LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një gotë uzo me Ambasadoren Amerikane/ Yuri Kim prezanton miqtë e ri

3 Gusht 2021, 06:14, Aktualitet CNA
Një gotë uzo me Ambasadoren Amerikane/ Yuri Kim prezanton miqtë e

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka nisur pushimet në Jug të vendit.

Kim ka njoftuar se po kalon pushimet në Vuno, ku përveç të tjerash po takon banorë të zonës, duke konsumuar ushqim dhe pije me ta.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kim tregon se ka shkuar në sheshin e Vunoit për të pirë një kafe dhe ka përfunduar duke pirë uzo me banorët e zonës.

?Shkova në Vuno për një kafe në sheshin e fshatit dhe përfundova duke pirë ouzo me banorët. Faleminderit Petro, Gjergj, Irakli, Armando dhe miq të tjerë të rinj që më ftuan të ndaj një pije dhe për një bisedë shumë të bukur. Unë e vlerësova mësimin për fshatin tuaj, ndarjen e pikëpamjeve për jetën në Shqipëri dhe bisedimin për familjet tona. Unë do ta mbaj premtimin tim për t?u kthyer në fshatin tuaj të bukur dhe për të vazhduar bisedën tonë. Faleminderit?, shkruan Kim./CNA.al

Lajmet e fundit nga