Connect with Us

Gjendje e rëndë nga zjarret në Maqedoninë e Veriut

Kosova & Rajoni

Gjendje e rëndë nga zjarret në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Zjarret që shpërthyen në disa zona të Maqedonisë së Veriut u vunë nën kontroll gjatë natës, por vazhdojnë të jenë aktivë dhe nuk është mënjanuar rreziku nga përhapja e tyre.

Për momentin ende janë aktiv 13 zjarre dhe në terren gjenden ekipet zjarrfikëse me automjete dhe mekanizma, pjesëtarë të ushtrisë, të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe qytetarë, të cilët po ndihmojnë. Zjarri në Koçan i cili kërcënon të përfshijë edhe pjesë të qytetit, ende është aktiv.

“Pas intervenimit këtë mëngjes në vendet që u prekën nga zjarri përreth Koçanit dhe Trkanjës, erdhëm në përfundimin se nuk ka rrezik që të përhapet përsëri, por zjarrfikësit do të qëndrojnë në terren për të kontrolluar gjendjen. Tani do t’i japim përparësi shuarjes së zjarrit në zonën e fshatrave malorë Kostin Doll dhe Novoselani, ku po digjen disa dhjetëra hektarë pyll. Pa mbështetje ajrore, atje është e pamundur të ndërhyhet”, deklaroi kryetari i Koçanit Nikolçe Iliev.

Ushtria po ndihmon për shuarjen e zjarreve

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellovka, tha se nëse nevojitet do të propozohet të shpallet gjendje krize në një pjesë të territorit apo në tërë territorin e vendit. Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me propozim të Shtatmadhorisë së Ushtrisë, urdhëroi të shpallet alarm në tërë efektivin ushtarak për t’u përballur me fatkeqësitë elementare.

Nordmazedonien Dorf Kocan Waldbrand Feuer

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, tha se mbi 50 hektarë hapësira të përfshira nga zjarri gjatë ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, janë vënë tashmë nën kontroll. Gjendja më kritike paraqitet në Koçan, edhe se gjatë natës 500 zjarrfikës, pjesëtarë të ushtrisë dhe banorë lokalë, arritën ta lokalizojnë zjarrin në këtë zonë.

LEXO EDHE:  "Sfidë ngelet Karaburuni"/ Peleshi: Të gjitha vatrat serioze të zjarrit janë nën kontroll

“Një problem që po paraqitet në shuarjen e zjarreve përmes avionëve është se avionët për shuarjen e zjarreve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë jashtë funksionit, pasi nuk i janë nënshtruar shërbimeve të kontrollit.” – tha Bekim Maksuti.

Zaev: Presim ndihmë edhe nga vendet e NATO-s

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se në vend aktualisht ka 13 vatra aktive zjarrit, shumica të lokalizuara. Zaev tha se po intervenohet me dy helikopterë të ushtrisë, ndërkaq pritet që katër helikopterë të vijnë për ndihmë nga Serbia. Ndërkohë vazhdon edhe komunikimi me vendet e NATO-s për ndihmë.

Nordmazedonien Dorf Kocan Waldbrand Feuer

“Dy helikopterë po marrin pjesë intensivisht në shuarjen e zjarreve. Në çdo moment presim të na bashkohen edhe katër të tjerë, si ndihmë nga Republika e Serbisë. Jemi në komunikim intensiv me aleatët tanë të NATO-s në rajon të cilët janë gati për të ofruar ndihmë në përputhje me kushtet në terren. Aktualisht 13 zjarre janë aktivë, shumica janë lokalizuar, Koçani është nën kontroll, ndërsa luftë më intensive me zjarrin po zhvillohet rreth Staro Nagoriçanit”, tha kryeministri Zaev.

Qeveria kumtoi se prej sot hyn në fuqi ndalimi i plotë i lëvizjes në viset malore dhe në pyje. Qeveria u bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos lëvizin në rajonet malore të vendit si për të mbrojtur sigurinë e tyre personale dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Bie numri i viktimave, ja sa raste pozitive janë shënuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 133 raste positive me Covid-19, ndërsa janë shënuar 2 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 4.139 testime gjatë 24 orëve.

Sipas MSH janë shëruar 805 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150.625. Në total numri i rasteve aktive është 6.077.



LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët pylli i Krastës në Krujë/ E pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve

LEXO EDHE:  "Sfidë ngelet Karaburuni"/ Peleshi: Të gjitha vatrat serioze të zjarrit janë nën kontroll

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.925 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës.

Deri më sot 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Ja persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së Covid-19.

Sipas njoftimit zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 160 qytetarë të infektuar. Ndërkohë 5 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19.



Lajmi i mirë është se janë shëruar 1.039 qytetarë, ndërsa ky numër që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 149.820.

LEXO EDHE:  Riaktivizohet një vatër zjarri në Sheleg të Kolonjës/ Merr fund ankthi në Vithkuq

LEXO EDHE:  Flakët përfshijnë banesën në Durrës/Në vendngjarje katër zjarrfikëse dhe katër ambulanca

Sa i përket numrit të rasteve aktive ai është 6.751./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vazhdon bllokada në veriun e Kosovës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje Serbisë që si Kosova edhe Serbia t’i heqin tabelat e përkohshme të automjeteve e qytetarët të lëvizin lirshëm. Serbia pret përgjigje nga BE lidhur me marrëveshjet me Prishtinën.

Është dita e tretë që serbët e veriut të Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët për në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak, në shenjë proteste pas vendosjes së masave të reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave të Serbisë. Bllokada me vetura dhe kamion me zhavorr në rrugë tashmë është e gjatë mbi dy kilometra, por nuk njoftohet për incidente.

Forca të shtuara të njësive speciale të policisë së Kosovës gjenden përballë barrikaduesve dhe akoma nuk ka ndonjë aksion për të zhbllokuar rrugët. Të hënën Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit, duke mos lejuar qarkullimin e veturave me targa të Serbisë. Veturat me këto targa, në hyrje të Kosovës duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS t’i ndërrojnë ato kur futen në Serbi. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkoi tërheqjen e trupave të policisë së Kosovës nga veriu, por më pas u shpreh “të ulemi të bisedojmë”. Ai po ashtu ka kërkuar një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian, nëse marrëveshjet e Brukselit janë në fuqi apo jo. “Për këtë do të presë muajin e ardhshëm e nëse s’merr përgjigje është shenjë se marrëveshjet s’ekzistojnë”, tha Vuçiç.

Kurti: “Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet t’i heqin targat e përkohshme të automjeteve”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij, tha të mërkurën pas një mbledhje të qeverisë se “si Kosova ashtu edhe Serbia duhet t’i heqin targat e përkohshme të automjeteve si pjesë e zgjidhjes së situatës së krijuar ditëve të fundit në veriun e Kosovës”. “Oferta jonë publike besoj që është tejet praktike përveçse gjeneroze e kjo është le t’i heqin tabelat e përkohshme edhe Serbia edhe Kosova dhe në këtë mënyrë qytetarët le të qarkullojnë sa më shumë e me sa më pak vonesa”, tha Kurti, duke shtuar se “Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen takimet dhe bisedimet dhe natyrisht që si gjithmonë jemi të gatshëm, të hapur e të interesuar sepse është interesi i qytetarëve për një gjë të tillë”.

Informohet QUINT-i



Kryeministri i Kosovës, të martën priti në një takim ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, dhe i njoftoi ata për vendimin për reciprocitet për targa të Serbisë dhe për zhvillimet në veri të Kosovës. Sipas tij, “vendimi për reciprocitet nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase”. “Njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare. Prania e tyre aktuale është aty për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që shpijnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre. Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cënuar ata”, u tha Kurti ambasadorëve të QUINT-it duke shtuar se “liria e lëvizjes është e drejtë dhe vlerë që nuk bën të shkelet”.

“Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia”, theksoi Kurti. Kryeministri i Kosovës njoftoi se ka zhvilluar edhe një bisede telefonike me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, por nuk dha detaje.

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në Korçë/ Përfshihen nga flakët dy banesa

LEXO EDHE:  Zjarri mbulon malin e Kreshtës/ Zjarrëfikset nuk ndërhyjnë

Reagime nga BE

Ka disa reagime nga BE pas tensionimit të situatës në veriun e Kosovës. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi lidhur me gjendjen aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, shkroi se është e rëndësishme të ushtrohet përmbajtje dhe të zvogëlohen tensionet, të kthehet dialogu dhe të sigurohet liria e lëvizjes pa vonesë. “Veprimet e njëanshme kurrë nuk janë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqen”, shkroi Varhelyi në Twitter. Reagime ka pasur edhe nga i ngarkuari i Borrell për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili është i shqetësuar për zhvillimet në veri dhe bëri thirrje për një ulje të menjëhershme të tensioneve. “Është e rëndësishme të ulen tensionet, të rivendoset një mjedis paqësor dhe të lejohet liria e lëvizjes. Ne jemi të gatshëm për të lehtësuar bisedimet për të gjitha çështjet e hapura në dialog”, shkroi Lajçak në Twitter.

Autoritetet e Beogradit, thonë se Kosova, me vendosjen e reciprocitetit në targa të veturave të Serbisë, ka shkelur dispozita të Marrëveshjes së Brukselit, të cilën dy vendet e kanë arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. E Prishtina zyrtare thotë se janë duke vepruar në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Deri më tani, qytetarët e Kosovës me targa të Republikës së Kosovës, kur kanë hyrë në Serbi, janë detyruar të marrin tabela të përkohshme dhe kanë paguar pesë euro për targa që janë të vlefshme për 60 ditë. Tash edhe Prishtina zyrtare po e aplikon të njëjtën praktikë për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë. /DW

LEXO TE PLOTE