LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Situatë alarmante nga zjarret”/ Basha akuza qeverisë

3 Gusht 2021, 16:29, Politikë CNA
“Situatë alarmante nga zjarret”/ Basha akuza qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar alarmante situatën e zjarreve në vend.

Ndërsa shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të një personi në Gjirokastër, Basha akuzon qeverinë, se nuk ka ndërmarrë masat e duhura për normalizimin e situatës.

?I shpreh ngushëllimet familjes së Andrea Haxhiaj që humbi jetën sot si pasojë e zjarrit në zonën e Gjirokastrës. Masat gjysmake te qeverisë nuk e kanë normalizuar dot situatën alarmante të shkaktuar nga zjarret e ditëve te fundit në vend. Pavarësisht paralajmërimeve të qytetarëve dhe medias, në shumë zona zjarret vijojnë prej ditësh, ndërsa angazhimi i vetëm i qeverisë ka qenë përpjekje me mjete rrethanore të papërshtatshme dhe servirja e videove te zyrës së propagandës.

Si në rastin e tërmetit, emergjencat civile dhe qeveria ndodhen totalisht të papërgatitura për t?u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të shmangur pasojat e katastrofave natyrore. Përgjegjësi i kësaj situate vijon turet e inagurimeve false duke lënë në mëshirë të fatit banorët dhe qindra hektarë që po digjen prej ditësh. Është momenti që çdokush që ndodhet në zonat e rrezikuara nga zjarri të largohet dhe të kujdeset për jetën. Forcat e emergjencës që ndodhen në terren të marrin masa urgjente që brenda mundësive të sigurojnë jetën e banorëve të rrezikuar dhe të shmangin përhapjen e mëtejshme të zjarreve.?-shkruan Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga