LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-presidenti i nxjerr “bojën” Ramës/ Faktet që rrëzojnë propagandën e qeverisë

3 Gusht 2021, 14:03, Politikë CNA
Ish-presidenti i nxjerr “bojën” Ramës/ Faktet që

Ish-presidenti Bujar Nishani, ndërsa reagon në lidhje me situatën e zjarreve në vend, i ka dhënë një ?shuplakë? të fortë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se situate e zjarreve demonstroi paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e qeverisjes së sotme, që sipas tij e ka lënë popullatën dhe territorin e vendit në mëshirën e fatit.

Sipas Nishani, kryeministri i vendit nuk duket gjëkundi.

Gjithashtu ai risjell në vëmendje qeverisjen e PD-së, për të cilën thotë se ka në arkivë një qasje krejt tjetër, një përgjegjësi krejt tjetër, përpjekje e rezultate krejt të tjera.

Zjarret masive gjatë sezonit të verës nuk kanë munguar as në të shkuarën, por shqiptarët, sipas ish-presidentit kishin një model ndryshe të qeverisjes asokohe.

?Aftësitë e një qeverie dhe dallimi midis modeleve qeverisëse duket në momente krizash, në situata jo normale, në prova sfidash të vështira !

Situata më e fundit katastrofike me zjarret në Shqipëri nuk është as risi, as e papritur, por as e pa menaxhueshme.

Zjarret masive janë fenomen i përhapur në këtë sezon e jo vetëm në Shqipëri.

Por po aq evidente dhe e vërtetë demonstrohet edhe paaftësia dhe papërgjegjshmëria e qeverisjes së sotme duke e lënë popullatën dhe territorin e vendit në mëshirën e fatit !

Kryeministri i vendit nuk duket gjëkundi !

E shkuara jo e largët në këtë vend por në qeverisjen e një modeli tjetër atë të PD, ka në arkivë një qasje krejt tjetër, një përgjegjësi krejt tjetër, përpjekje e rezultate krejt të tjera.

Zjarret masive gjatë sezonit të verës nuk kanë munguar as në të shkuarën.

Por shqiptarët kishin një model ndryshe të qeverisjes asokohe !

Aktet kriminale të zjarrvënies nuk mbeteshin pa autor kudo ishin ata e përçfarëdo arsye përfshiheshin në krimin e zjarrvënies !

Por më e rëndësishmja në memorien e shqiptarëve është vënia urgjente në dispozicion të operacioneve të shuarjes së zjarreve të avionëve të posaçëm ?Canadair? që kontraktoheshin nga Italia, Spanja e vende të tjera !

Furnizoheshin me ujë mbi det e shuanin çdo zjarr mbi male, nga Puka e mbi Karaburun !

Vera tmerrësisht e vështirë e vitit 2011 ku zjarret masive përfshinë edhe Italinë, Spanjën e shumë vende përreth e bëri të pamundur kontraktimin e canadair-ve prej tyre.

Por një qeveri e aftë dhe e përgjegjshme gjen gjithmonë zgjidhje.

Ajo është detyra e saj, në fund të fundit !

Atë vit, një avion i madh çisternë për shuarjen e zjarreve u gjet e u mor nga Ukraina e largët, duke luftuar zjarret me sukses, shpëtuar pyjet e pronat e shqiptarëve, duke garantuar pushimet e qeta per qytetarët e jo rehatinë moskokëçarse të pushtetarëve !

Sot askush nuk sheh mjete vendase apo të kontraktuara për luftën ndaj zjarreve në Shqipëri.

Njerëzit kalojnë ditët nën panik e tmerr !

Qeveria nuk na thotë çfar bën me Mekanizmin e Ndihmës Humanitare dhe Menaxhimit të krizave të BE ?

A ka kontakte ? A ka zgjidhje përmes saj ?

Apo e ka shkatërruar edhe atë mekanizëm partneriteti të ndërtuar më parë ?

Krizat pra nxjerrin në pah paaftësinë, papërgjegjshmërinë e një qeverie.

Kontrastojnë dallimet midis modeleve qeverisëse të palëve.

Përballimi i krizave kërkon aftësi, përgjegjësi, parapregatitje, vizion, punë !

Jo Teatër !?-shkruan Bujar Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga