LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ramës i dështon propaganda/ Buxheti i shtetit, bankomat për klientët e qeverisë

3 Gusht 2021, 18:12, Kronika CNA
Ramës i dështon propaganda/ Buxheti i shtetit, bankomat për

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ndërsa reagon në lidhje me situatën e rëndë të zjarreve në vend, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku akuzon Ramën se e përdor buxhetin e shtetit si bankomat për klientët e qeverisë dhe PPP-të korruptive.

Sipas Tabakut, propaganda e shtrenjtë nuk i ndihmon qytetarët dhe as pasurinë natyrore që shkrumbohet

?Kur buxhetin e shtetit e përdor si bankomat për klientët e qeverisë dhe PPP-të korruptive, mjetet rrethanore mbeten arma e vetme e atyre që po luftojnë kundër zjarrit me kurajo dhe vetëmohim.

Propaganda e shtrenjtë nuk i ndihmon qytetarët dhe as pasurinë natyrore që shkrumbohet. Sa herë vendosemi në provë po aq herë dështojmë turpshëm duke shfryrë tullumbacen e gënjeshtrave.

Shqiptarët në mëshirën e fatit dhe darën e korrupsioni që përditë i shtrëngon sot janë vetëm.?-shkruan Jorida Tabaku./CNA.al

Lajmet e fundit nga