LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Valencia kërkon Vedat Muriqin, e duan edhe dy klube të Bundesligës gjermane

3 Gusht 2021, 09:00, Sport CNA
Valencia kërkon Vedat Muriqin, e duan edhe dy klube të

Vedat Muriqi nuk dëshiron të largohet nga Lazio dhe po punon fort për të bindur Maurizio Sarrin. Sulmuesi nga Prizreni hasi vështirësi të shumta në sezonin e parë në Serie A dhe deri tani nuk i ka justifikuar milionat që Igli Tare pagoi për të.

AS shkruan se në LaLiga po e kërkon Valencia. Gjashtë herë kampionët e Spanjës e pëlqejnë bomberin dardan dhe kërkojnë ta marrin në huazim të pastër, por Lazio pranon vetëm nëse shtohet opsioni i blerjes në fund të sezonit të ardhshëm.

Për Muriqin ka interesim edhe nga Gjermania. Dy klube të Bundesliga duan shërbimet e tij: Eintracht Frankfurt dhe M?Gladbach. Njëri mes lojtarit të Kosovës dhe Caicedos do të largohet nga Lazio, teksa fjala e fundit i takon trajnerit Sarri.

Lajmet e fundit nga