LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria digjet/ Meta e Rama shkruajnë statuse në Facebook dhe Instagram!

3 Gusht 2021, 17:21, Politikë CNA
Shqipëria digjet/ Meta e Rama shkruajnë statuse në Facebook dhe

Është përkeqësuar situata e zjarreve në Shqipëri, teksa është shënuar edhe viktima e parë në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër. Një 64 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij është në gjendje të rëndë.

Ndryshe nga çfarë thanë mbrëmë në mbledhjen e Komitetit të Mbrojtjes Civili ministri i mbrojtjes Peleshi dhe Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako se në vend janë vetëm tre vatra zjarri aktive, situata e sotme është krejt ndryshe. Zjarret janë shtuar e bashkë me to edhe rreziku.

Nga ana e tij Presidenti i shkarkuar i Republikës ka shprehur shqetësimin me anë të një mesazhi në facebook, duke thënë se ?Prej më shumë se një muaji, kam kërkuar reagimin në kohë të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë Brendshme për mbështetjen e pushtetit vendor, në të gjitha bashkitë, për të qenë në gatishmëri për situata të papërballueshme për kapacitetet lokale?, por del se atë nuk e ka dëgjuar njeri.

Ndërsa Kryeministri ditën e sotme lajm të parë kishte restaurimin e një kishe në Ksamil, ndërkohë që duhej të ishte ai i pari pranë njerëzve në nevojë të rrezikuar nga zjarret.

Edhe Presidenti Meta, edhe Kryeministri Rama duhej të ishin sot me e pranë njerëzve në nevojë, siç bën prej ditësh Presidenti i Turqisë dhe Kryeministri i Greqisë.

Mirëpo udhëheqësit tani e quajnë të kryer detyrën me mesazhe nga facebook-u e jo duke qene ne ballë të punëve për prandalimin e pasojave të zjarreve të shumtë.

Jo se vajtja e tyre do te shuante zjarret, por do të ishte tregues pergjegjësie dhe shfaqje e silidaritetit me njerëzit në nevojë, do të ishte mbështetje dhe inkurajim për të gjitha forcat që po luftojnë me flakët, do të ishte edhe impenjim nga ana e atyre vetë për të parë situatën nga afër e për të ditur më mirë se çfarë duhet bërë!

Meta shkonte në Vlorë tre herë në ditë gjatë fushatës për të bërë vota për LSI-në, le të shkojë edhe tani një herë të vetme të shohë nga afër se ç?po ndodh me zjarret dhe se si po funksionon shteti që ai drejton?

Të njejtën gjë duhet të bëjë edhe kryeministri e të ngrejë në k?mbë gjithë qeverinë dhe institucionet e tjera të shtetit!

Jo Shqipëria digjet dhe Meta e Rama krihen duke shkruar statuse në facebook dhe instagram!/CNA.al

Lajmet e fundit nga