Connect with Us

“Amerika ka marrë në dorë SPAK-un”/ Ngjela paralajmëron ngjarje të mëdha në politikë

Politikë

“Amerika ka marrë në dorë SPAK-un”/ Ngjela paralajmëron ngjarje të mëdha në politikë

Publikuar

-

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna #cnamuzik

Avokati Spartak Ngjela ka folur për thirrjen e Ambasadores Amerikane, Yuri Kim, e cila kërkoi lista të pastra në parlamentin e ri shqiptar.

Spartak Ngjela theksoi se ligji i dekriminalizimit nul lejon futjen ne parlament të personave që janë të shpallur non-grata në Amerikë, prandaj dhe Amerika kërkon që ish-Kryeministri Berisha të mos futet në Parlament.

“Duhet të jemi të qartë. Kur i ka ardhur ftesa nga Rama, Basha e ka refuzuar. Prandaj ka hyrë në lojë politika e madhe. Ky ka romanin ‘edhe i vetëm do luftoj’. Basha nuk është shprehur për aatë i kërkuan ata. Në jurisprudencën moderne heshtja është pohim. Deri tani ai është në pohim. Nuk besoj se do ketë kundërshtim nga Basha, sepse nuk e lejon ligji. Ligji pengon personin non-grata të hyjë në Parlament”, tha Ngjela, në një intervistë për Fax News.

Sipas avokatit, Amerika ka marrë në dorë SPAK-un, dhe tashmë kërkon të marrë në kontroll dhe parlamentin , gjë të cilën e vërteton deklarata e fundit të Yuri Kim.

“Politika amerikane nuk po i ndahet luftës për vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Ambasadorja nuk është e para herë që flet kështu. Mund të jetë e 100-ta. Politika amerikane po këmbëngul për vendosjen e drejtësisë dhe goditjen e krimit shtetëror. Ana tjetër e medaljes është se ajo thotë një gjë të rëndësishme. Ajo i thotë të dy palëve, duhet të bëni pastrimet për ata që duhet të hyjnë në parlament. Ata që janë non-grata në Amerikë, duhet të mos lejohen të hyjnë në Parlament. Kërkon një bashkëpunim të tyre në Parlament, sepse një parlament bashkëpunues është i nevojshëm për vijimin e reformës në drejtësi, sepse do të ketë ligje të tjera. Mazhoranca socialiste nuk ka 2/3. Ajo i thotë bashkëpunoni se ne nuk heqim dorë. SPAK e drejton politika amerikane, ajo nuk diskutohet. Tani ajo thotë dua të drejtoj dhe parlamentin“, u shpreh Ngjela.

LEXO EDHE:  “Nuk e fitojnë këtë dava”/ Paralajmëron Ngjela: Do ikin një nga një

Avokati Ngjela ka përjashtuar kategorikistht mundësinë që politika amerikane të kontrollohet nga Kryeministri Rama. Ai shtoi se shtatori mendohet të ketë ngjarje të rëndësishme politike në favor të funksionimit të drejtësisë

“Nuk ka mundësi që politika amerikane të drejtohet nga Rama. Ata ja kanë thënë. Politika amerikane nuk urdhëron. Ja kanë sugjeruar dhe ajo doli e tha. Pak ditë më parë bëri presion të hapur diplomatik. Tha ose hajde me ne, ose ik me Saliun dhe hani bar. Ata Berishën në parlament nuk do ta pranojnë. Ambasadorja thotë respektoni ligjin. Hyni në Parlament me një bashkëpunim dhe të pastrohen ata që i kap ligji i dekriminalizimit. Shtatori mendohet të ketë ngjarje të rëndësishme politike në favor të funksionit të drejtësisë”, tha ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Më në fund Basha e pranon/ PD nuk është zemra dhe shpresa për demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dikujt mund t’i duket e pabesueshme, dikujt tjetër se basha nuk mund ta thotë një gjë të tillë. Por, sot në parlament kreu ende në detyrë i  Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë “Pyes veten se çfarë duhet të bëj që PD të bëhet sërish valvula dhe zemra e shpresës për demokratët dhe shqiptarët”.

Pra, një fjali ku Lulzim Basha qartazi pranon se Partia Demokratike, me të në drejtim nuk është “zemra dhe valvula” e demokratëve.

Lulzim Basha, sot pa dashje, ndoshta dhe me qëllim ka pranuar një fakt, atë që po thonë demokratët dhe shumica e tyre çdo ditë, që Partia Demokratike nën drejtimin e tij nuk është zemra e demokratëve dhe shqiptarëve.

Ky është një fakt. Janë tre palë zgjedhje të humbura. Dështime pas dështimesh, skandale, pas skandalesh. Një parti autokrate e drejtuar nga mediokër dhe të paaftë, nga skandalozë dhe të korruptuar. Një forcë politike e përdorur personalisht prej tij për skandale korruptive, gjoba dhe pasurim të familjarëve të tij.

Lulzim Basha sot ka pranuar që PD nuk është “zemra dhe valvula e demokratëve”.

Por, përpara se ta pyesë veten, ashtu siç deklaroi sot në parlament, mos do ishte më mirë të pyeste demokratët.

Është koha që Lulzim Basha më mirë të pyesë demokratët. Dhe është shumë e thjeshtë, duke dhënë dorëheqjen ose të shkojë të votohet në Kuvend, me platformën e tij, ashtu sikundër përballë ka me mijëra firma, për një platformë ndryshe të Partisë Demokratike, për një drejtim ndryshe në PD, për një hapje të saj, që ajo të bëhet valvula dhe zemra e demokratëve.

LEXO EDHE:  “90% e politikanëve janë të korruptuar”/ Ngjela: Reforma në drejtësi nuk ka përfunduar

LEXO EDHE:  Humbi vëllain në shpërthimin e Gërdecit/ Avokati thirrje KQZ: Mos e regjistroni Fatmir Mediun në zgjedhje

Tashmë është Lulzim Basha që për këtë duhet të pyesë demokratët.



A ka më mundësi ai të jetë shpresa e tyre, a mund të jetë ai alternativa e tyre?

A mund të shkojë ai dhe të votohet?

Jo për t’u zgjedhur kryetar, por që të japë platformën e tij, në rast se mundet.

Dhe përpara se ta bëjë këtë, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pikërisht sepse në këto tetë vite Partinë Demokratike, nga “zemra dhe valvula” e demokratëve, e ka kthyer në një forcë politike të pashpresë. Në një “zemër” të sëmurë, që nuk ka më Doktor që t’i bëjë derman.

Tashmë ka vetëm një shpresë. Lulzim Basha të japë dorëheqjen dhe të lejojë që PD të hapet, të ndryshojë dhe të kthehet vërtetë në “zemrën dhe valvulën” e demokratëve dhe shqiptarëve./CNA.al

Basha në panik nga “Foltorja”/ Kërkon ndihmën e Berishës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadori Gjerman Peter Zingraf viziton Selinë e LRE

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Peter Zingraf ka zhvilluar një takim në Selinë e LRE me Kryetarin e kësaj Partie z. Arian Galdini dhe me disa drejtuesit kryesorë të LRE.

LRE – Lëvizja e Re është tashmë prej 1 viti në skenën politike shqiptare si një parti e djathtë dhe opozitare.

Vetëm pak javë më parë, në dt 21 gusht, LRE – Lëvizja e Re organizoi Marshimin e Dinjitetit nga Sheshi Skënderbej në Sheshin Nënë Tereza e më pas përballë Kryeministrisë, ku morën pjesë mbi 400 qytetarë.

LEXO EDHE:  Alibeaj ngre dyshime/ Të hetohet kush i dërgoi të burgosurit e rrezikshëm në dorën e Enkelejda Hoxhës!

LEXO EDHE:  PD çon në SPAK dosjen e inceneratorëve



Vizita e Ambasadorit Gjerman Peter Zingraf në Selinë e LRE, vjen pak ditë pas vizitës së lamtumirës së Kancelares Merkel në Tiranë, e menjëherë pas zgjedhjeve në Gjermani.

LRE e drejtuar nga Arian Galdini është e deklaruar si një parti e djathtë dhe opozitare, qartësisht pro Perëndimore, pro Integrimit Europian dhe vendosmërisht pro Reformës në Drejtësi/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Yuri Kim, sërish në zyrën e Bashës/ Zbulohen zyrtarët e lartë amerikanë në krah të saj

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, do të shkojë sërish në zyrën e kreut të PD-së në detyrë Lulzim Basha.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 15.00 dhe Kim do të jetë e shoqëruar nga disa zyrtarë të Kongresit Amerikan, si Robert Karem, senator Mc Connell. Paul Grove, Mike Levine, Alex Marc Farlane dhe Tobei Arai.

LEXO EDHE:  PD çon në SPAK dosjen e inceneratorëve

LEXO EDHE:  “Ngërçi” Rama-Meta/ Ngjela: Përplasje me mendësi komuniste



Nuk dihet tema e bisedës, por së fundmi është lakuar masivisht se Lulzim Basha e përjashtoi ish-kryeministritn Sali Berisha nga grupi parlamentar, në këmbim të mbylljes së hetimeve ndaj tij për çështjen e lobimeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE