Connect with Us

Interi cakton çmimin për Lukakun, ja sa vlen sot belgu

Seria A

Interi cakton çmimin për Lukakun, ja sa vlen sot belgu

Publikuar

-

Çelsi kërkon me ngulm Romelu Lukakun dhe deri tani ka ofruar 90 milionë euro plus kartonin e Markos Alonso për sulmuesin. Por interi ka kthyer mbrapsht ofertat e deritanishme, pasi ka bërë të qartë se kërkon vetëm para dhe jo lojtarë në këmbim për të ulur çmimin e shitjes së futbollistit.

Sipas mediave italiane, në klub kanë vendosur që nëse do të vijë një ofertë prej 110 milionë eurosh, atëherë zikaltërit do të ishin gati të linin Lukakun të largohej, edhe pse në fund do të ishte në dorën e sulmuesit të vendoste nëse do të bënte një gjë të tillë apo jo.

Me një shifër të tillë, Interi do të vendoste rekord për transferimin e një futbollisti në Itali, që mbahet deri tani nga 105 milionë eurot që përfitoi Juventusi për transferimin e Pol Pogba te Mançester Junajtid.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

VIDEO/ “Gjakoset” Fiorentina-Inter, shufra hekuri dhe mjete piroteknike, tifozët e dy skuadrave përleshen në rrugë

Publikuar

-

Nga

Pas ndeshjes Fiorentina-Inter e cila përfundoi 1-3 tifozët e të dyja ekipeve janë përleshur me njëri-tjetrin.Siç tregohet në një video të publikuar nga Football Italia, të dy grupet e tifozëve u përleshën dhe u goditën në mes të rrugës. Shufra, shkopinj dhe mjete piroteknike u përdorën në përleshje.Skena gjithashtu u filmua pjesërisht nga kamerat, tani ajo po shqyrtohet nga hetuesit.

Menjëherë pas përplasjeve, policia ndaloi dhe kontrolloi disa makina me 18 tifozë të Interit të cilët ishin pajisur me shkopinj hekuri, gome dhe druri. Nga 18 tifozët, të gjithë me origjinë nga Lombardia, 13 janë tashmë të njohur për policinë dhe nga këta 6 për krime të veçanta në fushën e sportit. Policia ka identifikuar gjithashtu 12 persona që banonin në zonën e Firences, pozicioni i tyre po shqyrtohet nga policia.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Spaleti është trajner i vërtetë“, Reja i ndjek nga pas të kaltrit: Napoli mund të luftojë për vendet e larta

Publikuar

-

Nga

Napoli mori një fitore tejet bindëse mbrëmjen e shkuar, kur mposhtën Udinezen me shifrat e thella 4-0. I pranishëm në stadium ka qenë edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja. Ish-kreu i pankinës së të kaltërve ka dhënë një prononcim për “Radio Kiss Kiss“, ku shpreh kënaqësinë e të parit na afër Napolin.



“Ishte bukur të shihje Napolin drejtpërdrejt, më pëlqeu shumë loja. Spaleti është një trajner i vërtetë, i cili përqendrohet më shumë në lojën vertikale sesa në zotërimin e topit. Fabian bëri një paraqitje të shkëlqyer, por si të gjithë shokët e tij. Anguisa është njeri shtesë i këtij Napoli që mund të luftojë për pozitat e larta”, ka thënë Edoardo Reja.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Interi nuk fal edhe ndaj Fiorentinës, ja rezultatet e mbrëmjes në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Interi ka marrë një fitore të vlefshme në javën e 5-të të Serisë A duke mundur 1-3 Fiorentinën.

Fiorentina kaloi e para në avantazh në minutën e 23-të me Sotil në një pjesë të parë ku violët dominuan totalisht dhe Interi ishte thuajse inekzistent. Në pjesën e dytë, Darmian barazoi për zikaltrit në minutën e 52-të, ndërsa 3 minuta më vonë Xheko përmbysi gjithçka me një goditje me kokë.



Në fundin e ndeshjes, Perisiç hipotekoi fitoren duke shënuar pas një asisti të Galjardinit. Zikaltrit marrin kreun duke kaluar Napolin e cila do të luajë ditën e enjte me Sampdorian.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Atalanta mposhti 2-1 Sasuolon me dy gola të shënuar në pjesën e parë nga Gosens dhe Zapakosta.

LEXO TE PLOTE