Connect with Us

“Ka ngacmuar shumë gra, ka shkelur ligjet”/ Prokurorja e Nju Jorkut “gozhdon” Guvernatorin Cuomo

Bota

“Ka ngacmuar shumë gra, ka shkelur ligjet”/ Prokurorja e Nju Jorkut “gozhdon” Guvernatorin Cuomo

Publikuar

-

Prokurorja e përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Letitia James tha të martën se një hetim ndaj guvernatorit Andrew Cuomo gjeti se ai kishte kryer ngacmime seksuale ndaj shumë grave dhe kishte shkelur ligjet federale dhe ato shtetërore.

“Në mënyrë të veçantë, hetimi zbuloi se Guvernatori Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht punonjës të tanishëm dhe të mëparshëm të Shtetit të Nju Jorkut,duke përfshirë prekje të padëshiruara, si dhe duke bërë komente të shumta fyese”, tha prokurorja James.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga zyra e Guvernatorit Cuomo. Në të kaluarën, 63 vjeçari Cuomo i ka mohuar akuzat për sjellje të papërshtatshme.

Hetuesit biseduan me 179 persona gjatë hetimit pesë-mujor, duke përfshirë persona që tashmë kishin bërë ankesa për këtë çështje, dhe anëtarët aktualë dhe të mëparshëm të personelit të dhomës ekzekutive, tha prokurorja James.

LEXO EDHE:  Shtohet presioni për dorëheqjen e guvernatorit të Nju Jorkut

New York Attorney General Letitia James

New York Attorney General Letitia James

Ajo shtoi se hetimi rezultoi në një situatë “thellësisht shqetësuese, por të qartë” të asaj që ajo e quajti “vend pune toksik” dhe një “mjedis frike” në të cilin zoti Cuomo ngacmonte seksualisht shumë gra, shumë prej tyre të reja, “duke përfshirë prekje të padëshiruara, puthje, përqafime dhe komente të papërshtatshme”.

Njoftimi vjen pas një hetimi disa mujor që filloi në mars pasi dy ish ndihmëse akuzuan guvernatorin demokrat për ngacmim seksual në vendin e punës. Disa gra të tjera më pas dolën me akuza për sjellje të pahijshme, duke i dhënë nxitje një skandali që ka rrezikuar administratën e guvernatorit Cuomo dhe të ardhmen e tij politike./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

489 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Ndërrojnë jetë 28 persona

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 489 raste të reja të prekur nga Covid-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 28 persona.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.



LEXO EDHE:  Guvernatori i Nju Jorkut Cuomo dhe hetimi për ngacmin seksual

LEXO EDHE:  Shtohet presioni për dorëheqjen e guvernatorit të Nju Jorkut

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.

Në total numri i rasteve aktive është 25.290.”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Protestat në Malin e Zi në fokusin e shtypit gjerman

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Në Malin e Zi demonstruesit u përpoqën të pengonin ceremoninë e shugurimit të Kreut të Kishës Ortodokse. Protestat ku pati mjaft të lënduar gjejnë jehonë edhe në shtypin gjerman.

Gazeta gjermanishfolëse zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung” i kushton vëmendje zhvillimeve në Mal të Zi me artikullin “Mali i Zi grindet për rolin e kishës”.

“Jo temjani i ceremonisë kishtare, por gazi lotsjellës dhe tymi i zi i gomave të djegura do të mbeten në kujtesë nga ngjitja në detyrë e metropolitit Joanikije në Cetinje”, shkruan NZZ.

Situata u shkallëzua të dielën, ku pati skena përleshjesh mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë. NZZ thekson, se shugurimi i metropolitit të Malit të Zi u shndërrua gjithnjë e më shumë në një çështje politike javët e fundit, e kjo ka të bëjë me marrëdhënien e komplikuar me Serbinë dhe sidomos me situatën e brendshme në vend.

“Lidhjet mes Podgoricës dhe Beogradit janë tradicionalisht të ngushta. Vetëm në vitin 2006 Mali i Zi doli nga federata e përbashkët. Që atëherë krahu politik i presidentit afatgjatë, Milo Gjukanoviç është përpjekur për distancim.

Në anën e politikës së jashtme kjo reflektohej në lidhjen me perëndimin, brenda vendit në përpjekjet për forcimin e identitetit kombëtar. Këtu bëjnë pjesë edhe përpjekjet për të spostuar Kishën Ortodokse Serbe, besimin e së cilës e ka shumica e popullsisë, dhe ngritjen e një kishe kombëtare.” NZZ analizon, se Mali i Zi ka tani një metropolit të ri, por përçarjet në vend janë bërë më të thella, se kurrë më parë.



Kurse gazeta gjermane, “taz” tageszeitung në një opinion të gazetarit Erich Rathfelder me titullin “Pretendim sundues serb”, shkruan, se nëse Kisha Ortodokse serbe kërkon të dalë sërish politikisht në ballë, kjo të sjell kujtime jo të mira të viteve 90-të.

LEXO EDHE:  Guvernatori Cuomo mund të përballet me akuza penale

LEXO EDHE:  Guvernatori i Nju Jorkut Cuomo dhe hetimi për ngacmin seksual

Atëkohë ishte projekti i Serbisë së Madhe, që çoi në luftërat në Kroaci dhe Bosnje, sot është projekti, “Srpski Svet”, që do të thotë bashkim i “botës serbe”. “Kisha Ortodoske Serbe në Beograd sundon deri më tani në pjesën serbe të Republikës së Bosnje-Hercegovinës, në pjesë të Kosovës dhe kërkon tani të sundojë edhe në Mal të zi.

Për shkak se në Serbi tradicionalisht, politika bindet ndaj fesë, politikisht kjo do të thotë, edhe në plan afatgjatë, që këto rajone të bashkohen në një shtet. “Bota Serbe” nuk është vetëm një ide shpirtërore-kulturore, siç paraqitet me dëshirë, por mban brenda edhe pretendimin për sundim. Ky pretendim u bë i qartë në mënyrë brutale tani në Mal të Zi.”

Kurse gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan, se refuzimi masiv i ceremonisë, bazohet në atë, se kryeqyteti historik Cetinje konsiderohet djep i idesë së pavarësisë malazeze.

“Realizimi i ceremonisë së shugurimit të Joanikijes me dhunë policie do ta thellojë edhe më shumë përçarjen në vend, sipas analistëve. Presidenti vendit, Milo Gjukanoviç, që në vitin 2006 përmes një referendumi e çoi vendin drejt pavarësisë, sipas të dhënave të veta në kohën e trazirave ndodhej në Cetinje, dhe fajësohet nga Kisha Ortodokse-Serbe se ka nxitur trazirat.”/DW

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA paralajmëron rikthimin në Afganistan

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Ushtari i fundit amerikan iku një javë më parë nga Kabuli i Afganistanit.

Por, pas largimit, kanë filluar të vijnë paralajmërimet se ushtria e SHBA-ve mund të detyrohet të rikthehet ne Afganistan.

Senatori republikan Lindsey Graham i tha BBC-së se tani që amerikanët u larguan, Afganistani do të rikthehet në një strehë të sigurt për grupet terroriste, të cilat prej aty mund të   planifikojnë sulme të ngjashme si ai i 11 shtatorit 2001.



“Kjo mund të bëjë që ne të detyrohemi të rikthehemi në këtë vend. Siç u kthyem në Irak dhe Siri, mund të rikthehemi në një formë apo në një tjetër edhe në Afganistan”, tha ai.

LEXO EDHE:  Tragjedia që tronditi New Yorkun/ 5 hebrenj u goditen me thikë gjatë festës fetare

LEXO EDHE:  Guvernatori i Nju Jorkut Cuomo dhe hetimi për ngacmin seksual

Kujtojme ketu se SHBA-të u tërhoqën nga Afganistani pas një lufte 20 vjeçare aty duke theksuar se qëllimi u arrit përmes eliminimit të çdo rreziku që në të ardhmen të planifikohen sulme terroriste nga ky shtet ndaj superfuqisë botërore.

LEXO TE PLOTE