LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Flakë për flakë”/ Sindi i përgjigjet Sarës: Je veterane e eksperiencave, mbahesh mend vetëm për…

3 Gusht 2021, 08:42, Lifestyle CNA
“Flakë për flakë”/ Sindi i përgjigjet

Ish konkurrentja e Përputhen Sindi Loci ditën e djeshme ka ndezur sërish debate me ish konkurrentë të tjerë të emisionit.

E ftuar në emisionin “Në Pranga” Sindi dha mendimin e saj për secilin personazh ku përfshihej edhe Sara.

Për Sarën ajo u shpreh: ?Përse na përmendni emra të tillë në mes të ditës, na e shpifët.?

Ndërkaq nuk mungoi edhe reagimi i Sarës , e cila shkruante se arsyeja e urrejtjes së Sindit ndaj saj është sepse ajo i mori të dy djemtë dhe Atdheun dhe Gelianin.

?Zonjush Sind minioni, normal që do ta shpifi Sara se mirë Atdheun ta hoqa nga harta por edhe Gelin që mendove se kishe çerek shansi, s?të lash ta shijoje takimin deri në fund. S?ke faj edhe unë po të isha në vendin tënd do e urreja veten time?, tha Sara përmes një statusi në rrjetet sociale.

Por Sindi nuk ia ka lënë mangët, duke iu përgjigjur sërish Sarës. Ajo publikon disa deklarata të ish konkurrentes teksa shprehej se me Atdheun ishte një etapë e mbyllur, duke treguar se lidhja e tyre kishte zgjatur vetëm dy javë. Ndërsa i drejtohet Sarës duke i thënë se është veterane r eksepriencave dhe shumë e zgjuar por që është shumë larg saj.

Sindi shprehet se vetmja gjë për të cilën do të mbahet mend Sara është e qeshura e saj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga