Connect with Us

Dokument- Fshehën pasurinë/ SPAK dërgon në Gjykatë ish-kreun e Kushtetueses dhe kolegun e tij

Kronika

Dokument- Fshehën pasurinë/ SPAK dërgon në Gjykatë ish-kreun e Kushtetueses dhe kolegun e tij

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ish gjyqtari Fatos Lulo dhe ish gjyqtari i Lartë, janë të parët që dotë japin llogari.

SPAK ka mbyllur hetimet për dy ish-gjyqtarët e Kushtetueseses.

Bëhet fjalë për kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish  anëtarin e Kushtetueses, Fato Lulo.

Të dy ish gjyqtarët akuzohen për veprën penale, të fshehjes së pasurisë.

Kujtojmë se më herët SPAK iu ka sekuestruar pasurinë dy ish-gjyqtarëve.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 7.5.2020 regjistroi procedimin penal nr.137 për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” të parashikuar nga neni 257/a/2 të Kodit Penal.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.7, datë 20.4.2021, vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.

Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Përmbyset kamioni në Kuçovë/ Drejtuesi i mjetit mbetet i bllokuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Kozare , në Kuçovë. Shtetasi me inicialet A.P, duke drejtuar mjetin e tij tip “Kamion”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Ndërkohë që shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë në nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka mbetur i bllokuar në mjet.



“Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur. Shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, në vendgjarje po punonjë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po lëvizte me biçikletë/ Makina përplas 56-vjeçarin në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 56-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Murras.

Sipas burime nga policia bëhet me dije se një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin me inicialet V.H , 56 vjeç.



“Më datë 24.09.2021,rreth orës 20:05, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras , një mjet ende i paindetifikuar , ka aksidentuar shtetasin V.H , 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kokainë dhe 25 milionë euro/ Arrestohen 3 “bishat” shqiptare në Itali

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia italiane ka arrestuar 5 persona, mes tyre tre shqiptarë për trafikim dhe shpërndarje të kokainës.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 5 personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Bestia’, dy nga të cilët italianë të moshës 45 dhe 52 vjeç dhe tre shqiptarë të moshave 22, 27 dhe 55 vjeç, ishin pjesë e rrjetit të organizuar kriminal.

Gjatë aksionit u sekuestruan 3 kg kokainë dhe 25 milionë euro cash.



Këta persona raportohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin kokainë nga Shqipëria dhe baza e logjistikës ishte në Bra.

Mësohet se grupi i drejtohej njëri tjetrit me nofkën “Bisha” dhe për këtë arsye edhe operacioni i policisë u kodua me këtë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE