LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pol Pot: Diktatori i përgjakshëm i Khmerëve të Kuq komunistë

3 Gusht 2021, 08:27, Blog CNA
Pol Pot: Diktatori i përgjakshëm i Khmerëve të Kuq

Nga Nicola Ianuale?Vanilla Magazine?

Në vitin 1975 Kamboxhia ishte një fushëbetejë ku ishin të angazhuar vietkongët komunistë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Sovjetik, Kina, qeveria lokale dhe revolucionarët komunistë. Dhe ata që u sakrifikuan në atë lojë aleancash ishin qytetarët e zakonshëm, të cilët u bënë protagonistë të një masakre të paparë, sa i përket motiveve dhe metodave, dhe të një tragjedie të tmerrshme që hyri në histori si ?gjenocidi Kamboxhian?.

Arkitekti kryesor i kësaj ngjarje ishte udhëheqësi i pamëshirshëm i Khmerëve të Kuq (një titull i hierarkëve të Partisë Komuniste Kamboxhiane), një emër që ka mbetur i famshëm në histori Pol Pot, pseudonimi i Salot Sar.

Shifrat e sakta të viktimave gjatë viteve 1975-1979, janë ende subjekt i debateve midis historianëve. Në parim, pranohet që numri i të vdekurve është rreth 1milionë e gjysmë, por në teori mund të shkojë deri në 3 milionë. Pol Potlindi në Prek Sbauv më 19 maj 1925.

Ai ishte djali i një pronari tokash të pasur, dhe u rrit në oborrin e mbretit, pasi motra e tij ishte një nga konkubinat e këtij të fundit. Kur ishte i ri ai u shkollua në fillim në një manastir budist, ku kaloi 6 vjet, dhe më pas në Francë duke nisur nga viti 1949.

Në Paris, Salot ra në kontakt me idetë komuniste, la pas dore studimet dhe iu përkushtua aktivisht politikës. U rikthye në atdhe në vitin 1953 dhe që atëherë emri i tij do të jetë i lidhur pazgjidhshmërisht me Partinë Revolucionare Popullore Khmer, në të cilën ai ishte anëtar themelues.

Në ato vite, Kamboxhia u trondit nga një sërë krizash politike, që në vitin 1955 e detyruan mbretin Sihanuk të abdikonte nga froni dhe të mbante zgjedhje të reja. Por ky veprim, ishte planifikuar enkas nga sundimtari për të legjitimuar pozicionin e tij si kreu i padiskutueshëm i shtetit.

Ai themeloi partinë e tij, dhe duke përfituar nga popullariteti i fituar që kishte në shtresat e ulëta të popullsisë, u zgjodh kreu i qeverisë gjithashtu përmes kërcënimeve të shumta dhe manipulimeve elektorale. Anëtarët e partisë së Pol Potit, u detyruan të fshiheshin nëpër male për t’i shpëtuar persekutimeve të Sihanuk.

 

Pas 12 viteve në arrati, Pot fitoi mbështetjen e Republikës Popullore të Kinës dhe së bashku me ndjekësit e tij, rrëmbyen armët për të çliruar Kamboxhian. Krahu i djathtë i Sihanuk, Lot Nol, ishte një pro-amerikan i vendosur. Ndërkohë mbreti, ndryshe nga ky i fundit, kishte mbështetur një linjë nacionaliste, ndaj me kalimin e kohës vendosi ta lehtësojë presionin mbi partinë e Potit.

Kjo gjë solli një grusht shteti në vitin 1970 kundër Sihanuk nga Lot Nol i mbështetur nga qeveria e SHBA-së. Situata në Kamboxhia e favorizoi ngritjen e Pol Potit. Popullariteti i komunisteve ishte rritur që në vitin 1969, pas një serie sulmesh nga aviacioni amerikan. Kufiri me Vietnamin ishte afër dhe shpesh vietkongët kalonin në territorin kamboxhian dhe e përdornin atësi bazë. Për këtë arsye Uashingtoni shtriu edhe atje bombardimet sistematike me napalm.

Pasi u rrëzua nga pushteti, Sihanuk kaloi nga një simpatizant në një mbështetës të Partisë Komuniste Khmer. Lot Nol, diktatori i ri Kamboxhias, nisi reprezaljen kundër Khmerëve të Kuq, dhe kështu lindi një guerilje e pamëshirshme që në vitin 1975 hyri fitimtare në kryeqytetin Phnom Penh.

Nol u arratis në SHBA, ndërsa komunistët nisën një gjenocid që i mori jetën mbi 1.5 milionë njerëzve. Pot emëroi ish-monarkun Sihanuk si kreun e shtetit për të shfrytëzuar popullaritetin e tij të brendshëm dhe reputacionin ndërkombëtar. Por nëpraktikë, ai nuk ishte asgjë më shumë sesa një kukull në duart e komunistëve.

Duke ndjekur modelin e Benito Musolini me Perandorinë e madhe Romake, diktatori kamboxhian e përgatiti popullin e tij për një revolucion të paparë që kishte si referencë lavditë e Perandorisë Khmer, që u themelua në vitin 800 dhe pushoi së ekzistuari në vitin 1431.

Pot urdhëroi të gjithë popullsinë të evakuohej nga qytetet. Duke ndjekur shembullin e Maos në Kinë, edhe ai donte të bënte një ?Hap të Madh Përpara?. Ai synoi të ndërtonte një të ardhme, ku vendi do të ishte i lirë nga çdo ndikim perëndimor që e kishte ?ndotur? atë.

Kësisoj, ashtu si Phnom Pen, të gjitha qytetet e tjera të mëdha u zbrazën plotësisht në mënyrë që popullsia të mund të jetonte në fshat dhe të fillonte të punonte në njësitë e prodhimit kolektiv të quajtur kooperativa. Premisa e ideologjisë së Pot ishte bashkimi i një nacionalizmi të flaktë me një komunizëm të tipit maoist, qëllimi i të cilit ishte të rikthente kombin në fuqinë dhe shkëlqimin e Perandorisë Kmere përmes rritjes së prodhimit të orizit.

Por puna për këtë arritje, ishte pa asnjë logjikë apo racionalitet, dhe kostoja u pagua nga burrat, gratë dhe fëmijët, që u bënë skllevër të një të çmendurie që i dënoi ata me një agoni të gjatë. Turnet e punës ishin rraskapitëse, dhe arrinin derinë 10-12 orë në ditë. As fëmijët nuk u përjashtuan nga dhënia e kontributit të tyre në atë kauzë.

Në fillim, rendi i ri politik ishte në favor të përdorimit të parave dhe shtypi një monedhë të re për njëfarë kohe. Por edhe ky element i civilizuar u anulua në favor të shkëmbimit mall me mall si dikur, një zgjidhje kjo në përputhje me procesin e vazhdueshëm të de-perëndimorizimit të vendit.

Në fund i gjithë kombi u mbyll plotësisht për të huajt, duke eliminuar kështu çdo shkëmbim tregtar. Viktimat e para të regjimit ishin kundërshtarët politikë, ish-zyrtarët e qeverisë së mëparshme, borgjezët dhe kushdo që nuk pranonte t?i bindej ?idealeve? të Pol Potit. Popullsia u ndalua të mbante rroba shumëngjyrëshe, të lexonte libra, madje edhe të mbante syze. Sipas Khemrëve ato ishin mjete tipike të intelektualëve, dhe kësisoj të Perëndimit. Kjo prapambetje kulturore, shërbeu për të detyruar çdo kamboxhian të angazhohej në mënyrë aktive në rritjen e prodhimit të orizit.

Por kaosi në organizim ishte i tillë që në vend të rritjes pati një uri në masë. Fshatarët e skllavëruar nëpër kooperativa vdiqën nga uria dhe vështirësitë e shumta, pasi ishin të keq-ushqyer me racione të pakta, ose u sëmurën. Të gjithë mjekët e regjimit të mëparshëm ishin vrarë ose burgosur nëpër kampe.

Në vend të tyre punonin mjekë të rinj papërvojë, të cilët mund të kryenin vetëm trajtime me metoda dhe ilaçe jo-perëndimore, gati gjithmonë joefektive. Për më tepër, gardianët në kooperativa ishin thuajse gjithmonë fëmijë dhe adoleshentë të manipuluar psikologjikisht, për të kryer veprime të neveritshme.

Pot dhe shokët e tij ishin të bindur se dështimet ekonomike po shkaktoheshin nga kundërshtarët e fshehtë që vepronin në hije. Ndaj kushdo që dyshohej se e urrente revolucionin e priste një fat tragjik. Kombi ishte i varfër dhe për të kursyer plumbat ushtarët i ekzekutonin viktimat duke i rrahur për vdekje me shkopinj, shata dhe thika.

Me përkeqësimin e krizës ekonomike Pol Pot fillojë të ngrejë dyshime edhe për anëtarët e partisë së tij. Shumë eksponentë të saj u akuzuan se e kishin tradhtuar revolucionin. Pot urdhëroi ekzekutimin e zyrtarëve të tij dhe të gjithë anëtarëve të familjes së tyre, duke shkaktuar një spastrim të brendshëm.

Një rast ekstrem ishte ai i vitit 1978, ku e gjithë popullsia e një rajoni (rreth 100 mijë njerëz) u akuzua për bashkëpunim me drejtuesin lokal të partisë. Ky i fundit nuk kishte qenë në gjendje të përmbushte detyrat e tij në emër të kauzës komuniste, ndaj që të gjithë banorët u ekzekutuan.

Fatmirësisht, rënia e Pol Pot nisi në fundin e vitit 1976. Diktatori nisi të armiqësohej me Vietnamin, që sipas tij ishte fajtor për pushtimin e territoreve që i përkisnin historikisht popullit Khmer. Këto mosmarrëveshje degraduan në një përplasje të armatosur në vitin 1978, kur qeveria e Hanoi pushtoi Kamboxhian dhe e mposhti me lehtësi ushtrinë e Pol Pot.

Më 7 janar të vitit 1979, Pot me një numër të madh ndjekësish, u tërhoqën drejt kufirit me Tajlandën. Në vend u formua një qeveri e re e koalicionit, por diktatori i çmendur vazhdoi për vite të tëra të kontrollonte disa zona dhe të luftonte në përpjekje për të rifituar kontrollin e vendit.

Një nga veprimet e fundit që kreu diktatori ishte ekzekutimi në vitin 1997 të krahut të tij të djathtë, Son Sen, fajtor për mbështetjen e krijimit të një qeverie zyrtare. Pol Pot u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpiak. Sipas dëshmisë së gruas së tij, Pol Pot vdiq në Anlong Veng më 15 Prill 1998 nga një sulm në zemër, natën që u njoftua se ai do të vihej përpara drejtësisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga