Connect with Us

55 mijë euro për ish-lojtarin e Tiranës dhe Laçit, klubet shqiptare “ngecin në klasë”

Sport

55 mijë euro për ish-lojtarin e Tiranës dhe Laçit, klubet shqiptare “ngecin në klasë”

Publikuar

-

Davide Domgjoni kaloi këtë merkato nga Menemenspor te Luzern në Superligën e Zvicrës. Prizrenasi është produkt i Shkëndijës së Tiranës, ndërsa për dy sezone ka qenë pjesë e Tiranës në elitën e futbollit shqiptar.

Plot 55 mijë euro kanë paguar zviceranët për kartonin e 24 vjeçarit, që u largua vjet falas nga Laçi drejt Turqisë, aty ku pas një sezoni të mirë ia doli të ngjitë shkallët në karrierë. Nëse klubi turk përfitoi disa mijëra euro nga transferimi i Domgjonit, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për klubet shqiptare, që ende nuk ia kanë dalë të krijojnë një strukturë biznesi për yjet që kanë në ekip.

Një shembull negativ vjen nga Partizani, Laçi apo Vllaznia, të cilët nuk kanë mbajtur dot yjet e skuadrave duke iu larguar “free”, kryesisht drejt kampionatit turk që është kthyer në një “oaz” për shqiptarët. Për një vit në ligën e parë turke, Domgjoni ia rriti vlerën vetes nga 150 mijë euro, në gati 400 mijë euro.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Paraqitje dinjitoze/ Vllaznia mundet nga Juventusi, por largohet me kokën lart nga Champions League

Publikuar

-

Nga

Vllaznia i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve për femra në fazën play-off të turneut, duke iu afruar shumë afër asaj që do të ishte realizimi i një objektivi të jashtëzakonshëm, pjesëmarrjes në grupet e aktivitetit. E ka bërë duke u eliminuar nga një emër i njohur si Juventusi, që ka qenë superior në të dy ndeshjet.

Vajzat kuqeblu u mundën 2-0 në shtëpi në sfidën e parë, ku kishin raste për shënim ndërsa sot, në Torino, janë mundur me shifrat 1-0. Një pakujdesi në prapavijë i dha mundësinë Staskova të shënonte golin e avantazhit kur regjistrohej minuta e 34-t.



Ky rezultat qëndroi në fuqi deri në vërshëllimën përfundimtare të ndeshjes, edhe pse Vllaznia u mundua në fund që të shënonte një gol për një barazim historik, por nuk ia arriti qëllimit të saj.

Juventus-Vllaznia 1-0
34’ Staskova

LEXO TE PLOTE

Sport

Arsene Wenger: Botërorin çdo dy vjet e kërkojnë 166 vende

Publikuar

-

Nga

“Ne kemi vendosur të riorganizojmë kalendarin ndërkombëtar të ndeshjeve sepse 166 vende na kanë kërkuar ta organizojmë Kupën e Botës çdo dy vjet. Le të shohim nëse mund të ndryshojmë apo jo, sepse jemi në demokraci, por jam i bindur se plani im është i drejtë.”

Këtë e tha shefi komisionit të zhvillimin të futbollit botëror i FIFA-s, Arsene Wenger, në kuadër të prezantimit në Katar të programit “Futbolli i së Nesërmes”, një projekt i hartuar nga Grupi Këshillimor Teknik për të rishqyrtuar kalendarin ndërkombëtar nga viti 2024 e tutje.



“Misioni ynë është të përmirësojmë cilësinë e konkurrencës në nivel botëror”, – shpjegon ish-trajneri i Arsenalit nga Doha. – “Një nga shqetësimet kryesore është numri i ndeshjeve që ne luajmë. Duam të organizojmë ndeshje që kanë më shumë rëndësi, pra duam të përqendrohemi te cilësia dhe sasia. Më pak ndeshje, më pak gara. Plani ynë siguron më pak ndalesa dhe udhëtime për ekipet kombëtare, një ose dy dritare për kualifikimin, më pak udhëtime dhe më shumë pushim për lojtarët”.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Pija një gotë qumështi me vodka çdo mëngjes, tentova dy herë të vras veten”, ish-kapiteni i shtang të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Klaus Lundevkam është një nga ata ish-futbollistë të cilët e kanë përjetuar shumë keq largimin nga fushat e lojës.

Ish-mbrojtësi norvegjez, dikur një nga yjet e Premier Ligës ku mbajti edhe shiritin e kapitenit te Sauthempton, ka zbuluar kalvarin e gjatë të vuajtjeve dhe depresionit, që e çoi në një qorrsokak të errët e shumë të mundimshëm.

“Kam pirë një gotë qumështi të mbushur me vodka çdo mëngjes sapo zgjohesha. E bëra për nëntë muaj.

Është e pabesueshme se sa shpejt e lëshova veten dhe hyra në një situatë të pashpresë nga e cila nuk shihja rrugëdalje”, tregoi ish-futbollisti i cili ka luajtur 290 ndeshje në elitën e futbollit anglez mes viteve 1996-2007.



Ai u tërhoq nga futbolli për shkak të një dëmtimi që i dha një goditje të rëndë psikologjike.

“Isha aq i lodhur dhe në depresion, saqë porositja vetëm gjërat që më nevojiteshin: alkool, qetësues dhe kokainë. Dalëngadalë shkatërrova veten.

Në fakt ndodhi shumë shpejt. Gjithçka përfundoi në paranojë dhe frikë. Aq shumë sa që u mundova dy herë të vras veten. Për fat të mirë nuk ia dola”, tregoi ish-lojtari.

Shtrimi në një klinikë të specializuar në vitin 2008 e nxori nga ajo rrugë e errët dhe i shpëtoi jetën Lundevkam, i cili tashmë jeton në Norvegji, nga ku ka dashur të japë një mesazh për të gjithë ata futbollistë që kanë vuajtur në të njëjtën mënyrë largimin nga fushat e lojës.

LEXO TE PLOTE