Connect with Us

BE aktivizon mekanizmin e mbrojtjes civile/ Nisen drejt Shqipërisë dy helikopterë nga Çekia dhe Holanda

Aktualitet

BE aktivizon mekanizmin e mbrojtjes civile/ Nisen drejt Shqipërisë dy helikopterë nga Çekia dhe Holanda

Publikuar

-

BE ka aktivizuar mekanizmi  e mbrojtjes civile, për shkak të zjarreve që kanë pushtuar disa vende, ndër to edhe Shqipërinë.

Drejt Shqipërisë do të vijnë dy helikopterë që do të ndihmojnë në operacionet për shuarjen e fdlakëve, njëri do të jetë nga Çekia dhe një tjetër nga Holanda.

Ndërsa zjarret pyjore vazhdojnë të prekin rajone të ndryshme në Mesdhe dhe Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian po mobilizon me shpejtësi mbështetje për të ndihmuar vendet në kufizimin e përhapjes së zjarreve dhe mbrojtjen e jetës dhe jetesës.

LEXO EDHE:  BE investon 25.5 milion euro në Kamëz/ Soreca: Do të mbështesim Qeverinë e re

2 aeroplanë zjarrfikës nga Franca po dërgohen në zonat e prekura në Itali për të filluar operacionet e shuarjes së zjarrit sot. 2 avionë zjarrfikës nga Qipro po mbështesin Greqinë, në krye të një ekipi zjarrfikës për të mbështetur operacionet në terren. Përveç kësaj, Sllovenia po dërgon një ekip prej 45 zjarrfikësish në Maqedoninë e Veriut.

E gjithë ndihma mobilizohet përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, me bashkëfinancim nga Komisioni të paktën 75% të kostove të transportit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Heshtja e Bashës/ Berisha komenton qëndrimin e kreut të PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha, ka komentuar qëndrimin e Partisë Demokratike dhe kryetarit Luzlim Basha ndaj tij pas shpalljes non grata nga SHBA.

I ftuar në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli, Berisha u shpreh se PD ka mbajtur qëndrimin e duhur pasi ka kërkuar transparencë, duke theksuar se nuk ka asnjë fakt që të vërtetojë atë që ka deklaruar DASH.

Unë mendoj se PD ka mbajtur qëndrimin që duhet të mbajë, ka kërkuar qoftë në deklaratën e parë qoftë në vazhdim ka kërkuar transparencë. Që PD të konsolidojë dhe të marrë një qëmdrim ndaj Sali Berishës, PD duhet të ketë fakte dokumenta, prova, jashtë tyre PD nuk mund të mbajë qëndrim tjetër. Nëse do të ketë prova kundër, PD do bënte një gabim historik nëse nuk merret një vendim për përjahstimin e Sali Berishës nga partia“, shprehet Berisha.

LEXO EDHE:  “Jetojmë në Venezuelën e Manduros?”/ Ish-deputeti ngre alarmin: Rikthehen krimet, Shqipëria e pasigurt

LEXO EDHE:  BRUKSEL – BE në takim urgjent për çështjen e fluksit të emigrantëve



Përsa i përket atyre që kanë kërkuar që PD të distancohet nga Berisha, ish kryeministri iu përgjigjet:

Secili është i lirë të falsë çfarë të dojë. Sali Berisha është në këtë kuvend, dhe në çdo kuvend ka qenë dhe është deputet i PD. Ata të cilët nuk dinin abc e grupeve parlamentare janë të lirë të shprehen si të duan“./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha: 23 vite që kam drejtuar unë, PD ka qenë pro amerikane

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në  emisionin “Now” nga Erla Mëhilli në Euronews.

Pasi u shpreh i vendosur për qenë në Parlament, pavarsisht ultimimatumit të SHBA, pas shpalljen ‘non grata’, Berisha u shpreh se çështja e tij nuk e fut aspak në konflikt PD, ndryshe sa diskutohet sot.

“PD nuk futet kurrë në konflikt me asnjë shhet të lirë demokratik nëse mbron parimet e demokracise. 23 vite që kam drejtuar unë PD ka qenë pro amerikane. Është bazuar në respektimin e shoqërisë së lirë amerikanë, dhe parimeve të lira të shoqërisë europiane.

LEXO EDHE:  Shifrat rekord të të prekurve me Covid-19/ Mesatarja ditore e kësaj jave, sa 3-fishi i 3 muajve të fundit

LEXO EDHE:  Brexit/ Çfarë do të ndryshojë pas së premtes së 31 janarit?



Ndryshe nga mosrespektimi i këtyre parimeve sot Shqipqëria është katandisur në delen e zezë të Ballkanit e Europës dhe më gjërë.

Unë kam një mbështetje të jashtëzakonshme, për qëndrimin që mbaj, është më e gjërë se kurrë në spektrin e saj.

Po më mbështesin me qindra demokratë dhe njerëz që nuk kanë votuar kurrë Sali Berishën”, u shpreh lideri demokrat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i prerë/ “Të premten hyj në parlament, do respektoj zgjedhjen e sovranit”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Që nga shpallja e tij “non grata” nga DASH, është komentuar pafund nëse ish kryeministri, Sali Berisha pas fitimit të mandatit të deputetit do të jetë pjesë e parlamentit të ri.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli, Berisha u shpreh se të premten do të jetë në parlament pasi do të respektojë zgjedhjen e sovranit.



Ditën e premte do të shkoj në parlament në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve. Unë nuk fshihem pas mandatit. Nuk fshihem prapa sovranitetit. Nuk fshihem prapa dinjitetit. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur sovranitetin e vendit tim, sepse është shprehur nga zgjedhësit shqiptarë. Asgjë nuk mund ta shkelmojë atë, dhe mua nuk me mbetet tjeter përveçse ta respektoj. Asgjë nuk më detyron mua të shkelmoj mbi dinjitetin tim. Mandati është i parlamentit të një vendi Sovran. Unë nuk bëj asgjë tjetër përveçse i nënshtrohem sovranitetit. I nështrohem parlamentit dhe dinjitetit, tha Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE