LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali-Shqipëria digjet/ Rama përdor helikopterin e ushtrisë  për udhëtime private

3 Gusht 2021, 19:48, Politikë CNA
Skandali-Shqipëria digjet/ Rama përdor helikopterin e ushtrisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzon qeverinë si përgjegjëse, për situatën kritike të zjarreve në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se të përdorësh helikopterin e ushtrisë për udhëtime private, ndërsa vendi digjet dhe mjetet për shuarjen e flakëve janë krejtësisht të pamjaftueshme është e turpshme, e papërgjegjshme dhe e pafalshme.

Më tej, ai thekson se shqiptarët e kanë të qartë se janë braktisur nga ky regjim që punon vetëm për veten dhe klientët e tij.

?Një shpërdorim i tillë i burimeve shtetërore, gjatë një emergjence që po kushton jetë dhe po dëmton pasurinë natyrore të vendit, nuk mund të jetë thjesht skandali i radhës, por duhet të trajtohet nga drejtësia si një krim për t?u hetuar dhe ndëshkuar!?-shkruan Gazment Bardhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga