisht atija drejtorit me thirrje nga ballkoni i shtëpisë e që ta dëgjonin të gjithë komshinjtë!

Halli mbetet personal! Ka ndyshuar vetëm linja e komunikimit me drejtoritln që ka në dorë rastin. Dhe kështu duket edhe si parimore apo jo? Kështu eviton edhe që të ndeshesh në një komunikim të përgjuar me drejtora që dreqi e di se ç’muhabete bëjn gjithë ditën.

Betoni poshtë shtëpisë së Braçes nuk ësht betoni i vetëm i këtij qyteti, as i Shqipërisë. Por Braçja facebookun si telefonin publik të Zëvendëskryeministrit e përdori veç për hallin e vet. Dhe nuk ka gjë e nuk i ndotet reputacioni nëse në kohë si këto njerëzit fillojnë të besojnë që qenkësh i pafuqishëm. I Duhet edhe kjo. Epo kur nuk i binte dot telefonit për hallin e vet, sepse është parimor dhe i ndershëm, si mundet të ketë gisht në aq e aq ligje dhe VKM të miratuara në qeveri! Braçja nuk ka faj për to. Ai s’ka fuqi ti ndalojë.

U zgjidh reputacioni. Por pasi ke zgjidhur çështjen e reputacionit, duhet te zgjidhësh edhe se si do shohësh ndeshjet e futbollit. Dhe meqë komunikimi me telefonin publik që quhet Facebook, ju duk se funksionoi për betonin poshtë shtëpisë, ja kërcet edhe nji telefon tjetër me atë që ka në dorë hallin e kampionatit. Këtu ka rastin që të bëjë për vete edhe tifozët që mund të kenë të njëjtin hall, apo që do kenë të njëjtin hall kur të nisin ndeshjet. Dhe edhe nëse nuk janë bërë me Braçen sot se nuk kanë facebook, do ua kujtojë Braçja që ky ka folur ehuhaaa qëkur për këtë çështje. Dhe tifozeria do thotë: ka drejt mor vlla, veç ai i di hallet tona.

Nëse halli zgjidhet sepse ai që ka në dorë çështjen e kupton që me Braçen nuk bëhet shaka, atëherë tifozeria do brohorasi: Rroftë Braçja.

U zgjidh dhe tifozeria. Por meqë gjithë bota po flet për vaksinën, duhet futur një status me thirrje për vaksinim. Epo gjë në dorë nuk ka, por thirrje mund të bëjë sa të dojë! Fundja nuk do shkruaje në telefonin publik/facebook vetëm për hallet e veta! Një thirrje nuk bën keq. Është parimore! Është për një problem aktual! Dhe çështë më e rëndësishmja, askush nuk e mat dot se sa njerëz ta dëgjojnë fjalën dhe shkojnë të vaksionohen pasi u bëre thirrje ti! Pak demagogji nuk bën keq. 10-15 rreshta, se edhe shume kohë që të lexojnë njerëzit nuk kanë me gjith këto që shkruajnë të gjithë në telefonin publik/facebook.

Të nesërmen, meqë të gjithë ata që u vaksinuan atë ditë, mund ti numërosh si fansa që ta dëgjojnë fjalën (mund të ketë edhe tifozë mes tyre), atëhere vjen dita që të sillesh si pushtetar i pushtetshëm. E kë mund të kërcënosh më mirë sesa zjarrbënësit?! Është aktuale, ësytë edhe trimërore. I këput nga 10-15 rreshta edhe për ta duke e mbyllur që do ta paguajnë shtrenjtë. Mbase e lexojnë zjarrvënësit dhe ju dridhen leqet e këmbëve. Me shpresën ama, që lexojnë vetëm ketë të pagesës shtrenjtë dhe nuk lexojnë edhe atë tjetrin e betonit. Se do thonë: po hec o burr se Braçja paska kërcënu. Kush e pyt Braçen në qeveri!/CNA.al

Lajmet e fundit nga