LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj me pushime në Tokio/ Si mashtron me foto të sportistëve?

3 Gusht 2021, 13:48, Politikë CNA
Veliaj me pushime në Tokio/ Si mashtron me foto të sportistëve?

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur pushimet.

Jo në Shqipërinë që po digjet e shkrumohet nga zjarri, por në Japoni, në Tokio.

Prej disa ditësh, të paktën prej 31 Korrikut, sipas rrjeteve sociale të tij, ndodhet ne Tokio.

CNA.al mëson se Veliaj po bën pushime dhe ndërkohë po shijon edhe lojërat olimpike, duke përdorur herë pas herë sportistët tanë, sikur është atje për t?i mbështetur.

Me rastin e pushimeve tek tuk bën edhe ndonjë propagandë dhe fotografohet me sportistët shqiptarë që kanë marrë medalje.

A thua se fitoret dhe arritjet e tyre janë meritë e Veliajt, që t?i përdorë ai për propagandën e tij.

Në fakt, duket se kjo është një skemë mashtruese e tij për t?i hedhur hi syve opinionit publik, se gjoja është për punë dhe se ka marrë një ftesë nga zyrtarët atje.

Për më tepër hije dyshimi ngrihen edhe mbi financat e këtij udhëtime dhe takimeve-manipuluese që ai zhvillon atje për t?i nxjerrë në rrjete sociale, sikur është për punë zyrtarë./CNA.al

Lajmet e fundit nga