Connect with Us

Kreu i SPAK me pasuri në Gjirin e Lalzit/ Kur e bleu Arben Kraja vilën 130 mijë euro?

Aktualitet

Kreu i SPAK me pasuri në Gjirin e Lalzit/ Kur e bleu Arben Kraja vilën 130 mijë euro?

Publikuar

-

Pasuria e kreut të SPAK, Arben Kraja shtrihet nga qendra në Veri. Pra, nga Tirana, Shkodra dhe deri në Gjirin e Lalzit, ku rezulton të ketë një vilë në pronësi, e cila së fundmi është bërë objekt mediatik, për shkak se u hodhën lajme se është grabitur.

Por, kreu i SPAK, Arben Kraja ka mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë. Ndërkohë lajmi për vilën e Krajës, po shoqërohet me një sërë reagimesh nga qytetarët, pasi Gjiri i Lalzit konsiderohet si zona e të pasurve, të politikës, të njerëzve të biznesit, por edhe të drejtësisë si në rastin e kreut të SPAK, Arben Kraja.

Vila 130 mijë euro e Krajës në Gjirin e Lalzit

Arben Kraja që sot është kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, e ka blerë vilën 130 mijë euro në Gjirin e Lalzit, në kohën që punonte si prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në vitin 2017.

Konkretisht ai ka lidhur një kontratë sipërmarrje me  datë 02.10.2017 me një shoqëri për porositjen e një ambjenti banimi në një kompleks në Gjirin e Lalëzit, marrë së bashku me bashkëshorten me pjesë takuese 50% secili.

Kraja ka deklaruar se për këtë pasuri në kohën e blerjes ka  likuiduar shuma 15 000 Euro si këst të parë të detyrimit me burim të ardhura nga shitja e pasurisë së paluajtshme tokë arë me sipërfaqe 5 600 m2 dhe nga zvogëlimi i Fondit të Investimit. Në vitin 2017, Kraja kishte  pa paguar për vilën në Lalëz edhe 115 000 Euro.

LEXO EDHE:  Doni të punoni për SPAK?/ Ambasada e SHBA bën njoftimin e rëndësishëm

Kur nuk kishte hyrë ende në SPAK, pra në vitin 2018, për të njëjtën pronë Kraja ka likuiduar edhe 72 000 Euro, përkatësisht me datë 19.09.2018, përkatësisht 10 000 Euro dhe datë 21.12.2018 vlerën 62 000 Euro dhe kishte mbetur pa paguar gjendja e detyrimit kundrejt shoqërisë në vlerën 43 000 Euro.

Pas emërimit në SPAK dhe zgjedhjes në krye të këtij institucioni, në vitin 2019, Kraja ka paguar 43 000 euro, ndërsa i kanë mbetur edhe 35 000 euro.

Në deklaratën e pasurisë të vitit 2020, Kraja deklaron se nuk e ka shlyer ende pagesën për blerjen e vilës në Gjirin e Lalzit. 8 000 euro rezulton të jetë borxhi, ndërsa ka paguar se 35 000 euro.

Kujtojmë Kraja doli para Komisonit të Pavarur të Kualifikimit më 13 Dhjetor të 2018 dhe pas hetimeve rezultoi se pasuria e tij ishte e justifikuar dhe në përputhje me ligjin.

Nga hetimet e KPK-së, Kraja rezultoi se kishte dy banesa, një në Shkodër trashëgimi nga prindërit dhe një në Tiranë, ndërsa kishte marrë prej vitit 1994 pesë kredi, nga të cilat katër i kishte shlyer dhe një e kishte në proces./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Qeveria e re, një pellg në stanjacion”/ Islami tregon frikën e madhe, “shuplaka” për Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, nuk sheh ndonjë ndryshim në qeverinë e re, të mandatit të tretë socialist, të prezantuar nga Edi Rama disa ditë më parë.

“Unë e shikoj situatën si të një pellgu në stanjacion, të qelbur që ka prej vitit 2013 që është ndotur dhe vijon të ndotet me grabitje, korrupsion, PPP dhe grabitja e votave dhe kjo e ka bërë situatën të pakorrigjueshme”, tha Islami, i ftuar në Ditarin e A2 CNN.

Është një pellg që rrinë bashkë. Këtë radhë ka dhe 2-3 elemente që vijnë nga zhvillimet globale. Të gjithë bashkë kanë një të përbashkët, klientelizmin. Ka një mungesë të qartë të veprimit, janë mediokër”.

Islami i ka dhënë edhe një “shuplakë” të fortë kryeministrit Edi Rama, ndërsa heq një paralele mes qeverisjes shqiptare dhe asaj të Afganistanit.



LEXO EDHE:  “SPAK-u prej letre”/ Basha: Nëse do funksiononte do kishim ministra në pranga

LEXO EDHE:  Doni të punoni për SPAK?/ Ambasada e SHBA bën njoftimin e rëndësishëm

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, pavarësisht se disa kanë ikur dhe disa janë spostuar, të gjithë i bashkon frika.

“Frika e asaj që ndodhi në Afganistan. Në Afganistan, një sistem i korruptuar dhe i kalbur, i mbështetur dhe nga jashtë, përfundoi me largimin e presidenti Ghani që kishte grumbulluar lekët dhe donte të largohej jashtë dhe me një ushtri që nuk rezistoi.

Dhe pikërisht këta kanë këtë frikë. Ata kanë frikë se ajo që ndodhi në Afganistan mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Nëse në Afganistan u deshën disa ditë, regjimi këtu mund të bjerë për disa orë. Këta kanë kohë që kanë frikë, por nuk kishin një shembull dhe ajo që ndodhi në Afganistan bëri që të shtohet frika”.- tha Islami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zvicra ngre alarmin/ Në vendet e Ballkanit, falsifikohen testet e PCR

Publikuar

-

Nga

Mediat zvicerane kanë dhënë alarmin, në lidhje me testet PCR, në Ballkanin Perëndimor.

Mediat zvicerane shkruajnë se rritja e rasteve me Covid-19 ka ardhur edhe për shkak të falsifikimit të testeve PCR nga ana e shtetasve të ardhur nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Blick, shkruan se në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut janë arrestuar mbi 100 persona lidhur me falsifikimin e testeve e në një rast janë konfiskuar edhe kompjuterë.

LEXO EDHE:  Arrestohen hajdutët e pushuesve në Gjirin e Lalzit

LEXO EDHE:  KLP e la jashtë SPAK-ut/ Prokurorja e mbytur në borxhe, për apartamente



Sipas gazetës zvicerane, në Kosovë janë identifikuar laboratorë që kryenin testet e rreme, çmimi i të cilave ka arritur deri në 700 euro.

Gazeta publikon edhe intervista, pa zbuluar identitetin e personave, të cilët thonë se në Kosovë janë lëshuar teste të falsifikuar dhe se kanë paguar para për të marrë testin negative.

LEXO TE PLOTE

Bota

“Rivaksinim çdo 5-6 muaj”/ Izraeli përgatit dozën e katërt anti-Covid

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Pavarësisht se Izraeli është shteti me vaksinimet më të larta të popullsisë, rritja e shifrave të infektimeve i ka detyruar autoritetet të marrin një tjetër vendim.

Tashmë popullsia në Izrael po bëhet gati për vaksinimin e dozës së katër anti-Covid, me qëllim për të shmangur mutacionet e reja të këtij virusi që ka pushtuar gjithë globin.

Zyrtari izraelit i deleguar për t’u marrë me pandeminë, Selman Zarka, ka thënë se tani, qytetarët duhet të kuptojnë se ata do të vaksinohen më shpesh kundër virusit, “çdo 5 deri në 6 muaj”.



“Izraeli pritet të sigurojë vaksina që janë zhvilluar posaçërisht për të trajtuar mutacione të ndryshme të koronavirusit deri në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022,” tha ai për radion shtetërore Kan.

LEXO EDHE:  Arrestohen hajdutët e pushuesve në Gjirin e Lalzit

LEXO EDHE:  KLP e la jashtë SPAK-ut/ Prokurorja e mbytur në borxhe, për apartamente

“Meqenëse virusi është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne do të duhet të përgatitemi për një dozë të katërt. Kjo do të jetë jeta jonë tani e tutje, ne do të përjetojmë valë të njëpasnjëshme të koronës. Duket se nëse mësojmë mësime nga vala e katërt, duhet të marrim parasysh shfaqjen e valëve të reja me mutacione të reja, siç është mutacioni i ri” Mu “nga Amerika e Jugut”, përfundoi ai.

Izraeli po vendos një rekord të ri për Covid-19, me një valë të katërt që po godet vendin. Të mërkurën e kaluar në Izrael u regjistruan 1,892 raste të reja të Covid./ CNA.al

LEXO TE PLOTE