Connect with Us

Heroinë, kokainë dhe armë të ftohta/ Durrës, policia aksion në rrugë dhe lokale

Kronika

Heroinë, kokainë dhe armë të ftohta/ Durrës, policia aksion në rrugë dhe lokale

Publikuar

-

Shtypi qenin dhe u largua nga vendngjarja/ Pas videos në internet, Policia e Durrësit shpall në kërkim 39 vjeçarin

Heroinë, kokainë, cannabis sativa, makineta për lojëra fati, municion luftarak, armë të ftohta, vepra arti me vlera historike dhe një sasi vlere monetare, janë sekuestruar 48 orët e fundit në Durrës.

Gjithashtu janë zbardhur edhe tetë raste vjedhjesh si dje prangosur disa persona.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin D. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës e kanë ndaluar atë në lagjen nr. 7, Durrës dhe gjatë kontrollit fizik, në çantën e dorës iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, si dhe një shumë parash, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit, është ushtruar kontroll në një ambient në lagjen nr.15, Durrës, në pronësi të shtetasit D. K., 37 vjeç.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, disa vepra arti me vlera historike, grirëse hashashi, krehër arme dhe municion luftarak, armë të ftohta (thikë dhe shpatë), uniforma policie me simbolet e Policisë së Shtetit, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe 14 makineta për lojëra fati.

LEXO EDHE:  Dy vëllezërit rrahin policin për gjobën

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Vjedhja e veprave të artit e kulturës”, “Organizmi i lotarive të palejuara”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, shtetasi D. K., 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si autor i 8 vjedhjeve të ndodhura në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë muajve qershor-korrik, konkretisht në banesat e shtetasve F. F., M. B., B. N., B. L., V. C., A. U., I. M., F. A., ku ka marrë vlera të ndryshme monetare, aparate celulare dhe bizhuteri floriri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrau ish-gruan/ Meta: E gjeta Sabrinën duke folur me të dashurin

Publikuar

-

Nga

Elton Meta ka shkruar një letër nga ambientet e paraburgimit, ku rrëfen vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj.

Metaj pretendon se ditën e vrasjes kur ka shkuar në shtëpinë e Sabrinës, e ka gjetur ish-gruan duke folur me një person tjetër në “Skype”. Ai shkruan se ndihet fajtor për aktin e vrasjes, por që rrethanat në të cilat e ka kryer krimin duhen shpjeguar.

“Ish-bashkëshortja më tha që babi ka marrë vesh dhe do të të zhdukë dhe me mua nuk do takohesh sepse unë kam një të dashur tjetër. Të cilin e kam pasur që kur ishim të martuar dhe ai me 10 të tjerë po të ndjek dhe të q** robt ty dhe familjes tënde.

Kjo sjellje e ish-bashkëshortes më habiti pasi kishim lënë të ribashkoheshim dhe do vazhdonim jetën pasi duheshim dhe nuk kishim asnjë konflikt. Pas kësaj ish-vjehrri më shkruan dhe në messenger duke më lënë takim në Patos në një karburant në hyrje në tij duke më thënë hajde do të zhduk.

Ndërkohë duke parë kushtet e një gjendje emocionale të rënduar kam shkuar te vendi ku kisha fshehur armën, e mora dhe shkova te shtëpia e ish-vjehrrit.



LEXO EDHE:  I hoqën patentën se e kapën me shpejtësi/ Shkëlzen Berisha kërkon falje publikisht

LEXO EDHE:  Dy vëllezërit rrahin policin për gjobën

Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin dhe në momentin që më pa mbylla telefonin dhe ndërkohë vjen edhe kunata e cila filloi të qeshte. Pasi kuptova iu bë qejfi që unë e kapa ish bashkëshorten me të dashurin e saj. Ndërkohë ajo më kërkoi të dilnim në oborr duke më thënë se nuk kam më punë me ty. Ndërkohë në atë moment s’kisha asnjë dëshirë për ta ekzekutuar sepse konfliktin e kisha me babain, i cili është shkaktar i kësaj tragjedie.

Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Policia ka gisht në vrasjen e 23-vjeçares”/ Thellohet më tej tragjedia në Fier

Publikuar

-

Nga

Vrasja e 23- vjeçares Sabrina Bengaj në Fier, nga ish-bashkëshorti Elton Meta, tronditi mbarë opinionin publik.

Ditën e sotme CNA.al ka zbardhur letrat e shkruara prej ish-bashkëshortit Elton Meta.

Meta shkruan se ai është kërcënuar nga ish-vjehrri i tij dhe ka shkuar disa herë në Komisariat, por nuk ka mundur dot të bëjë kallëzim penal, pasi instancat nuk i janë përgjigjur.

Jam liruar nga spitali i Zaharisë në datën 26 korrik 2021. Menjëherë ditën tjetër më datë 27 kam takuar ish-bashkëshorten time, mamanë dhe të tjerë familjarë të saj.Takimet tona kanë qenë të përditshme, ndërkohë që e merrja dhe e çoja çdo ditë në punë, por ish-bashkëshortja gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos i merrte vesh që i kishim rregulluar marrëdhëniet. Siç e theksova, mamaja, vëllai dhe kunati i saj ishin në dijeni.



LEXO EDHE:  Varfaj dha dorëheqjen/ Zbulohet kush është femra që merr në dorë bashkinë e Durrësit

LEXO EDHE:  41-vjeçari tenton vetëvrasjen/ Thyen xhamat e lokalit dhe pi helm...

Jam larguar në Greqi, ku kam ndjenjur për dy javë. Gjërat kishin ndryshuar. Merrja mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-vjehrri, i cili më ka kërcënuar për jetën. Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Fillova t’i merrja seriozisht kërcënimet dhe kam telefonuar z. Tomin Vocaj, ku i kam kërkuar ndihmë.

Tomin Vocaj më dha numrin e Drejtorit të Policisë së Fierit, dhe më tha t’i kërkoj ndihmë. Shkova, por te dera nuk më lejuan, pasi më thanë që nuk është në zyrë. Kërkova të bëj kallëzim, por më thanë që nuk kishin kohë. Ish-vjehrri vazhdonte të më kërcënonte, shkova përsëri në Komisariat pasi fola me avokatin, por nuk më pritën”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Jemi takuar me Sabrinën, pimë kafe”/ Elton Meta zbulon çfarë biseduan para vrasjes

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Vrasja e 23- vjeçares Sabrina Bengaj në Fier, nga ish-bashkëshorti Elton Meta, tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja e rëndë shkaktoi protesta të gjera në Tiranë dhe në Fier.

CNA.al ka zbardhur letrat e shkruara prej ish-bashkëshortit Elton Meta, të shkruara nga burgu.

Meta shkruan se sapo është liruar nga spitali i Zaharisë, është takuar me ish-bashkëshorten dhe familjarë të saj.

Më tej ai thotë se takimet me të kanë vazhduar, derisa ai është kërcënuar nga ish-vjehrri i tij ku ka kërkuar edhe ndihmë.

“Jam liruar nga spitali i Zaharisë në datën 26 korrik 2021. Menjëherë ditën tjetër më datë 27 kam takuar ish-bashkëshorten time, mamanë dhe të tjerë familjarë të saj. Edhe në ditët në vazhdim jam takuar me ish-bashkëshorten në lokalet e Fierit, kemi pirë kafe dhe kemi folur pa asnjë problem. Në datën 1 dhe  2 gusht, ish-bashkëshortja ka marrë leje nga puna dhe kemi shkuar në hotel tek “Vila Boçi”, ku për dy orë kemi ndenjur bashkë dhe kemi kryer marrëdhënie seksuale. Rreth orës 13:00 kemi dalë nga vila dhe e kam shoqëruar te shtëpia.

Ai thotë se takimet mes tyre kanë qenë të përditshme dhe fshehtas babait të 23-vjeçares.

Takimet tona kanë qenë të përditshme, ndërkohë që e merrja dhe e çoja çdo ditë në punë, por bashkëshortja gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos i merrte vesh që i kishim rregulluar marrëdhëniet. Siç e theksova, mamaja, vëllai dhe kunati i saj ishin në dijeni. Jam larguar në Greqi, ku kam ndjenjur për dy javë. Gjërat kishin ndryshuar.



LEXO EDHE:  41-vjeçari tenton vetëvrasjen/ Thyen xhamat e lokalit dhe pi helm...

LEXO EDHE:  “Thyen urdhërin”/ Gjobitet call centeri në Durrës, e pëson edhe një lokal

Merrja mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-vjehrri, i cili më ka kërcënuar për jetën. Fillova t’i merrja seriozisht kërcënimet dhe kam telefonuar z. Tomin Vocaj, ku i kam kërkuar ndihmë. Z. Tomin Vocaj më dha numrin e Drejtorit të Policisë së Fierit, dhe më tha t’i kërkoj ndihmë. Shkova, por te dera nuk më lejuan, pasi më thanë që nuk është në zyrë. Kërkova të bëj kallëzim, por më thanë që nuk kishin kohë. Ish-vjehrri vazhdonte të më kërcënonte, shkova përsëri në Komisariat pasi fola me avokatin, por nuk më pritën”, shkruan ai.

Kujtojmë se ky i fundit qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten, në shtëpinë e saj, në sy të prindërve./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE