Connect with Us

“Perëndimi” fundos 42-vjeçarin/ Sekuestrohet 14.3 kg kokainë

Kronika

“Perëndimi” fundos 42-vjeçarin/ Sekuestrohet 14.3 kg kokainë

Publikuar

-

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta.

Mësohet se në kuadër të operacionit antidrogë, i koduar “Perëndimi”, është sekuestruar rreth 14.3 kg lëndë narkotike kokainë.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike.

Ditën e sotme, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në kuadër të operacionit policor “Perëndimi”, kanë kaluar në vijën e dytë në dalje një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin B. R.

Për një kontroll më të specializuar automjeti është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat e DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit të Durrësit, që veprojnë përher në Port.

LEXO EDHE:  "Mos luaj me zjarrin"/ PD e Shkodrës , thirrje  Ramës

Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në automjet në pjesën e kroskotit ishin fshehur pako me lëndë të dyshuar si kokainë me peshë rreth 14.3 kilogramë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Durrës, (drejtuesi i automjetit).

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Porti i Durrësit nyje konkurruese për narkotrafikun ndërkombëtar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar ndjeshëm duke e kthyer portin e Durrësit në një nyje konkurruese të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk ndërhyhet në kohë Shqipëria rrezikon të kthehet në një narko-shtet.

Autoritetet shqiptare kapën sot në port rreth 7.7 kg kokainë në kontejnerin e një tjetër porosie të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Në tre muajt e fundit kjo është hera e katërt që porositë e kësaj kompanie kanë kokainë në kontejnerë. Dy vite më parë asaj iu kapën edhe 137 kg të tjera.

Duke komentuar këtë rast, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha për Euronews Albania se situata është alarmante.

“Ajo që është alarm shumë i madh, është se porti i Durrësit është bërë nyje e trafikut ndërkombëtar të drogave të forta,” – tha Karamuça.

Karamuça e konsideroi paradoks faktin që kompania e importit të frutave vijon të faturojë aktivitet ekonomik pavarësisht asaj i janë kapur disa herë sasi droge në kontejnerë.



Ai tha se fuqizimi i grupeve kriminale ka rreth 20 vite që vijon duke përfituar kryesisht nga përgjumja e strukturave shtetërore. Për këtë eksperti kritikoi qasjen e autoriteteve shqiptare që, sipas tij, nuk vihen në pararojë edhe kur prokurorë të njohur të antimafies italiane paralajmërojnë forcim të mëtejshëm të grupeve kriminale.

LEXO EDHE:  Nuk respektuan masat anti Covid/ Gjobiten mijëra qytetarë në fundjavë

LEXO EDHE:  Krimi Ekonomik bën “kërdinë”/ Procedohen 348 administratorë, pezullohen 71 subjekte

Karamuça tha se bandat shqiptare janë forcuar dhe po konkurrojnë në tregun evropian për transportin, magazinimin dhe shpërndarjen me çmime disa herë më të lira.

“Malli që niset nga Bolivia, Kolumbia, Meksika e Peruja, niset me çmim 4-7 mijë dollarë [për kilogram] dhe mbërrin te grosistët 24 mijë dollarë, këta më pas e nxjerrin në treg 30-40 mijë dollarë,” – tha Karamuça duke theksuar fitimet e majme të grupeve kriminale.

Eksperti tha për Euronews Albania se aktualisht rreth 10-15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë vjen si rrjedhojë e narkotrafikut. Ai paralajmëroi se nëse kjo përqindje do të rritet dhe do të shkojë sa çereku i prodhimit të përgjithshëm, atëherë Shqipëria “do të jetë narko-republikë”.

“Ky do jetë rrezik jo vetëm për struktura të veçanta të korruptuara të policisë, por për gjithë shoqërinë tonë,” – theksoi Karamuça./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Lushnje/ Makinat përfundojnë në kanal, 5 të plagosur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë me 5 të plagosur është regjistruar në aksin Lushnjë-Berat.

Mësohet se dy automjete një fuoristradë dhe një “Ford” kanë përfunduar në një kanal në anë të rrugës.



Personat e plagosur janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen deri më tani shkaqet e këtij aksidenti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zihet me prindërit dhe i vë flakën shtëpisë/ Shkrumbohet banesa në Vlorë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen “Partizani” të Vlorës.

Bëhet me dije se zjarri është i qëllimshëm dhe fatmirsisht ka vetëm dëme materiale.



Mësohet se zjarrin e ka vënë djali i shtëpisë pasi është zënë me prindërit e tij.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe zjarrfikësja./CNA.al

LEXO TE PLOTE