Connect with Us

“Qeveria gjysmake dhe opozita inekzistente”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën: Ju jeni fatkeqësi

Politikë

“Qeveria gjysmake dhe opozita inekzistente”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën: Ju jeni fatkeqësi

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar alarmante situatën e zjarreve në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të një personi në Gjirokastër, Basha akuzon qeverinë, se nuk ka ndërmarrë masat e duhura për normalizimin e situatës.

Masat gjysmake te qeverisë nuk e kanë normalizuar dot situatën alarmante të shkaktuar nga zjarret e ditëve te fundit në vend. Pavarësisht paralajmërimeve të qytetarëve dhe medias, në shumë zona zjarret vijojnë prej ditësh, ndërsa angazhimi i vetëm i qeverisë ka qenë përpjekje me mjete rrethanore të papërshtatshme dhe servirja e videove te zyrës së propagandës.

Si në rastin e tërmetit, emergjencat civile dhe qeveria ndodhen totalisht të papërgatitura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të shmangur pasojat e katastrofave natyrore.”-shkruan ndër të tjera Basha. (Lexo këtu)

Por, pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në komente kundër kreut të PD-së.

Qytetarët shkruajnë se vendi ka një qeveri gjysmake, dhe një opozitë inekzistente, duke e cilësuar këtë si fatkeqësi për shqiptarët.

LEXO EDHE:  Pse Luli ngelet gjithmonë në opozitë?/ Patozi ‘dush të ftohtë’ Bashës

“Ju jeni fatkeqësia e këtij populli: Një qeveri gjysmake dhe një opozitë inekzistente. Shyqyr që zgjoheni për të bërë opozitarin në fb, se në realitet jeni në letargji dimër e behar. Përgjegjësi buron si nga veprimi, ashtu dhe nga mosveprimi, ndaj përgjegjësi për këtë situatë keni padyshim dhe ju pseudoopozitarët”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan “Meqë qenke këput nga mërziadhe po të dhemb shpirti nga zjarret që po shkrumbojnë vendin, dil në terren Zotëri. Merrni skuadrën tuaj të PD e shko e fik zjarret kontriboni dhe ju”.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Lufto” ti i pari për demokraci dhe liri mos i zhgënje votuesit. Ka filluar zhgënjimi! Mos harro.”

Më tej një tjetër komentues shkruan “Qeveria dhe opozita u pasuruan duke lënë vendin në mëshiren e fatit”.

Gjithashtu një qytetar shkruan “Lulush nuk zgjidhen problemet e zullumet e Rilindjes me FB, mos flej gjumë se nuk të vjen ky shanc më bëj diçka për vendin tënd”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Lëvizja e Berishës/ Zbulohet qyteti ku do të zhvillohet takimi i radhës me demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket se nuk do të tërhiqet nga beteja, për rikthimin e demokracisë në PD.

Pas dy takimeve madhështore në Tiranë dhe Fier, ku bërë bashkë qindra demokratë, Berisha do të shkojë ditën e shtunë në qytetin bregdetarë të Vlorës.



Lëvizja e Berishës e quajtur “Foltorja”, ka për synim një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur dhe do të vijojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i nxjerr thinjat Lulit/ Basha harron të lyejë leshkat me bojë

Publikuar

-

Nga

Po përdorim një term krahinor, që vjen nga Korça ku flokëve iu thonë leshka.

Lulzim Basha, njeriu që nuk thinjet kurrë njësoj si gomari, sot ka tentuar të dalë nga selia gjoja për të pirë një kafe tek oborri PD, ku çuditërisht edhe çadrën e ka gjetur me slogane serbe, por gjithsesi ajo që ka rënë në sy tek gazetarët, është se Lulzim Bashës i kishin dalur thinjat.

Disa reporterë, kolegët tanë, të cilët ndodheshin atje afër, thanë se për herë të parë kanë parë se Luli kishte thinja, dhe më pak brilantinë në flokët e tij.

Thinjat duken qartazi. Pas gati 10 ditësh betejë me Sali Berishën, Lulzim Bashës i dalin thinjat të cilat mesa duket Aurela ka harruar t’ia lyejë me KNA-në si bojë këpucësh apo ti vendosë brilantinën si një student i viteve 30.

LEXO EDHE:  Farsa e zgjedhjeve në PD/ Paralajmërimi një vit më parë i Rusmalit

LEXO EDHE:  Lulzim Basha show me hapjen e partisë/ Kokat që do “presë” dhe cilët kërkon të shpëtojë

Gjithsesi është e rëndësishme që më në fund u siguruam që Luli nuk është gomar nga leshkat të paktën, sepse Luli thinjet, sepse deri dje shumë persona e kanë marrë Lulin për gomar, duke thënë se ky dhe gomari nuk thinjen.



Sot ne Lulin e kemi gjetur me thinja. Fotot më poshtë tregojnë  se vërtet Lulzim Basha pas 10 ditësh betejë me Berishën, ose ka harruar ti lyejë flokët me bojën e tij të ‘këpucëve’ ose Aurela ka filluar ta lërë pasdore.

Të presim ditët në vijim çfarë do të ndodhë me leshkat e Lulit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

LEXO EDHE:  Vrau studenten/ S’kanë fund telashet për të riun shqiptar

LEXO EDHE:  Lufta kundër informalitetit/ Basha: Rama bën ligje për oligarkët



“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

LEXO TE PLOTE