Connect with Us

Ashpërsimi i masave anti-covid/ Policia gjermane: Njerëzit janë të përgatitur mirë për kontrollet

Bota

Ashpërsimi i masave anti-covid/ Policia gjermane: Njerëzit janë të përgatitur mirë për kontrollet

Publikuar

-

Pas ashpërsimit të masave, nga e diela në Gjermani kontrollohet jo vetëm në aeroporte, por kudo, në trena e autostrada. Udhëtarët që hyjnë duhet të kenë testin negativ, vërtetimin e vaksinimit apo shërimit.

Edhe një orë deri në kufirin gjermano-polak, rreth 80 kilometra. Treni Eurocity nga Varshava qëndron në qytetin Zbaszynek, një qytet me 5000 banorë. Nuk ka shumë pasagjerë, udhëtarët e paktë gati humbasin nëpër vagona. Në këtë stacion ngjiten Klara Tomashkevitsh dhe miku i saj, Fabio. Të dy jetojnë në Vjenë, kanë qenë në Poloni për vizitë dhe tani do të shkojnë në Berlin. Një udhëtim gati 2 orësh i pret.

Symbolbild Reise | Berlin Warschau ZugKontrollet në tren dhe në qarkullimin me automjete

Të dy e dinë, se brenda Europës në të vërtetë pa kufij, tanimë mund t’u kërkohet të paraqesin “statusin” e tyre në lidhje me Coronën. Deri të dielën (01.08) kontrollet kryheshin vetëm në aeroporte, kurse nga fundjava autoritetet e policisë gjermane bëjnë kontrolle edhe në trena e autostrada. Të dy austriakët nuk kanë gjë kundër kontrolleve. “Mendoj, se këto masa janë të mira, është gjëra e duhur dhe për ne nuk është problem, sepse jemi tërësisht të vaksinuar”, thotë Klara. Edhe Fabio që nuk do të thotë mbiemrin e tij është dakord me ashpërsimin e masave kudo në Europë. “Mendoj se është një gjë e mirë, po të shohësh si veprojnë vendet si Gjermania me masat kundër Coronës. Në Poloni shumë shumë njerëz nuk e mbanin maskën. Dhe shifrat e e infektimeve sipas qeverisë janë të ulta.”

“E shoh si masë parandaluese”

A kanë dëgjuar Klara dhe Fabio, se çfarë shkruajnë mediat në Gjermani? Se me rregullat e ashpërsuara, që prekin më shumë udhëtarët gjermanë, do duhet të rritet gatishmëria për vaksinim që aktualisht në Gjermani nuk është aq e lartë? Klara Tomashkevitsh reagon e habitur. “Kështu nuk e kam kuptuar”, thotë ajo. “E shoh si masë parandaluese. Mendoj se ka masa të tjera  për t’i bërë njerëzit të vaksinohen.”  Detyrim për vaksinim, në sektorin shëndetësor apo në kontakt me pacientë të rrezikuar siç po vepron Franca. Gjermania e ka refuzuar këtë deri më tani.

Mecklenburg-Vorpommern Polizei Kontrolle Verbot touristischer ReisenVirologët i shohin udhëtarët si katalizatorë të infektimeve

Masat e ashpërsuara janë në fuqi nga fundjava e parë e gushtit. Arsye për këtë ishte rritja e infektimeve, sidomos përhapja e variantit Delta. Dhe deklarata e qartë e autoritetit më të lartë për infektime, Institutit Robert Koch se janë sidomos udhëtarët ata që i rrisin infektimet.

Treni nga Varshava ka mbërritur ndërkohë në Frankfurt mbi Oder.

Ndoshta është herët të bëhet një bilanc, se cili është rezultati i kontrolleve. Por kryekomisari i policisë, Andre Behlendrof në drejtorinë e policisë në Frankfurt mbi Oder bën një vlerësim paraprak. “Ne iu drejtohemi njerëzve qartë, se duhet ta kenë me vete vërtetimin e shërimit nga Corona, vaksinimin e plotë, ose testin negativ. Kemi përvojë shumë të mirë deri tani. Shumica e njerëzve janë të përgatitur mirë për këtë situatë dhe janë informuar mirë.”

Einreise EU | Covid-19: Airport Corona Testing

Po qe se jo? “Këta persona këshillohen të shkojnë në qendrat e testimit në rajon. Ne mund të informojmë edhe autoritetet përkatëse, që t”i kërkojnë personit të testohet. Por nuk kemi më punë me këtë më vonë.”

Në raste ekstreme, ka kërcënuar missitri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer në gazetën “Bild”, do ketë gjoba, por njëherë rekomandohet miqësisht qendra e testimit.

Në udhëtimet e shkurtra bie detyrimi i testit

Edhe nga rajone të tjera autoritetet njoftojnë se nuk kanë probleme me kontrollet. Zëdhënësja e policisë federale në Rosenheim, i tha gazetës “Münchner Merkur”, mbi situatën e kontrolleve në kufirin me Austrinë, se “shumë na i tregojnë dokumentet pa i pyetur, kur ne iu afrohemi automjeteve në pikat e kontrollit.”

Më i kujdesshëm se sa duhet ishte reporteri i Deutsche Welles. Të dielën ai mori testin negativ të Coronës në një qendër në Berlin, qëndroi shkoi shkurt në Poloni dhe u kthye sërish brenda disa orësh. Udhëtar që kthehet apo jo? Por në rregulloret e reja nuk futen udhëtimet që kryhen nën 24 orë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

OBSH: Tashmë Delta është varianti dominues në mbarë globin

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Varianti delta i koronavirusit ia ka kaluar të gjitha varianteve të tjera të COVID-it, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Më pak se 1% ka mbetur aktualisht në qarkullim nga variantet alfa, beta dhe gama. Është vërtet delta që dominon në të gjithë botën”, tha Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike për COVID-19ën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Sipas zonjës Van Kerkhove, varianti delta është aq i transmetueshëm sa që ka zëvendësuar variantet e tjera që qarkullojnë në të gjithë botën.

Qindra njerëz demonstruan të martën në qytetin e dytë më të madh të Australisë kundër kufizimeve të koronavirusit që qeveria vendosi për industrinë e ndërtimit.

Zyrtarët njoftuan se kantieret e ndërtimit në Melburn do të mbyllen për dy javë mes shqetësimeve se lëvizja e punëtorëve po kontribuonte në përhapjen e COVID-19.

Punëtorët e ndërtimit gjithashtu tani kërkohet të kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit para se të lejohen të kthehen në punë.

Shteti Victoria, ku ndodhet Melburni, raportoi 603 raste të reja të martën, niveli më i lartë deri më tani i infektimeve ditore gjatë këtij viti.

Në Zelandën e Re, kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi të martën se gjobat për prishjen e protokolleve të koronavirusit do të rriten duke filluar në nëntor.

Ndryshimet do të rrisin gjobën për dikë që qëllimisht nuk respekton rregullat për COVID-19ën, nga rreth 2,800 dollarë në 8,400 dollarë. Ata që shkelin kufizimet gjithashtu mund të përballen me deri në gjashtë muaj burg.



Bizneset që shkelin kufizimet e koronavirusit mund të përballen me gjoba deri në 10,500 dollarë.

“Suksesi ynë është bazuar vërtet në faktin se njerëzit në përgjithësi kanë zbatuar rregullat”, tha zonja Ardern në një konferencë shtypi. “Sidoqoftë, ka patur tek-tuk ndonjë person që ka thyer rregullat dhe i ka vënë të tjerët në rrezik”.

Ndërkohë, Guvernatori Jay Inslee, i shtetit perëndimor të Uashingtonit, i kërkoi qeverisë federale ndihmë që të përballohet ngarkesa e spitaleve, pasi varianti delta ka shkaktuar një numër të madh infektimesh.

Zoti Inslee i dërgoi një letër të hënën koordinatorit për pandeminë në Shtëpinë e Bardhë, Jeffrey Zients duke thënë se spitalet në shtetin e tij kanë arritur ose tejkaluar kapacitetin dhe se ai ka nevojë për personel ushtarak që të ndihmojë stafin e spitaleve.

“Sapo varianti delta goditi shtetin e Uashingtonit, shtrimet në spital për COVID-19ën u rritën”, tha zoti Inslee. “Nga mesi i korrikut deri në fund të gushtit, pamë që shtrimet në spital dyfishoheshin çdo dy javë. Spitalet janë munduar të shtojnë shtretërit dhe kanë anuluar shumicën e procedurave jo urgjente, por janë akoma mbi kapacitetin në të gjithë shtetin”.

Infektimet e reja ditore dhe numri i njerëzve të shtruar në shtetin Uashington kanë arritur ose janë afër niveleve të tyre më të larta gjatë pandemisë.

Zyrtarët e shëndetësisë të shtetit Uashington raportojnë se 69% e njerëzve të moshës 12 vjeç e lart në këtë shtet janë plotësisht të vaksinuar.

Kjo është më e lartë se shifra kombëtare, me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që raportojnë se 64% e popullsisë të moshës 12 vjeç e lart janë vaksinuar plotësisht.

Numri i vdekjeve të reja nga virusi në Shtetet e Bashkuara ishte 2.302 të hënën – më i larti i regjistruar që nga marsi, sipas të dhënave nga Qendra e Burimeve të Koronavirusit të Universitetit Johns Hopkins./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Video-Momenti kur tërmeti “shkund” gazetarët live në studio

Publikuar

-

Nga

BBC ka publikuar pamje gjatë momentit të lëkundjeve të forta të tërmetit, që shkundën pjesën juglindore të Australisë.

Në videon e publikuar nga BBC shihet momenti kur gazetarët dhe analistët ndodhen në studio, duke folur, ndihen lëkundjen e forta të termetit.

Personat në studio shihen të frikësuar, por arrijnë të përmbajnë veten.

Kujtojmë këtu se tërmeti 5.8 ka ballë i shkallës Righter ka goditur vendin në 09:15, sipas orës lokale, duke shkaktuar edhe panik tek qytetarët.



Foto-Njerëz të alarmuar dhe ndërtesa të rrëzuara/ Pamjet pas tërmetit të fuqishëm në Australi

LEXO TE PLOTE

Bota

Foto-Njerëz të alarmuar dhe ndërtesa të rrëzuara/ Pamjet pas tërmetit të fuqishëm në Australi

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ka goditur Australinë juglindore, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesat e qytetit Melbourne.

BBC raporton se lëkundja ka ndodhur rreth orës 9:15, sipas asaj lokale dhe epiqendra e saj ishte Mansfield.



Po ashtu raportohet se tërmeti fillestar, u shoqërua dhe nga 2 pas goditje me magnitutë 4.0 dhe 3.1.

Në pamjet e publikuara, shihen dëmet e shkaktuara dhe momentin e lëkundjeve brenda një apartamenti.

LEXO TE PLOTE